VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në prag të transformimit të FSK-së në FAK
JO FAK, POR FARK, ZOTI MINISTËR DEMOLLI!
Nga FLORIM ZEQA

E Shtunë, 02.28.2015, 08:43am (GMT1)


Në kohën kur të gjithë bënin gara për ditën e (ri)shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe askush nuk e dinte datën, më kujtohet një thënje e mençur e akademik Nexhat Dacit, po citoj: "Nuk është e rëndësishme data sa është e rëndësishme përmbajtja e pavarësisë..."

Andaj nuk është krejt gjë e parëndësishme emërtimi dhe përmbajta e ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Përkundrazi në këtë rast emërtimi e përcakton përmbajtjen dhe ardhmërinë e shtetit të Kosovës.

FAK-u, Kosovën e përcakton vetëm si një territor të papërcaktuar apo "koloni" të Serbisë sipas rezolutës 1244 të OKB-së të administruar nga ndërkombëtarët.
Ndërsa FARK-u , si forcë mbrojtëse e Republikës së Kosovës, vulosë përfundimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit,...nesër do të zavëndëson KFOR-in, EULEX-in dhe organizatat tjera mbrojtëse dhe administruese ndërkombëtare në Kosovë.

Përderisa FAK-u mund të jetë vetëm një mjet në duart e ndërkombëtarëve, për përdorimin e pjestarëve të saj në luftërat e ndryshme në vendet aziatike, në emër të forcave "paqeruajtëse", ku bijtë më të mirë të kombit tonë do të bien "kurban" për interesa të fuqive të mëdha, pa i bërë nderë vendit dhe kombit të vet!

Projekti i Rugovës për shtetin e Kosovës, çdo herë ka qenë pëngesë e armiqëve, pushtuesve verior të vendit tonë, i disa çarqeve ndërkombëtare dhe i disa mjeranëve apo më mirë të themi i injorantëve politik në Kosovë.

Ideja e prersidentit historik, arkitetktit të shtetit tonë për FARK-un, ishte ide pragmatike, i cili në projektin shtetndërtues të Kosovës, pas afatit të paraparë nga ai, të protektoratit trevjeqar ndërkombëtar,....fatin e sigurisë së vendit ta merrë në dorë FARK-u, ushtria e Kosovës e mbështetur me logjistikë ushtarake nga forcat e NATO-s dhe SHBA-të
Me transformimin e FSK-së në FAK do të kënaqen në radhë të parë orekset e Beogradit dhe Brukselit, përmes të cilit Kosova nuk do të njifet si Republikë e pavarur por vetëm si territor i mbikëqyrur ndërkombtarisht, i cili Kosovën e dërgon në "FUCKS EVERYONE", duke ruajtur sovranitetin e Serbisë mbi Kosovë sipas rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së.

Pak qytetar të Kosovës e dijnë se bisedimet në Bruksel nuk nuk janë duke u zhvilluar mes dy shteteve të barabarta, shkaku i gënjeshtrave të liderëve shtetëror, këtyre mjeranëve politik që për interesa personale (përfitime materiale) pranuan të ulen në bisedime si palë të pabarabarta, duke shkelur mbi interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës, duke shkelur mbi gjakun e mijëra dëshmorëve të lirisë.

A ka gënjeshtër më të madhe, a ka mjerim dhe tradhëti më të madhe politike se kjo; të thuhet se po bisedojmë si dy shtete të pavarura, kur Serbia nuk na njefë dhe as që e ka ndërmend t'na pranoj si shtet, dhe të pranohet Brukseli si ndërmjetësues dhe palë negociuese njikohësisht, i cili poashtu nuk e njefë ekzistencën e shtetit tonë, i cili në emër të "neutralitetit" ndaj statusit të Kosovës është duke e ndihmuar rikthimin e Serbisë në Kosovë.

Rikthimi i Serbisë në Kosovë nuk ka "brina" siq thotë populli, por nga fillimi i biesdimeve në Bruksel e deri në ditët e sotme, ka ndodhë shtrirja gjeografike dhe politike e Serbisë në Kosovë.

Serbia është bërë vendimarrëse për të gjitha zhvillimet në Kosovë; për zgjedhjet, për decentralizimin etnik, trashëgimin kulturore, për sistemin e drejtësisë,...do të jetë edhe për FAK-un, e kështu më radhë deri në pambarim.

Andaj, zoti ministër i FSK-së, i nderuari Haki Demolli, ju drejtohem si qytetar i Republikës së Kosovës, tërhiquni në marrjen e vendimeve të dëmshme për vendin, mos u bëni nënshkrues i transformimit të FSK-së në FAK, mos u bëni bartës i gabimeve të pararëndësit tuaj në këtë detyrë, mos u bëni bartës dhe nënshkrues i përzgjedhjes diskriminuese të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Qendroju besnik parimeve të drejtësisë, interesave madhore të vendit tuaj dhe dëshirës dhe vullnetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.


FLORIM ZEQA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.