SYRGJYN VDEKUR Elegji për LUIGJ GURAKUQIN Nga FAN S. NOLI
E Djelë, 03.01.2015, 09:38am (GMT+1)
Nëno moj, mbaj zi për vllanë, me tre plumba na i ranë, na e vran´ e na e shanë, na i thanë tradhëtor.
Se te deshte dhe s´te deshnin, se te qante kur te qeshnin, se te veshte kur te zhveshnin, Neno moj, te ra deshmor.
Neno moj, vajto, merr malin, larot ta permbysen dajlin, qe me Ismail Qemalin, ngriti flamurin trimeror.
Neno moj, ma qaj ne Vlore, ku te dha liri, kurore, shpirt i bardhe si debore, ti s´i dhe as varr per hor.
Neno moj, ç´eshte perpjekur, gojemjalte e zemerhekur, syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur, ky Vigan Liberator.
FAN NOLI
|