E Enjte, 04.25.2024, 03:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KISHA E BUTKËS, NDOSHTA FALTORJA MË E ÇUDITSHME NË PLANET- NË TË NJËJTIN ALTAR KRISHTI DHE MUHAMETI
Nga VEPROR HASANI

E Hënë, 03.02.2015, 08:44am (GMT+1)



Ndaç besojeni, ndaç mos e besoni, por kujdestar i kishës së Shën Thanasit në fshatin Butkë të Kolonjës, që duhet të ishte i krishter, është mysliman(!), 83-vjeç, dhe quhet Gazi Hasanas!...

Si një gazetar i vjetër dhe profesionist, për të qenë deri në fund i hapur dhe i sinqertë me lexuesin, më vjen mirë për dy gjëra në këtë shkrim: e para, që kjo kishë ndodhet në vendlindjen time dhe, e dyta, që kujdestari i kësaj kishe që po flasim, është im at, Gazi Hasanas, një "mysliman i thekur".

Në këtë kishë, doemos, do të gjesh së pari, ikonat e Krishtit dhe Maries, ashtu sikurse nuk mungojnë as portretet e shenjtorëve të besimit islam. Ata që kanë patur rastin ta vizitojnë kishën, në fillim janë hutuar, por së fundi e kanë marrë veten për atë çudi që kanë pare.

Gati çdo ditë në këtë kishë vijnë edhe të krishterët edhe myslimanët. Ndezin qirinj, falen, puthin shenjtorët e besimit të krishterë, por edhe ata të besimit islam, pa ndonjë dallim dhe pa menduar se po bëjnë ndonjë mëkat, dhe që të gjithë dalin prej andej të kënaqur.

Në të vërtetë, na thotë Gazi Hasanas, fillimisht u vendosën ikonat e Krishtit, por pastaj dikush solli panoramën e Xhamisë së Plumbit, një tjetër atë të Mekës e më pastaj simbolet e të dy besimeve të mëdha u vendosën pranë njëra-tjetrës ashtu siç i gjen edhe sot e kësaj dite. Tashmë kjo ndërtesë është edhe kishë edhe xhami në të njëjtën kohë. Aty gjen njerëz që falen dhe bëjnë kryqin, ashtu siç shikon të tjerë që bien në gjunjë dhe i falen Muhametit.

"Për shumë vite kjo kishës e vogël u bë edhe një pikë çlodhjeje për të gjithë emigrantët që shkonin në Greqi, faleshin aty të krishterë dhe myslimanë dhe niseshin përsëri për udhë. Nëse ka ende njerëz që nuk do ta besonin këtë histori, atëherë le të vijnë në fshatin tonë në Butkë", thotë kujdestari i kishës Gazi Hasanas.

Rast unikal në planet: Në të njëjtin altar, Krisht e Muhamet!

Sot në këtë vend organizohet edhe festa e përvitshme, ku mblidhen gjithë banorët e Butkës, të cilët janë shpërndarë nëpër qytete të ndryshme të vendit dhe jashtë shtetit. Sa herë që vijnë i falen edhe Krishtit edhe Muhametit, njëri bën kryqin e tjetri bie në gjunjë. kjo ndërtesë është bërë e dashur për të gjithë.

Vijnë aty e falen edhe banorë të fshatrave përreth. Që nga ajo ditë e deri më sot, në këtë ndërtesë qëndrojnë pranë e pranë edhe shenjtorët e besimit të krishterë edhe ata të besimit mysliman. Njerëzit, (të krishterë dhe myslimanë), nuk harrojnë të sjellin aty portretet e shenjtorëve të tyre, por kurrë nuk ka ndodhur që të heqin një ikonë të besimit të tjetrit dhe të vendosin ikonën e besimit të vet.

As nuk e kanë menduar ndonjëherë këtë gjë dhe as ka për të ndodhur. Tashmë ndodh rëndom që të takohen aty të krishterët e fshatit Shtikë me myslimanët e Butkës dhe secili të kryejë ritet e veta pa patur ndonjë drojë prej tjetrit, madje të bisedojnë edhe për Krishtin edhe për Muhametin e të bien në një mendje se Zoti është një dhe i vetëm.

Në shekuj, një Vend i Mirë

Kisha e Shën Thanasit është një kishëz e vogël, vijon rrëfimin e tij, kujdestari i kishës. Muret e saj të vjetër mundën t'i rezistonin kohës deri vonë, por pas vitit 1967 ato u lanë në mëshirë të fatit dhe gjithçka u rrënua plotësisht. Përveç një grumbulli gurësh nuk mbeti asgjë, por si shenjë e ekzistencës së saj qëndroi një pemë e lartë që banorët e Butkës e quajnë "krekëz". E ruajtën atë që askush të mos i priste qoftë edhe një degë të vetme. Pema që zgjeronte kurorën e vet vit pas viti, tashmë mund të jetë shekullore. Kështu e mbajnë mend të gjithë atë pemë të çuditshme që vetëm rritet.

Megjithatë, edhe gjatë viteve të monizmit, banorët e fshatit Butkë, të cilët që të gjithë i përkasin besimit mysliman, shkonin atje fshehurazi dhe i luteshin zotit për hallet e tyre. Ndodhte që atje të gjenin edhe njerëz të tjerë (të krishterë e myslimanë), por që të gjithë hiqeshin sikur ishin ndodhur aty rastësisht. Ishin të shumtë ata që këpusnin një degëz të vogël nga pema dhe e çonin në shtëpi, njësoj sikur të kishin çuar Zotin në banesat e tyre.

Si u rindërtua kisha?

"Sikurse e thamë edhe më sipër, kishëza e "Shën Thanasit", pas viteve 1967 u rrënua tërësisht, kujton me nostalgji dhe dhimbje Gazi Hasanas. Pas viteve '90 banorët e fshatit Butkë ndjenë nevojnën e një ndërtese kulti. Edhe mund të ndërtonin një xhami të vogël, sepse fshati sot nuk ka më shumë se 10 familje, por që të gjithë e panë të udhës të ngrinin kishën e "Shën Thanasit".

Ndërtimin e saj e morën përsipër djemtë e Qani Hasanasit dhe ata e ndërtuan po mbi ato themele dhe po aq të madhe e të lartë sa ç'kishte qenë dikur. Madje për këtë gjë pyeten edhe baba Reshat Bardhin dhe përgjigjja e tij ishte: "Edhe pse jeni myslimanë, ju mund ta rindërtoni kishën."
Dhe kështu ndodhi.

Respekt për idhujt, respekt për njëri-tjetrin

Ndaj dhe Butkallinjtë nuk e patën të vështirë të shkonin e të faleshin në kishën e "Shën Thanasit", sepse e dinë mirë që Zoti është vetëm një. Megjithatë, në qoftë se dëshiron t'i pyesësh, pse nuk bëheni përsëri të krishterë, kjo punë tashmë u duket e vështirë, sepse që prej shekjush kryejnë rritet e besimit Islam dhe janë mësuar me to.

"Mbi të gjitha u pëlqen të respektojnë njëri-tjetrin, të jenë miq e vëllezër ashtu si dukur, kur një nga djemtë e familjes Papa qëndroi i krishterë e tjetri u bë mysliman. Këtë filozofi gjen edhe te kisha e "Shën Thanasit", ku shenjtorët e të dy besimeve qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe askush nuk i vështron me çudi. Mbi të gjitha, ndihet respekti i barabartë për shenjtorët e dy besimeve të mëdha, myslimanë e të krishterë". Me këto fjalë e mbylli rrëfimin e tij, kujdestari i kishës së "Shën Thanasit", Gazi Hasanas

Nga Frashëri i Dangëllisë në Butkë të Kolonjës

Në të vërtetë për banorët e Butkës nuk ka asgjë të çuditshme pse ata falen në kishë, ashtu sikurse nuk do të kishte asgjë të çuditshme edhe po të faleshin në xhami. Të gjithë e kanë të qartë dhe e dinë mirë se kush kanë qenë dikur. Origjina e tyre është fshati Frashër i Dangëllisë. Janë njerëz që e kanë të shkruar historinë e vet që nga shekujt më të hershëm e deri më sot.

Emrat e tyre të vjetër nuk i përkitnin as besimit katolik dhe as atij ortodoks. "Në fakt, shpjegon historiani Kristo Frashëri,- te libri i tij: "Frashëri shkëlqimi dhe rrënimi i tij", ato nuk janë as emra të ritit katolik, as të ritit ortodoks. Ato janë emra të onomastikës së krishterë shqiptare të krijuara në kohën e krishterimit të hershëm, pra, kur nuk ishte kryer ende ndarja në vitin 1054 midis ritit perëndimor dhe ritit lindor të krishterimit".

Sipas regjistrit mufasal të vitit 1506, emrat e frashërllinjve ishin të tillë: Dedë Duka, Dukë Kryeziu, Uk Dedë Gjini, Kozma Shurbi, Llazër Gjoni, Dhimitër Nikolla, Lekë Kushta etj. Në këtë kohë Frashëri kishte 41 shtëpi dhe vetëm një prej tyre kishte përqafuar besimin islam, disa vjet më vonë u bënë 8 familje e më pas numri i familjeve myslimane u bë shumë më i madh.

Që të gjitha këto i dinë mirë banorët e Butkës. Në fillim kishin qenë djemtë e Nikollës që përqafuan besimin mysliman, një nga djemtë e tij u quajt Jusuf. (Gjithnjë sipas regjistrit të vitit 1506 dhe 1583). Një nga djemtë e Gjikës u quajt Hasan dhe një nga djemtë e Dedës u quajt Mehmet. Edhe një nga djemtë e familjes Papa u quajt sërish Hasan e kështu me radhë.

Ndaj, sa herë që bënin fejesa e dasma e mblidheshin të gjithë bashkë, ku mund t'u qëllonte që njëri prej vëllezërve të ishte i krishterë dhe vëllai tjetër të ishte mysliman, ashtu sikurse motra mund t'i përkiste njërit besim e vëllai besimit tjetër. Më vonë, shpesh do t'u qëllonte të shkonin bashkë edhe në kishë edhe në xhami. Ndodhte kështu sa herë shoqëronin njëri-tjetrin.

Ndaj dhe shpesh ata këndonin këngë të tilla: "Ku di Çoku ç'të bën Bajrami/, Ku di çoku ç'të bën Kurbani/, Merr gjysmën e hedh në furë/, Gjysmën tjetër e ble verë/, Të pihesh të bëhesh burrë/Të kesh nder ndër të tjerë...".

Me epitetin "Çoku" njihej fisi i Hasanllarëve, i cili ishte një fis i madh, ndërsa fjala "Çoku" në turqisht ka kuptimin "shumë", që do të thotë se ata ishin të shumtë në numër. Madje, sipas studuiesit Alfred Frashëri: "Një nga të parët e Aliçkëve, për të cilin dihet diçka, është Hasani, i cili duhet të ketë jetuar rreth dhjetëvjeçarëve të fundshekullit të XVIII në Frashër. Thuhet se ishte pasardhës i një familje të madhe me shumë djem,vendas në Frashër prej shumë vitesh përpara.

Ka qenë shumë trim dhe me djemtë e tij dhe me farefisin e tij shpesh herë ngrinte krye kundër autoriteteve osmane pushtuese, sepse, siç thuhet, nuk pranonte të dërgonte djemtë në ushtri dhe nuk paguante taksa. Në kazanë e Frashërit ishte mjaft i njohur dhe me autoritet të madh aq sa populli thoshte: "Ku pyet Hasan Çoku për halldupin!... Për qëndresën dhe zullumet që bënte kundër Turqisë u dënua me vdekje. Sulltani lëshoi dhe një ferman për vdekjen e tij".

VEPROR HASANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Delegacioni i Kosovës në regjionin Fermo (Itali)DËSHIROJMË BASHKËPUNIM ME FIRMAT FERMANO PËRMES DHOMAVE TË TREGTISËNga FLORIM ZEQA (03.01.2015)
ZOTËRI MINISTRA DHE z STAVILECI, ÇFARË DËNIMI E KISH PRITUR MIXHËN RAMË ME 25 FËMIJË?Nga ASLLAN DIBRANI (03.01.2015)
LUMI VJOSA DHE ADHURUESIT SHQIPTARË TË TSIPRASITNga ARTUR ZHEJI (03.01.2015)
SYRGJYN VDEKURElegji për LUIGJ GURAKUQINNga FAN S. NOLI (03.01.2015)
2 MARS 1925 - AHMET ZOGU VRET LUIGJ GURAKUQINNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (03.01.2015)
PARAQITJA E SËRISHME NË OPINION E SOKOL DOBRUNËS KA PËR QËLLIM FRIKËSIMIN E DËSHMITARËVE NË PRAG TË FORMIMIT TË GJYKATËS SPECIALENga SAIM TAHIRAJ (02.28.2015)
SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHITNga FAHRI XHARRA (02.28.2015)
Në prag të transformimit të FSK-së në FAKJO FAK, POR FARK, ZOTI MINISTËR DEMOLLI!Nga FLORIM ZEQA (02.28.2015)
MOIKOM ZEQO - MINISTRIA E JASHTME VONOI REAGIMIN PËR VJOSËN, EMËRIMET E ANONIMËVE NË DIPLOMACI, TRISHTUESE (Intervistë) (02.28.2015)
PËR SE I DUHET KRYEPESHKOPIT JANULLATOS NËNSHTETËSIA SHQIPTARE?Nga Prof. SKËNDER GJONI (02.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]