E Enjte, 03.28.2024, 04:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MYSLIM PASHA - PAKTI DETAR U RRËZUA, POR JO KALIFI QË E MBROJTI (Intervistë)

E Hënë, 03.02.2015, 08:52am (GMT+1)



Mediume të përditshme shqiptare, na kumtojnë se është hasur ndër dokumente të investiguara nga Prokuroria, gjatë hetimit mbi përgjegjësitë e zyrtarëve që kanë nënshkruar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, edhe një Memorandum, i panjohur deri sot i mbajtur fshehur: "Memorandum për MPJ të Republikës së Shqipërisë lidhur me kufirin detar me Greqinë". Bëhet fjalë për Studion ligjore ndërkombëtare "Dewey and LeBoeuf LLP" e cila, në janar të vitit 2011 ka arritur në përfundim se "Zor se ndonjë vendim i drejtësisë ndërkombëtare mund të ishte më i keq për Shqipërinë se sa vija mesore strikte, e marrëveshjes së 2009-s". Me këtë rast, gazeta "˜DITA' bëri këtë intervistë me Kol. Myslim Pashën, i cili njihet ndryshe si "˜Koloneli i Detit', pasi ishte oponenca e fuqishme e zoti Pasha që bëri të rrëzohej një pakt i gabuar me Greqinë.

 

- Kolonel, si ju bën të ndiheni ky lajm, pra ai për një Memorandum lidhur me kufirin detar me Greqinë që është mbajtur i fshehur?

- Në Shqipëri, s'mund të flasësh për ligj, për gjeometri, hartografi, këtu s'ka gjykim për një vijëdrejtë a vijë bazë, mesore apo baraslargësi, as edhe për ca entitete kryefjalore si: Integritet Territorial, nëse ajo nuk vërtetohet nga një i huaj. E kuptoni pra se në ç'gjendje është Republika jonë ? Tani na del se është kërkuar për ekspertizë një studio Ndërkombëtare për Detin e shitur. Në rastin Marrëveshjes Detare me Greqinë, mund t'i hasësh të gjitha: gjeometrinë, detarinë, hartografinë, të Drejtën Ndërkombëtare sikur të jenë ca gjëra të largëta, yjore... U prodhuan realitete qeveritare, një Pakt me dëshirën, diplomacinë, politikën e gjeopolitikën, kur pa asnjë përpjekje, pa luftë, rrëmbehet një pjesë (sado e vogël) e tërësisë territoriale shqiptare. E zhvesh kombin tënd në mes të Detit të tij. Ndërkaq Institucionet shqiptare janë në gjumin e tyre letargjik, një studio e huaj, i qenka qasur atij Pakti "historik". Ky është një zbulim tronditës që na rrëfen krimin e ndodhur. Nuk i është besuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës, por tinëz kërkohet ekspertizë e huaj, në vitin 2011.

- Le t' afrohemi fillimit, se kjo ka rëndësi, mendoni se ka një "Pakt të fshehtë"?

- Është thënë kaq herë, nuk ia merr dot vesh veprën antishtetit sepse ai nuk varet nga interesa universale të së Drejtës, por nga një botë kriminale e shitjes së vetvetes, për interesa individuale, egoiste, politike që kanë gravitet vrastar ndaj interesave kombëtare. Ky ishte një Pakt i hapur (në demonstrimin e tij të parë) i mbrojtur më kompas në dorë me "kurajo dhe trimëri" nga Kalifi (domethënë nga Sali Berisha), para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, i hapur, sypatrembur duke patur brenda tij , antiligjin, antishkencën, antikombëtarizmin që prodhohet në këtë vend. Tani na del dhe përmasa e fshehtë, pasPakt, çka nënkupton se hullija vjen që paraPakt.


Kolonel Myslim Pashaj

Krenohesh, mburresh para botës, shan dhe kërcënon, para e prapa dhe bën Politikën e shkërmoqjes së Dinjitetit Kombëtar. Gjithë këto vite, askush nuk i ka bërë pyetjen e thjeshtë vetvetes: "Po sikur të mos ishte media dhe alarmi që ajo dha për Paktin detar ç'do të ndodhte?" E pra... na ish e ç'na ish... një gjë fare pa rëndësi ... një shaka gjeohistorike, pas festës së të dy vendeve dhe e hundëpërpjetës së diplomacisë fitimtare të Athinës, se ajo arriti synimet e saj, me një lehtësi të paimagjinueshme, përmes buzëqeshjes së vdekjes, në buzë të Sali Berishës i cili bëri mbrojtjen e parë ndërkombëtare të Krimit dhe po kështu Lulzim Basha, ky politikan dhe kryediplomat i breznisë së re, në vitin 2009, do t'i përndritej fytyra edhe më shumë.

- Mbase duhet të jemi më gjakftohtë, për të gjetur mirëkuptim, dhe nuk duhet të rëndohet aq shumë Berisha, kur gjithë instancat kanë bërë punën hulumtuese deri në paktin e fundit ?

E keni fjalën për Paktin e prerjes së Detit... të cenimit të drejtpërdrejt të Tërësisë Territoriale të Shqipërisë...? Si të flisnim për një "pirje kafe" në një Bar të Ksamilit kundruall Korfuzit... dhe shkoi përtej. Është e turpshme dhe e padëgjuar, ajo që ka ndodhur !

- Pas një muaji të firmosjes së marrëveshjes dhe kundërshtimit që u shfaq papritur, vota e popullit shkoi për Berishën, si e shpjegoni?


- Këto janë çudi shqiptare, të këtij populli që në të gjithë kohët i ka bërë fresk kundërvetvetes, me mashtrimin dhe tradhtinë e udhëheqësve të tij: është pajtuar me frerin e tyre, që nga zgjedha Osmane, pranimi i Kurorës së Sëpatës së Liktorit deri tek shitja e Shën Naumit. Kështu që nuk ia bëri syri tërr... tek e dha votën. Qeverisën edhe katër vjet të tjerë, duke mbajtur si flamur krimin e hapur, ku iu shtuan edhe Gërdeci, edhe 21 janari... dhe prapë s'ia u bëri syri tërr... deri sa dëgjon sot e kësaj dite bilbilos Kalifi... Është vepër e hapur e Antirepublikës. Mirëpo shqiptarët e politizuar dhe në çorientimin partiak i besuan "Kalifit" të tyre që përveç maskës së zezë, mbante edhe një kompas në dorë, duke shtjelluar argumentin ndërkombëtar të "vijës strikte", dhe jo më shumë se një muaj më pas, ia dhanë votën për të qeverisur vendin po këtij Kalifi, pa marrë parasysh se ç'gjëmë ai i kish shkaktuar vendit. Ja se në ç'baltë përfundoi Republika!

- Gjithsesi, Prokuroria po heton negociatorët, kjo nuk është pak, apo jo?


- Po, pra është ngjashmëri tronditëse, si për akuza dhe hetime në një mal me dosje të Prokurorisë, proces për shtatë palë qejfe... avash e avash, mbush letra shiko pikësimin dhe ortografinë, gjej kapse, pineska, dhe së fundi, një relacion në humbëtirën e Padrejtësisë shqiptare të gjersotme. Si gjithë të tjerat... Ç'prisni. Kjo është Republika e Padrejtësive.

Tani kërkohen histori, hulumtohen dokumente, në arkiva për të gjetur e hetuar se kush e bëri këtë Pakt me Djallin e vetvetes shqiptare. Dhe gjasme iu janë qepur negociatorëve të cilët në lumturinë e tyre të mbrame, janë shndërruar në spektatorë dhe shikojnë se si do të vlerësohet puna e tyre. Po kanë harruar Kalifin me kompas, me të cilin ai mbulonte dhe mbronte (dhe e mbron sot e kësaj dite...) secilin nga negociatorët, kur ai vet është përgjegjësi kryesor me këtë pikë të historisë. Marrëveshja duhet konsideruar e përfunduar, hedhja poshtë e saj ka qenë nga një oponencë rastësore...

- Berisha pas Gjykatës Kushtetuese nuk ka folur, apo jo! ? Kështu që e ka pranuar...

- Vëreni se ç'përmasa groteske të pa ndodhura në botë, merr krimi Politik dhe pazari antikombëtar, në këtë marrëveshje e cila tani është harruar pas pesë vjetësh, dha ngadalë-ngadalë, me butësi Prokuroria heton... për atë vijën e baraslargësisë që Studioja e quan "vijë strikte" që në Marrëveshjen detare ishte e tëra e shtrembër, ashtu si e paska thënë edhe Studioja e huaj e Shqipëria nuk di gjë se ç'bëhet me të drejtën e saj. "Marrëveshja më e keqe e mundshme" ashtu "nën dhe" çka na rrëfen më së miri, se sa kriminale, sa i fshehtë paska qenë ai Pakt (edhe pse sipër bëhej shkencë dhe hartografi argumentuese, hi sysh për popullin) derisa sa fshehja ka vijuar edhe pas saj, " Vijëdrejta, vijështrembëra, vijëngrënia, vijëfshehura, vijë vdekura", të gjitha këto tregues të Antirepublikës që ha vetveten si një mallkim mitik. Ja pra kush duhet të merret në hetim të menjëhershëm: Kalifi, ende i parrëzuar... Sali Berisha...

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KISHA E BUTKËS, NDOSHTA FALTORJA MË E ÇUDITSHME NË PLANET- NË TË NJËJTIN ALTAR KRISHTI DHE MUHAMETINga VEPROR HASANI (03.02.2015)
Delegacioni i Kosovës në regjionin Fermo (Itali)DËSHIROJMË BASHKËPUNIM ME FIRMAT FERMANO PËRMES DHOMAVE TË TREGTISËNga FLORIM ZEQA (03.01.2015)
ZOTËRI MINISTRA DHE z STAVILECI, ÇFARË DËNIMI E KISH PRITUR MIXHËN RAMË ME 25 FËMIJË?Nga ASLLAN DIBRANI (03.01.2015)
LUMI VJOSA DHE ADHURUESIT SHQIPTARË TË TSIPRASITNga ARTUR ZHEJI (03.01.2015)
SYRGJYN VDEKURElegji për LUIGJ GURAKUQINNga FAN S. NOLI (03.01.2015)
2 MARS 1925 - AHMET ZOGU VRET LUIGJ GURAKUQINNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (03.01.2015)
PARAQITJA E SËRISHME NË OPINION E SOKOL DOBRUNËS KA PËR QËLLIM FRIKËSIMIN E DËSHMITARËVE NË PRAG TË FORMIMIT TË GJYKATËS SPECIALENga SAIM TAHIRAJ (02.28.2015)
SHPËRNGULJA E MADHE E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHITNga FAHRI XHARRA (02.28.2015)
Në prag të transformimit të FSK-së në FAKJO FAK, POR FARK, ZOTI MINISTËR DEMOLLI!Nga FLORIM ZEQA (02.28.2015)
MOIKOM ZEQO - MINISTRIA E JASHTME VONOI REAGIMIN PËR VJOSËN, EMËRIMET E ANONIMËVE NË DIPLOMACI, TRISHTUESE (Intervistë) (02.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]