E Enjte, 03.28.2024, 11:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TOM DOSHI - IA THASHË NË SY METËS PSE DO TË MË VRASË, RAMA MË KËRKON PROVA

E Martë, 03.03.2015, 09:49am (GMT+1)



Deputeti Tom Doshi ka reaguar sërish pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar socialist. Përmes një postimi në facebook, Doshi shkruan se me Ilir Metën ka komunikuar personalisht, në lidhje me pretendimet se ai kërkon ta vrasë. Doshi thotë ndërkohë se Rama i ka kërkuar prova për akuzat e tij.

Reagimi i plotë:

Për mua nuk ishte e papritur kjo qe ndodhi. Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj. Ku na çon ky fakt?Ne mbrojtjen e krimit. Kjo është Rilindja? Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen, por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informuar Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Metën për faktin dhe përgjigja ishte vetëm heshtje dhe mbulim. E thërrita vetë Ilir Metën dhe ia thashë në sy sepse unë nuk kam asgjë që mund të më heqë guximin të përballem me këdo.

Sot, me kërkoi Edi Rama prova. Në fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rendin e punëve, provat duhet t'i gjeje shteti, jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri për të kryer krimin) i ka shkuar në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.

Këto janë të vërtetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi krye pata durimin për të prit ne heshtje.

Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eliminimit tim fizik. Reagimi im erdhi si rezultat i problematikës në zonën time. Unë kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thyer. Unë tashme nuk bëj më pjesë në grupin parlamentar socialist, por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve të mi që më besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, të zhgënjyer. Unë nuk kam hyrë në politikë për t'i bërë lajka drejtuesit të rrallës, por për të mbajt premtimet e bëra. Megjithatë unë për ju të nderuar bashkëqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MUAJT E ACARTË DIMËRORË QË SFIDUAN DURIMIN E POPULLIT TË KOSOVËSNga SKËNDER MULLIQI (03.03.2015)
Portret dhe intervistëALEN KUBATI - SHQIPTARI I PARË QË PUNON PËR 'YAHOO' (03.03.2015)
VATRANI LEGJENDË MUSTAFË ELEZI - I PUSHKËS, I PENËS, I SAKRIFICAVE, I BESIMIT DHE LUMTURIMITDeklaratë më 1989: “Gjithmonë do të punoj e mendoj për “Vatrën”, se është shpirti im”.Nga RAMIZ LUSHAJ&a (03.02.2015)
MOMENT HISTORIK NE WASHINGTON PER VAJZEN NGA KAVAJAERMIRA BABAMUSTA: Vlerësimet nga Kongresi Amerikan dhe Presidenti Obama, momente historike të jetës sime./Iintervistoi FADIL SHEHU, FLORIDA (03.02.2015)
BEBE REXHA VË NË QARKULLIM VIDEOKLIPIN E KËNGËS I'M GONNA SHOW YOU CRAZY (03.02.2015)
NEUTRALITETI I KINËS VDIQ NË UKRAINËNga PETRIT HALITI (03.02.2015)
MYSLIM PASHA - PAKTI DETAR U RRËZUA, POR JO KALIFI QË E MBROJTI (Intervistë) (03.02.2015)
KISHA E BUTKËS, NDOSHTA FALTORJA MË E ÇUDITSHME NË PLANET- NË TË NJËJTIN ALTAR KRISHTI DHE MUHAMETINga VEPROR HASANI (03.02.2015)
Delegacioni i Kosovës në regjionin Fermo (Itali)DËSHIROJMË BASHKËPUNIM ME FIRMAT FERMANO PËRMES DHOMAVE TË TREGTISËNga FLORIM ZEQA (03.01.2015)
ZOTËRI MINISTRA DHE z STAVILECI, ÇFARË DËNIMI E KISH PRITUR MIXHËN RAMË ME 25 FËMIJË?Nga ASLLAN DIBRANI (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]