E Premte, 03.29.2024, 11:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KRUSHJANËT PADISIN SERBINË
Nga BESNIK F. HOTI dhe ELION FARRUKU

E Martë, 03.03.2015, 03:58pm (GMT+1)


"Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më
qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se
kishim vepruar drejt me vendimin, që
Milosheviqin këtë herë ta konfrontonim
ushtarakisht dhe me vendosmëri".

Joschka Fischer

Ky shkrim vjen në mbështetje të banorëve dhe Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe për ngritjen e padisë ndaj shtetit serb për krimet e kryera në mars të vitit 1999.
Pranvera e vitit 1999 dhe lufta e atij viti për shqiptarët e Kosovës posaqërisht për krushjanët ishte një ngjarje që do të mbetet e paharruar në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo luftë. Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionet e NATO-së filluan bombardimet mbi caqet serbe, kriminelët serbë në pamundësi për t'u përballur me forcat e NATO-së, mprehën thikat e tyre të krimit për të masakruar popullin e pambrojtur të Kosovës.

Dhe ishte fshati Krushë e Madhe dhe njerëzit e tij që do ta kishin këtë fat të keq. Me 25 dhe 26 marsit forca të mëdha ushtarake ia mësyjnë fshatit për të shfarosur njerëzit e tij. Qindra ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, të udhëhequr nga eprorët e tyre, djegin Krushën dhe fshatrat përreth shtëpi për shtëpi, nxjerrin banorët në rrugë duke i dërguar herë në një vend e herë në tjetrin, për të kërkuar vendin se ku ishte më mirë t'i pushkatonin dhe masakronin.

Serbët fqinjë të Krushës dhe të fshatrave të tjera përreth ishin ata që iu prinë krimeve mbi banorët e Krushës. Kriminelë të tjerë, të organizuar në formacione të ndryshme ushtarake dhe paramilitare ishin në ndihmesë të tyre. Serbët lokalë ishin bërë kryekriminelët dhe u prinin kriminelëve të tjerë serbë të ardhur nga Serbia. Këta kriminelë ishin të tmerrshëm në dukje, me fytyra të ngjyrosura dhe me shamia ngjyrash të ndryshme të lidhura në kokë.

Ishte dita e 28 marsit të vitit 1999 kur agjencitë e huaja dhanë lajmin e vrasjes së mbi dyqindë krushjanëve, Milaim Bellanica kishte arritur të filmonte pothuajse gjithë masakren që ndodhi në Krushe dhe ta shfaqte para gjithë opinionit botëror. Pasojat dhe dëmet shpirtërore dhe materiale ishin shumë të mëdha: nga forcat policore dhe paramilitare serbe u vranë dhe u masakruan, 241 persona. Prej tyre: 206 janë të vrarë dhe të pagjetur nga Krusha e Madhe, ndërsa 35 nga të strehuarit, prej tyre 121 të identifikuar, 85 të pagjetur, të vrarë 7 fëmijë, si edhe 5 femra. Nga Tribunali i Hagës u gjetën: 8 varreza masive 2 krematoriume, si dhe shumë varreza personale. Si pasojë e luftës janë plagosur 25 vetë, ndërsa janë djegur 793 shtëpi, xhamia e fshatit, si dhe janë bërë shumë dëme të tjera materiale dhe teknike. Shumë shtëpi mbetën pas asnjë mashkull, 140 gra të veja dhe 502 fëmijë bonjakë.

Arsyeja që na ka shtyrë ti bashkangjitemi çështjes së Krushës së Madhe për kërkimin e dëmeve të luftës dhe dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave nuk ka të bëjë me ndonjë arsye personale, por si jurist dhe politolog dhe që të dytë si akademikë e ndjejm detyrë në emër të asaj që quhet humanizëm.

Është përfolur ditët e fundit edhe në shtypin e shkruar dhe atë elektronik për nisma të ndryshme padie kundër shtetit që sot trashëgon ish Republikën Federale Jugosllave, kjo padyshim ndihmon në solidarizimin me familjet e viktimave por ndjenja dhe barra kryesore bie mbi këta të fundit, jo për ti fshirë dhimbjen por sadopak për tia lehtësuar, për të njohur fytyrën e vertetë të atij që dëmin ja ka shkaktuar. Pyetja që më lind shpesh dhe e shtroj gjithmonë përpara interlokutorëve këtu në Kosovë është: Sa marrëveshje do ishin realizuar aktualisht me Serbinë nëse në listën e kërkesave do ishte vënë si prioritet Dëmet e luftës dhe Riparimi i tyre, qoftë karshi shtetit të ri por edhe ndaj viktimave? Pyetje që cilido nga ne, mund ti jap një përgjigje, ajo nuk është mister. Dëmet e Luftës dhe Riparimi i tyre kanë qenë dhe janë në fazë kodifikimi nga e drejta ndërkombtare, duke filluar nga periudha post bellum e 1945 e deri ne ditët e sotme. Gjykata Ndërkombtare dhe Gjykatat e tjera ndërkombtare të ndërtuar ad hoc janë marrë gjerësisht edhe me këtë teme, si ajo për dëmet e Irakut ndaj Kuvajtit, ne Ruanda dhe Tribunali Ndërkombtar për ish- Jugosllavinë. Përse duhet të kërkohet ? Në çdo proces gjyqësor qoftë ky pranë gjykatave ndërkombtare apo dhe kombëtare, nuk pritet që pala e paditur ta marrë atë si një dhuratë Krishtëlindjesh dhe të gëzohet qoftë edhe nëse nga xhepi nuk nxjerr edhe një monedhë, apo denohet me një falje publike nga autoritetet e larta. Problemi qëndron diku tjetër e cila mund të merret si diçka pozitive nga pala e paditur. Reconcilation ose pajtimi, i domosdoshëm për fillimin e marrëdhënieve normale, kufizohem të përdor shprehjen normale për të mos thënë miqësore nuk mund të ndodhi në mënyrë të forcuar, duke u kërkuar nga ndërkombtarët që dy vendet të bashkëpunojnë, por nga vetëdija e dy vendeve për të kaluarën, pa e harruar atë, por duke u pajtuar se diçka nuk ka qenë aspak e hijshme. Pikërisht, nëse ky pajtim vjen nga një institucion ligjor ndërkombtar, atëherë pajtimi është më i mundshëm dhe të dyja palët duhet ti binden dhe të fillojnë një rrugëtim të përbashkët.

Por si mund banorët e Krushës së Madhe të kërkojnë drejtësi dhe rehabilitim në bazë të së drejtës ndërkombëtare? Tribunali i Evropës me qendër në Strasburg, i njohur ndryshe edhe si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të kishte qenë ndoshta edhe ai më i përshtatshmi, për faktin që edhe individë të caktuar apo organizata jo-qeveritare mund të vënë në lëvizje një mekanizëm gjyqësor, por sipas statutit të Gjykatës dhe të kompetencave, ky organ nuk mund të gjykojë një palë e cila nuk e ka pranuar si organ gjykues dhe nuk ka pranuar juridiksionit e saj në momentin e kryerjes së veprës, pra Serbia e ka pranuar atë vetëm në 2004 dhe kështu nuk mund të gjykohet për shkak të principit rationae temporis.

Tre janë aktualisht tribunalet të cilat kanë një karakter më universal dhe të cilat gjykojnë krime për të cilat nuk është e nevojshme që shtetet të pajtohen me gjykimet e tyre, pasi principet janë të njohura dhe të pranuara gjerësisht nga shtetet. Njëra është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjykon shtetet, tjetra është gjykata Penale Ndërkombëtare dhe ajo Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. E para, vepron në bazë të së drejtës ndërkombtare në përgjithësi dhe mund të gjykojë krimet penale të cilësuara si krime kundë njërëzimit, veçanërisht të bërë kundër një grupi etnik nga një ushtri e rregullt apo persona të armatosur. Dy tjerat veprojnë kundër personave por nuk mund të gjykojnë shtetet, dhe kryesisht merrem me krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera që hyjnë në krimet kundër së drejtës humanitare si gjenocidi, torturë apo pastrim etnik etj. I përket prokurorit që në bazë të informacioneve të vlerësojë hapjen ose jo të një procedurë internacionale dhe pasi ka shpallur fajtorët të përcaktojë edhe shifrën për kompensimin e viktimave dhe dëmeve materiale të cilat merren nga fondi rezervë i shteteve. Në bazë të kompetencave të gjykatës duhet të formulohet edhe kërkesa, veçanërisht e mbështetur fort nga shoqëria civile e cila ka krijuar bindjen se është e nevojshme zbardhja e disa faktorëve, kurse përgjegjësia tjetër i përket gjithashtu organizmave qeveritaro-institucional ku duket që kohët e fundit ka pasur edhe vullnet nga ana e tyre për një nismë ligjore ndërkombtare. Aktualisht, gjykata ndërkombëtare e drejtësisë po shqyrton padinë e e Kroacisë versus Serbisë për gjenocid dhe pastrim etnik në dëm të etnisë Kroate gjatë viteve 1991 e më tutje. Kush i ikën një procesi tregon fajësinë e tij, prandaj më shumë së kurrë për hir të së ardhmes pa harruar të kaluarën Krusha e Madhe shtron causa pretendi.

*Dr. Elion Farruku-Dr. Iuris, Profesor i së Drejtës Diplomatike pranë Kolegjit Victory në Prishtinë dhe Ligjerues i Sistemeve Ligjore të Krahasuara pranë Universitetit të Torinos. Elioni është nga Kruja, jeton në Prishtinë.

*Ma. sc. Besnik F. Hoti- është kandidat doktorature në Universitetin Europian të Tiranës- drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ligjerues i Konflikteve dhe Sigurisë Ndërkombëtare pranë Kolegjit Victory në Prishtinë, vjen nga Krusha e Madhe.

BESNIK F. HOTI dhe ELION FARRUKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUSH ËSHTË TOM DOSHI - NGA IKJA NË AUSTRALI, RITKHIMI I FUQISHËM NË POLITIKË DHE PËRPLASJA ME EDI RAMËN (03.03.2015)
TOM DOSHI - IA THASHË NË SY METËS PSE DO TË MË VRASË, RAMA MË KËRKON PROVA (03.03.2015)
MUAJT E ACARTË DIMËRORË QË SFIDUAN DURIMIN E POPULLIT TË KOSOVËSNga SKËNDER MULLIQI (03.03.2015)
Portret dhe intervistëALEN KUBATI - SHQIPTARI I PARË QË PUNON PËR 'YAHOO' (03.03.2015)
VATRANI LEGJENDË MUSTAFË ELEZI - I PUSHKËS, I PENËS, I SAKRIFICAVE, I BESIMIT DHE LUMTURIMITDeklaratë më 1989: “Gjithmonë do të punoj e mendoj për “Vatrën”, se është shpirti im”.Nga RAMIZ LUSHAJ&a (03.02.2015)
MOMENT HISTORIK NE WASHINGTON PER VAJZEN NGA KAVAJAERMIRA BABAMUSTA: Vlerësimet nga Kongresi Amerikan dhe Presidenti Obama, momente historike të jetës sime./Iintervistoi FADIL SHEHU, FLORIDA (03.02.2015)
BEBE REXHA VË NË QARKULLIM VIDEOKLIPIN E KËNGËS I'M GONNA SHOW YOU CRAZY (03.02.2015)
NEUTRALITETI I KINËS VDIQ NË UKRAINËNga PETRIT HALITI (03.02.2015)
MYSLIM PASHA - PAKTI DETAR U RRËZUA, POR JO KALIFI QË E MBROJTI (Intervistë) (03.02.2015)
KISHA E BUTKËS, NDOSHTA FALTORJA MË E ÇUDITSHME NË PLANET- NË TË NJËJTIN ALTAR KRISHTI DHE MUHAMETINga VEPROR HASANI (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]