E Premte, 03.29.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PACOLLI, BANKIERI FIKTIV NGA ZYRIHU DHE LËVDATAT E RREJSHME
Nga ENVER ROBELLI

E Mërkurë, 03.04.2015, 03:20pm (GMT+1)

 
Pa shihni, pa shihni shqiptarë ziliqarë, mua po më lavdëron Alex Weber, drejtori i bankës më të rëndësishme të Zvicrës (UBS). Pak a shumë kështu shkruan Behgjet Pacolli në profilin e tij në Facebook. Por bankieri të cilit ai i referohet nuk ekziston fare. Dhe profili i Weberit në Facebook ashiqare është i rrejshëm këtë e tregon edhe një video e postuar aty dhe që duket se ka përmbajtje pornografike. Disa postime janë në serbisht.

Behgjet Pacolli ka thënë njëherë se e ka parë Titon cullak. Çfarë rëndësie ka kjo informatë për opinionin publik? A ishte synim i Pacollit që me këtë dokërr t'i tregojë miletit se ka qenë i afërt me figura të rëndësishme të politikës? Por për çfarë afërsie aludon ai kur thotë se e ka parë krejt të zhveshur mareshalin jugosllav? Duket se në fjalët e Pacollit më shumë ka fantazi se sa të vërteta.

Kur arriti të bëhej president i Kosovës, i zgjedhur nga deputetët që iu nënshtruan vullnetit arbitrar të Sami Lushtakut, Hashim Thaçit dhe klounit diplomatik Chris Dell, Pacolli tha se ishte "konsull nderi i Liberisë në Zvicër". Sigurisht me këtë dëshironte t'i sugjeronte opinionit shqiptar se është "njeri i botës", me ndikim madje edhe në Afrikë. Por doli se kjo ishte edhe një rrenë tjetër e Pacollit. Në listën e konsujve të nderit të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës emri i tij nuk figuronte askund.

Në përpjekjet e tij groteske për të treguar se është biznesmen i suksesshëm, atdhetar i madh, politikan i duhur për Kosovën, Pacolli vazhdon të mashtrojë pa fije turpi sa i përket reputacionit të tij ndërkombëtar që gjoja e gëzon. Në fakt ai nuk gëzon kurrfarë prestigji askund, përveçse ndoshta te ndonjë politikan në xhungël, që mund ta mashtrojë me ndonjë dhuratë për shembull me ndonjë kompjuter, siç ka pranuar edhe vetë publikisht. Në vitet 90-të, për shembull, kur ministrat zviceranë udhëtonin në Rusi me delegacione ekonomike, nuk e merrnin me vete Pacollin. Dhe arsyet i di vetë Pacolli.

Këto ditë Pacolli ka prodhuar një rrenë të re pasi ka rënë në një grackë që, me sa duket, ia ka ngritur ndonjë nga këshilltarët e tij servilë. Në profilin e tij në Facebook Pacolli ka shpërndarë një postim të një personi me emrin Alex Weber. Pacolli shkruan: "Alex Weber, drejtor i bankës më të madhe zvicrane UBS Zuerich ne profilin e tij shkruan një koment të gjat, ja pra;" (gabimet në drejtshkrim janë të Pacollit).

Ja pra të shohim se çfarë paskësh shkruar "drejtori i UBS", bankës më të rëndësishme zvicerane dhe tepër të njohur anekënd botës, për Pacollin, gjeniun e nënçmuar që askush nuk po ia pranon vlerat (edhe ashtu gati joekzistuese). Alex Weber shkruan: "Vendi qeveriset nga ish-luftëtarët e UQK-së (kështu shkruhet në origjinal, vër. e red.), të cilët as për së afërmi nuk i plotësojnë parakushtet politike dhe ekonomike për udhëheqjen e shtetit! Në pikëpamjen politike ata janë marioneta të Perëndimit dhe në pikëpamjen ekonomike ata ndjekin vetëm një qëllim: pasurimin personal në dëm të Kosovës dhe të popullit të saj!"

Si është e mundur që drejtori i njërës prej bankave më të rëndësishme globale të ketë kohë të merret me politikanët e Kosovës, madje me ish-luftëtarët e "UQK-së"? Me sa duket ka kohë. Në vazhdim të tekstit mund të lexojmë një himn për Pacollin nga personi Alex Weber. Ai përshkruhet si personalitet i dëshmuar, që do të mund ta zhvillonte Kosovën, por i cili për fat të keq sistematikisht po pengohet. Sipas Weberit Pacolli paskësh investuar disa milionë euro në Kosovë, ka punësuar "mbi dy mijë njerëz" dhe disa mijëra të tjerë në Kazakistan. "Ai është kosovari më i suksesshëm dhe disponon me lidhje në mbarë botën dhe do të ishte zgjidhja ideale për zhvillimin e Kosovës", shkruan Weber.

Në vijim super-eksperti Alex Weber, ky interpretues i madh i rrethanave në Kosovë, ky analist gjigant i Ballkanit, ky njohës i jashtëzakonshëm i historisë së Kosovës shkruan se "udhëheqja politike në Kosovë, e cila ka ngjashmëri mafioze, ndihet e kërcënuar dhe ka frikë se plaçkitja e Kosovës dhe pasurimi personal do të marrin fund menjëherë nëse Behgjet Pacolli mund t'i realizojë planet e tij". Pacolli, sipas Alex Weber, ka përvojë në çlirimin e pengjeve në Afganistan dhe Libi dhe ka financuar ndërtimin e universiteteve, shtëpive dhe përmendoreve. Pasi Pacolli e shpërndau këtë postim në profilin e tij në Facebook, Alex Weber komentoi në rubrikën e komenteve, duke i uruar Pacollit shpërblimin "Nderi i Kombit", të cilën ia dha Bujar Nishani, president i Shqipërisë në nivel të teneqexhiut.

Lexuese të nderuara, lexues të nderuar: banka zvicerane UBS nuk njeh asnjë shef me emrin Alex Weber. Drejtor i bordit të UBS është ekonomisti, bankieri dhe profesori AXEL WEBER, ish-president i Bankës Kombëtare të Gjermanisë. Në profilin e Alex Weber, i cili duket ashiqare i falsifikuar, janë vendosur fotografi të Axel Weberit nga banka UBS. Aty ka edhe postime të tjera, një video që duket se ka përmbajtje pornografike, një video me një ari të bardhë, një reklamë çizmesh. Diku më poshtë në profil të Alex Weber-it gjenden edhe disa fotografi nga hoteli i Pacollit në Prishtinë (Swiss Diamond Hotel), të cilat i ka postuar Jeton Islami. Ky person lavdërohet në opinion si njeri i besueshëm i Pacollit dhe me qejf fotografohet para avionit privat të këtij të fundit. Islami në postim thekson se gjendet në Prishtinë me Alex Weberin. Por në fotografi nuk shihet as Alex Weber, as Axel Weber, fotografitë e të cilit (keq)përdoren në profilin e rrejshëm në Facebook. Nën postimin e Islamit gjendet një koment i Alex Weber, ku ai e lavdëron Islamin për angazhimin e tij të palodhshëm. Disa postime në vijim në profilin e Alex Weber janë në serbisht.

Sa i përket Jeton Islamit: ai është përmendur nga disa portale në gjuhën shqipe si i involvuar në një aferë për legalizimin e 500 milionë eurove të dy biznesmenëve gjermanë. "Fillimisht, këto para do të transferoheshin në një bankë në Dubai, pastaj në Itali, në Rusi dhe si përfundim do të arrinin në Kosovë, nga ku do të deklaroheshin si para të fituara nga kontrata të një firme të regjistruar në Panama (off shore company)", ka shkruar portali "gazetatribuna" në fund të dhjetorit 2014. Ky medium i referohet "javores gjermane të specializuar për çështje financiare" - "Die Weltwoche". Por, një gazetë e tillë nuk ekziston në Gjermani. Në Zvicër botohet revista politike "Die Weltwoche". Ndoshta "gazetatribuna" i referohet gazetës gjermane për çështje ekonomike "Wirtschaftswoche". Por, në arkivin e kësaj gazete në faqen e internetit nuk gjendet asnjë tekst në lidhje me këtë aferë. Është e mundshme të teksti të jetë botuar në versionin e shtypur të gazetës dhe të mos jetë online.

Sidoqoftë, nga profili i rrejshëm me emrin Alex Weber dhe me fotografi të Axel Weber, nga postimet e Jeton Islamit dhe nga postimet e Behgjet Pacollit kundërmon një duhmë e rëndë e mashtrimit dhe e gjithë kjo duket si vazhdimësi e traditës: prej Titos cullak te konsulli i rrejshëm i Liberisë në Zvicër dhe tani te profili i rrejshëm në Facebook me emrin Alex Weber. Kur kësaj ia shtojmë edhe deklaratën e Pacollit dhënë gazetës kroate "Veçernji list" pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës se "Serbia ende është nënë e Kosovës" dhe deklaratat tjera dhënë revistës serbe "Telegraf" se "fati i rajonit është në duar të Beogradit" dhe se "Kosova nuk mundet pa Serbinë", atëherë mozaiku i marrëzisë bëhet më i plotë.

Të gjitha këto informata dhe plot dyshime mbi aktivitetet biznesore dhe politike të Pacollit nuk kanë luajtur fare rol, kur presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vendosi t'i akordojë atij mirënjohjen (në fakt teneqen) me mbishkrimin "Nderi i Kombit". Në korin e duartrokitësve u renditën Edi Rama (gjithherë i gatshëm për të mbajtur fjalime, shpeshherë qesharake dhe cinike), pastaj Sali Berisha (i cili me gjasë është i gatshëm të vallëzojë në çdo budallallëk vetëm për të prodhuar një lajm për medie dhe për të shkruar një status në Facebook) dhe Lulëzim Basha, i gatshëm për të qeshur artificialisht si kukull teatri. Që të tre dhe jo pak politikanë të tjerë në Tiranë i bashkon mosdija për historinë e Kosovës dhe mungesa e respektit për shqiptarët e Kosovës. Kështu në Tiranë vazhdon tradita e shokut Enver Hoxha: bërtit si nacionalist për Kosovën dhe bashkëpuno ngushtë me shtypësit e tyre!

Sa i përket Pacollit: ky njeri duket se vuan nga Pseudologia phantastica. Kështu mjekët i quajnë pacientët që të gënjyerit e kanë sëmundje. Dikur shkrimtari gjerman Karl May kishte thënë se është kacafytur me arinj, ka luftuar me indianë dhe ka ecur nëpër vendin e shqiptarëve. May thoshte po ashtu se i fliste 1200 gjuhë. Por këto rrena ai nuk i bëri në dëm të njerëzimit: May shkroi romane të cilat lexohen edhe sot. Prej tyre pastaj dolën skenarë filmi. Pacolli, ndërkaq, po e luan një film në jetën publike dhe politike shqiptare, duke u përpjekur të krijojë një imazh që nuk e ka. Në këtë film ai ende arrin të angazhojë aktorë qesharakë. Nishani, Berisha, Basha, Rama janë vetëm disa prej tyre. Ka në këtë mes edhe prostituta që shiten si publicistë.

Sa i përket profilit të Alex Weber: të martën dy punëtorë shqiptarë të UBS-it kanë alarmuar menaxhmentin e bankës për keqpërdorimin e fotografive të Axel Weber, drejtorit të bordit të UBS. Kjo bankë menjëherë ka filluar hetimet për këtë manipulim.

Për fund edhe kjo: shënimet e Alex Weberit të shpifur në Facebook përmbajnë plot gabime në gjuhën gjermane. Pacolli lërë që nuk e ka dalluar lojën e shkronjave te emrat Alex dhe Axel, por nuk i ka vërejtur as gabimet trashanike në gjermanisht, ndonëse shpesh lavdërohet se flet disa gjuhë. Duke u ngutur për të stolisur veten me lavdërime të rrejshme Pacolli duket se nuk njeh më asnjë kufi. Rezultat i krejt kësaj është tallja bizare me opinionin shqiptar.

[email protected]

ENVER ROBELLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBANOLOGU MATEO MANDALA - HAPJA E DOSJEVE DO TË NDIHMOJË NË NJOHJEN E SË KALUARËS (03.04.2015)
KRUSHJANËT PADISIN SERBINËNga BESNIK F. HOTI dhe ELION FARRUKU (03.03.2015)
KUSH ËSHTË TOM DOSHI - NGA IKJA NË AUSTRALI, RITKHIMI I FUQISHËM NË POLITIKË DHE PËRPLASJA ME EDI RAMËN (03.03.2015)
TOM DOSHI - IA THASHË NË SY METËS PSE DO TË MË VRASË, RAMA MË KËRKON PROVA (03.03.2015)
MUAJT E ACARTË DIMËRORË QË SFIDUAN DURIMIN E POPULLIT TË KOSOVËSNga SKËNDER MULLIQI (03.03.2015)
Portret dhe intervistëALEN KUBATI - SHQIPTARI I PARË QË PUNON PËR 'YAHOO' (03.03.2015)
VATRANI LEGJENDË MUSTAFË ELEZI - I PUSHKËS, I PENËS, I SAKRIFICAVE, I BESIMIT DHE LUMTURIMITDeklaratë më 1989: “Gjithmonë do të punoj e mendoj për “Vatrën”, se është shpirti im”.Nga RAMIZ LUSHAJ&a (03.02.2015)
MOMENT HISTORIK NE WASHINGTON PER VAJZEN NGA KAVAJAERMIRA BABAMUSTA: Vlerësimet nga Kongresi Amerikan dhe Presidenti Obama, momente historike të jetës sime./Iintervistoi FADIL SHEHU, FLORIDA (03.02.2015)
BEBE REXHA VË NË QARKULLIM VIDEOKLIPIN E KËNGËS I'M GONNA SHOW YOU CRAZY (03.02.2015)
NEUTRALITETI I KINËS VDIQ NË UKRAINËNga PETRIT HALITI (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]