VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AH, SIKUR TA KISHIM EDHE NJË KRYEMINISTËR TË TRETË!
Nga FLORIM ZEQA

E Enjte, 03.05.2015, 07:57am (GMT1)


Kur harresa (e qëllimshme) e qeveritarëve shendrrohet në mjet për mbajtjen e pushtetit, atëherë edhe përceptimet e qytetarëve duket të jenë të tilla. Kështu po ndodhë me një pjesë të elektoratit të LDK-së.

Nëse deri para zgjedhjeve nacionale të vitit të kaluar LDK-ja ishte shpresa dhe besa e shqiptarëve për ndyshime pozitive në vend, pas marrveshjes së 19 nentorit të vitit të kaluar për bashkqeverisje me të keqën e vendit (PDK-në) u shëndrrua në subjekt që humbi shpresat e qytetarëve dhe theu besën (marrveshjen) me subjketet shqiptare opozitare të vendit.

Pothuajse për katër vite rresht, lideri dhe drejtues të tjerë të LDK-së, sulmonin partinë në pushtet (PDK-në) për kapjen e shtetit, për krim dhe korrupsion, haraq dhe skandale të shumta qeveritare.

Duke ju besuar fjalëve të liderëve të LDK-së, mijëra simpatizant edhe nga subjektet tjera politike ju bashkuan kauzës së kësaj partie për ndryshime.

LDK-ja,fushatën zgjedhore e ka zhvilluar me premtime për ndryshimin e qeverisjes në vend, i ka marrë votat në emër të atij ndryshimi, duke i premtuar (mashtruar) elektoratit se kurrë nuk do të shkojnë në bashkqeverisje me partinë e krimit dhe korrupsionit, me partinë që ka kapur shtetin për fyti !

Në "emër" të betejës për ndryshim u bë edhe koalicioni pasgjedhor (i pazakont per vendin tonë), blloku LAN të cilit më vonë ju bashkua edhe VV-ja.

Mirëpo befasisht, atëherë kur më së paku pritej, kur kryeministri Thaçi e ndiente vetën të "vdekur" politikisht nga uniteti i bllokur VLAN,...si çdo herë, edhe kësaj radhe i doli në ndihmë lideri i LDK-së, zoti Isa Mustafa, i cili ua kthejë shpinën të gjithëve në bllok, qytetarëve të vendit dhe elektoratit të LDK-së, duke i mundësuar Hashim Thaçit vazhdimin e qeverisjes me vendin.

Lideri i LDK-së, këtë veprim të shëmtuar politik, para qytetarëve të vendit e "arsyetoi" me krijimin e institucioneve pas një bllokade të gjatë (të shkaktuar nga vet ai), ndërsa elektoratin e vet e arsyetoi (mashtroi) me marrjen e qeverisjes së vendit nga LDK-ja për herë të parë në historinë e pasluftës!

Kjo ka bërë, që ky lloj mashtrimi të krijojë përceptimin e gabuar tek një pjesë e elektoratit (mbështetësve të tij), se gjoja LDK-ja po "qeverisë" me vendin me vetëm 6 ministri kundrejt 21 të tjerave dhe me emërtimin e "kryeministrit" formal nga radhët e saj.

Po bëhen gati 100 ditë të "qeverisjes" së vendit nga lideri i LDK-së, me çka ka mbetë akoma pa u njohur (vrejtur) performanca e tij jasht kufijëve si kryeministër i vendit tonë, pa u pritur pothuajse nga asnjë homolog ndërkombëtar,....përderisa në të njëjtën kohë "kryediplomati" (ministri i jashtëm) i njohur si kryeministër nga ndërkombëtarët, për të mos thënë çdo ditë, çdo javë ndodhet në vizita jasht vendit dhe pritet e nderohet nga kryeministra dhe president të shteteve respektive, siq ishte rasti më i fundit i vizitës së tij në Gjermani, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kancelarja gjermane, zonja Merkel.

Përceptim i gabuar nga qytetarët, e në veqanti nga elektorati i LDK-së, ishte edhe "shkarkimi" i Jabllanoviqit nga kryeministri Mustafa !

Jo, kjo ishte vetëm një lojë politike që e përdori Beogradi për arritjen e qëllimeve në Bruksel rrethë sistemit të drejtësisë në bisedimet me palën kosovare, ku këtë të fundit (Mustafën) e gjunjëzoj duke e detyruar të nënshkruaj legalizimin e Gjykatës (serbe të Apelit ) në veri të vendit, nën juridiksionin e së cilës i futi edhe tri komunat me shumicë shqiptare; Mitrovicën jugore, Vushtrrinë dhe Skenderajn e Adem Jasharit !

Po të kishte fuqi ekzekutive dhe vendimarrëse kryeministri i LDK-së, gjërat do të shkonin ndryshe; në vend se të qendronte më pak në Facebook, do të realizonte më shumë vizita ndërshtetërore,...ah sikur ta kishim edhe një kryeministër të tretë, ndoshta do të merrej me problemet e qytetarëve, ngase këta dy që i kemi nuk po kanë kohë të merren as me deklaratat e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Kosovës, zotit Blerand Stavileci, i cili fyeu siq është më së rëndi nderin dhe integritetin e familjeve shqiptare në emër të planifikimit familjar në Kosovë.

FLORIM ZEQA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.