E Mërkurë, 04.24.2024, 08:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ËNDRRA NUK MUND TË VDESË, PËR AQ KOHË SA SHQIPTARI JETON
Nga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

E Enjte, 03.05.2015, 08:03am (GMT+1)


Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je  shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar.
***
Kombi është një bashkësi njerëzore e qëndrueshme, e lindur mbi bazën e bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit shpirtëror që shprehet në bashkësinë e kulturës. Kombet kanë një shpirt të përgjithshëm dhe një unitet moral të vërtetë që i përfton ashtu siç janë. Ky unitet shfaqet sidomos nëpërmjet GJUHËS. Shqiptari i cili është duke flakur tej gjuhën amtare, zakonet e nderuara, dhe duke shkelur me këmbë dogmat kombëtare, ai fyen pikërisht ZOTIN.
Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.
***
Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë - jo nga autoriteti, por prej jetës - sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia...
Kohët e fundit kam përshtypjen që jeni të vetëdijshëm se gjendeni në një botë të huaj dhe ju ka kapluar ndjesia e pafuqisë që rrjedh prej kësaj. Kjo lehtësisht mund t`ju mposhtë. Nëse do të ndjeni veten tërësisht pasiv, një objekt i thjeshtë, do të privoheni prej vetëdijes se keni një vullnet, një histori të lashtë dhe një identitet legjendar pellazg/ilir/shqiptar.
Nuk ka rrezik tjetër si ai kur mendja të ngulet në një pikë e nuk luan vendit, kurse unë jam vërtet nga ata që gjatë përmbushjes së detyrës, kanë nevojë për emocionet e lidhura me rreziqe e me marrje rreziqesh përsipër, për ta pasur mendimin të kthjellët. Ky është element i prirjeve të mia.
Një mik më pyeti: "Aurel, nga e nxjerrësh këtë kënaqësi emocionale, nga dashuria apo rreziku që vjen nga kjo lojë?"
Përgjigja ime ishte: "Nga rreziku. Sepse më nxit. Por, të lutem, mos më keqkupto,  rreziqet nuk më pëlqejnë, më pëlqen t`u bëj bisht. Kështu u hapet rrugë energjive të mia."
Ata që nuk kujdesen për ndjenjat e të tjerëve mund të bien shpejt në telashe. Shumica e vendimeve të marra janë të bazuara në emocione. Kjo ndoshta nuk duket ashtu sepse ne i maskojmë me fjalë të arsyeshme dhe shpjegime, por shpesh janë "ndjenjat e barkut" ato që vendosin.
Emocionet janë nxitës të fuqishëm në njerëz, për të mirë dhe për të keq dhe diçka që ne dëgjojmë me vëmendje kur ne të hasim në diçka që na sfidon. Janë instinktet origjinale indigjene që na tregojnë nëse ne duhet të ikim ose të luftojmë.
Të njohësh vetveten do të thotë të fitosh një kuptim thelbësor në rritje, mendore dhe ndijore, për pjesën tjetër deri më atë kohë të panjohur të psikikës vetjake. Ajo shkakton një shtim të energjisë, që çlirohet prej përgjegjësisë për të mbështetur kapërcimet; kështu pra, sa më tepër që njeriu është në ndërlidhje me realitetin e tij të brendshëm, aq më tepër është i dritësuar dhe i lirë.
***
Sa e shkurtër është rruga nga normal te i çmendur?
Çfarë është çmenduri dhe çfarë është normalitet? Kjo është një pyetje e lashtë me shumë përgjigje. Tradicionalisht ne e perceptojmë shpesh çmendurinë  në lidhje me mangësinë e realitetit. Njerëzit që përjetojnë botën në një mënyrë krejtësisht të ndryshme se publiku i gjerë, shpesh konsiderohen si të sëmurë psikik, me çrregullime shpirtërore. Shumica e njerëzve e kuptojnë marrëzinë dhe çmendurinë si e kundërta nga e arsyeshmja.  
Ne duhet të jemi sinqertë. Ka grupe në shoqërinë tonë që kanë një kokë bosh, gojë të madhe dhe një zë të lartë, por të cilët nuk janë myslimanë të vërtetë. Dhe, këta krijesa nuk përfaqësojnë shqiptarët mysliman. Ekstremizmi i tyre ka të bëjë me ideologjinë dhe jo Islamin. Më injorantët dhe më të çmendurit prej tyre:
·    propagandojnë mësimin fetar islam në shkolla
·    mbulesën me jorgan të femrave
·    kërcojnë me dhunë të përhapin islamin politik
Politikanët injorantë, servil, tradhtarë dhe të korruptuar deri në vesh:  
·    vodhën dhe plaçkitën të gjitha pronat shoqërore
·    motivojnë / detyrojnë ikjen e shqiptarëve dhe boshatisjen e vendit
·    përpiqen të zvogëlojnë numrin e shqiptarëve të Kosovës, duke ua ndaluar lindjen e fëmijëve
·    ua dhurojnë fqinjëve KOASH-in, qytetet (Mitrovicën), minierat (Trepçën), lumenjtë (Vjosa, Radika), detin, kodrat, fushat, malet, tokën, qiellin, ajrin...
Botëkuptimet e tyre të përdredhura për çështjet dhe gjërat, janë fuqia më shkatërruese për Kombin dhe Atdheun.
***
Nacionalizmi i shqiptarëve është vrarë si pasojë e"pastrimit të trurit", ndërkaq fqinjët shovinist e përforcojnë gjithnjë e më tepër. Megjithatë, nuk ka probleme me të cilat nuk mund të ballafaqohemi. Përvoja, njohuritë dhe besimi në vetvete na tregojnë se si ato duhet të trajtohen. Doemos, edhe shoqëria shqiptare të pastron plehrat nga kopshti vet, të krijojë strukturë dhe institucione të mirëfillta, të përhershme, që i sigurojnë asaj qëndrueshmëri.
***
Në shtator 2012, me disa miq dhe bashkëluftëtarë të mi ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:
Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lë vendin...


AUREL DASARETI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AH, SIKUR TA KISHIM EDHE NJË KRYEMINISTËR TË TRETË!Nga FLORIM ZEQA (03.05.2015)
CHARLES R. CRANE - MILIONERI AMERIKAN QË IU NDIHMOI SHQIPTARËVE MË 1911 (03.05.2015)
5 MARS 1945 - FILLOI GJENOCIDI KOMUNIST KUNDER KLERIT KATOLIK SHQIPTARNga FRITZ RADOVANI (03.04.2015)
PACOLLI, BANKIERI FIKTIV NGA ZYRIHU DHE LËVDATAT E RREJSHMENga ENVER ROBELLI (03.04.2015)
ALBANOLOGU MATEO MANDALA - HAPJA E DOSJEVE DO TË NDIHMOJË NË NJOHJEN E SË KALUARËS (03.04.2015)
KRUSHJANËT PADISIN SERBINËNga BESNIK F. HOTI dhe ELION FARRUKU (03.03.2015)
KUSH ËSHTË TOM DOSHI - NGA IKJA NË AUSTRALI, RITKHIMI I FUQISHËM NË POLITIKË DHE PËRPLASJA ME EDI RAMËN (03.03.2015)
TOM DOSHI - IA THASHË NË SY METËS PSE DO TË MË VRASË, RAMA MË KËRKON PROVA (03.03.2015)
MUAJT E ACARTË DIMËRORË QË SFIDUAN DURIMIN E POPULLIT TË KOSOVËSNga SKËNDER MULLIQI (03.03.2015)
Portret dhe intervistëALEN KUBATI - SHQIPTARI I PARË QË PUNON PËR 'YAHOO' (03.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]