VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARLAMENTI FRANCEZ DEKORON DJALOSHIN SHQIPTAR ARMANDO CURRI - TË CILIT, NGA NJË 'SANS PAPIER' I HAPEN DYERT PËR NJË JETË TË DENJË

E Premte, 03.06.2015, 09:08am (GMT1)


Bëhet fjalë për Armando Curri, i cili ka fituar një medalje si nxënësi më i mirë nga senati francez

Voal - Armando Curri kishte migruar në Francë tre vjet më parë, ai kishte fituar të drejtën e qëndrimit në Francë pasi ishte i mitur i pashoqëruar. Megjithatë, kur mbushi 18 vjet i erdhi urdhri që ta lëshojë vendin. Ai deri disa ditë më parë ishte njëri prej atyre që quhen "sans papier" - dmth pa dokumenta qendrimi.

Djaloshit shqiptar 19-vjeçar i është thënë se nuk mund të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të statusit të tij ilegal.

Siç transmetojnë mediat kreu i Senatit, Gérard Larcher, anëtarë i partisë opozitare të qendrës së djathtë, tha se djaloshi shqiptar mund të marrë pjesë në ceremoni.
Larcher i informuar me punën e Armando Currit njoftoi ministrin e brendshëm Francez për të arriturat e djaloshit dhe meritat e përgëzimit për suksesin e tij. Pas marrjes së çmimit, policia lokale njoftoi se do t'ia jap adoleshentit lejen e përkohshme për qëndrim tre-mujor.

"Në një ditë jeta ime ka ndryshuar. Jam tejet i lumtur", tha Curri për radion France Bleu Loire.

Curri, tani është duke studiuar në nivelin bachelor dhe duhet të pres deri në mujain maj, kur gjykata administrative në Lion do të shqyrtojë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit.
Ai u mrekullua nga dekori zbukurues në sallën e Senatit. "Qenka e gjitha flori", tha djali. ndofta edhe unë një ditë do të krijoj diçka të ngjashme me këtë mrekulli.

Odisea e Armando Currit u bë kryelajm për mediat franceze dhe botërore. The Guardian do të shkruante si kryetitull: "French parliament has change of heart over young Albanian migrant" - Emigranti shqiptar i ndryshoi zemrën senatit Francez. Ia bëri më të mirë ia zbuti!



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.