VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Marsi do të jetë i banueshëm pas 1000 vjetësh
E Premte, 01.22.2010, 11:54am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Shkencëtarët që punojnë për agjencinë ndërhapësinore amerikane NASA, janë plotësisht të bindur se Marsi mund të bëhet një ditë i banueshëm. Kështu shkruan në numrin e saj të shkurtit revista National Geographic Deutschland.

 

Për këtë qëllim do të duhej të provokohej një efkete serra, mbi bazën e tipit që është duke e ngrohur atmosferën tokësore, dhe në rreth një mijë vjet, Marsi do të mund të mbulohej nga bimësia.

 

Ngrohtësia në fakt do të shkrinte anhidridin karbonik që ndodhet në dy polet dhe në dheun e planetit. Për ta nxitur  fenomenin do të ishte e nevojshme të provokohej rënia e meteoriteve, po ashtu do të ishte e nevojshme të vendoseshin pasqyra të mëdha në orbitën rrotull Marsit apo të hapeshin një varg fabrikash për prodhimin e gazit ngrohës. Sapo të arrihej një nivel i mjaftueshëm i Co2 për ta ngritur temperaturën sipër gradës zero, do të fillonte të binte shi dhe uji do të rridhte mbi sipërfaqen e planetit Mars.

 

 

Nga Toka do të jetë e mundur të dërgohen bateri dhe alga për shkretëtirat gurishte, e në një moment pasues bimësi dhe pemë. Energjia për qytetet në ndërtim do të duhej të furnizohej nga centralet atomike, impiantet eolikë (me erë) apo reaktorët. Në këtë mënyrë një pjesë e madhe e popullsisë tokësore do të mund të transferohej në Plaentin e Kuq ku shkruan National Geographic Deutschland edhe pas një mijëra vjetësh të efektit serra, banorët do të duhej të përdornin gjithsesi autorespiratorë: përbërja e oksigjenit në ajër në fakt do të mund të rritej shumë ngadalë. (http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.