VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Portret i një mërgimtareje të suksesshme në Gjermani
AGNESA, SHQIPJA QË KËRKON KTHIMIN NË FOLENË E TË PARËVE TË SAJ
Nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 03.09.2015, 10:27am (GMT1)


Muajin e kaluar gjatë vizitës në Landin e Bayernit të Gjermanisë, përkatësisht në qytetet Landau e Dingolfing, më pas edhe në Garmisch - Parterkirchen dhe Oberau, vende këto ku mërgimtaret frymojnë e veprojnë shqip, flasin më gjuhën e të parëve të tyre, ruajnë dhe kultivojnë me kujdes të veqantë traditat e pastra kombetare.

Mërgimtarët në Landau dhe Dingolfing, edhe pse nuk janë klub e as shoqatë, janë rrethë 20 aktivist dhe veprimtar, si një trupë koordinuese zhvillojnë aktivitete tani e sa vite në Landau e Dingolfing. sipas idesë së shqiptarizmës e të atdhedashurisë, e jo të ideologjive partiake apo fetare.

Përshtypjet e mira dhe të pashlyera që mbetën në kujtesën time, nga vizita që kisha në këtë pjesë të Landit të Bayernit, për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë me 24 dhe 25 nentor 2012-të, u bënë shkas të vizitoj përseri disa nga familjet, të takoj disa nga veprimtarët e dalluar të asaj pjese të populluar me shqiptar nga të gjitha trojet etnike.

Vizita që kisha tek atdhetari Daut Rexhaj nga Katundi i ri (afër qytetit të Pejës-Kosovë), me vendbanim të përkohshëm në Mamming afër Landaut, u bë shkas për shpalosjen e disa prej sukseseve dhe aktiviteteve të mërgimtarvve në këto anë.

Mirëpo e veqanta e kësaj bisede ishte Agnesa Rexhaj, vajza e Dautit e lindur me 5 tetor të vitit 1999 në Dingolfing të Gjermanisë, tani nxënëse e klasës së nëntë të shkollës së mesme në Mamming. Sukseset e saja të shkëlqyera në mësime janë inspirim për vazhdimin e studimeve universitare në Landshut.

Agnesa edhe pse e lindur në Gjermani, e fletë bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe, falë mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Landau,...punës së palodhshme të mësueses Mirvete Ahmeti- Ismajli dhe edukatës së shëndoshë dhe në frymën kombëtare të familjes së saj me tradita të lashta patriotike.

Agnesa krahas mësimeve merret edhe me aktivitete të lira pranë grupit artistik të shkollës shqipe në Landau. Përpos vallëzimit në grup dhe kendimit, asaj më tepër i pëlqejnë recitimet në formë monologu,...poemat plotë dashuri dhe mallëngjim për atdheun e prindërve dhe gjyshërve të saj.

Ky inspirim Agnesës i vjenë nga leximi i librave me poezi të autorëve shqiptar, shfletimit të historisë së lavdishme të popullit shqiptar, heroizmit dhe sakrificës së shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit çlirimtare me Serbinë.

Agnesa e lindur në Gjermani, lidhjet e fuqishme emocionale me vendlinjen i ka si rezultat i vizitave të shpeshta (së paku dy herë në vit) me prindërit e saj të familja e gjerë në Kosovë. Sa herë që shkonë Agnesa në Kosovë, me mallë e nostalgji viziton varrezat e gjyshërve të saj dhe varrezat e dëshmorëve të lirisë në fshatin Qyshk, në mesin e të cilëve janë edhe shumë nga të afërmit e saj, të rënë në luftën e fundit me Serbinë.

Agnesa, krahas studimeve, mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe aktiviteteteve pranë kësaj shkolle, punon edhe si Asistente stomatologjisë pranë studios së mjekut të njohur gjerman Herr. Dr. Ernst Herbst ne Dingolfing.

Planet e Agnesës për të ardhmën janë, që pas mbarimit të studimeve të kthehet në Kosovë së bashku me familjen e saj, për t'ju kthyer trungut të vjetër atëror, që përvojën shkencore të marrur në Gjermani ta vëjë në shërbim të bashkombasve të vet në Kosovë...ëndërr kjo edhe e prindërve të saj, të larguar 20 vite më parë nga dhuna dhe katrahurat e pushtuesit serb.

Dhashtë Zoti që dëshirat e Agnesës dhe ëndërrat e prindërve të saj të bëhen ralitet në një të ardhme të afërt në shtetin e lirë, të zhvilluar dhe demokratik të Kosovës.


FLORIM ZEQA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.