VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SAN FRANCISKO - ËSHTË DITA E APPLE WATCH

E Hënë, 03.09.2015, 06:51pm (GMT1)


Voal - SAN FRANCISCO - Është dita e Apple Watch. Gjithçka gati në Yerba Buena Center të San Franciskos, në Kaliforni, për konferencën ku Apple do të paraqesë zyrtarisht të shumëpriturën Apple Watch, serinë e parë të orëve të dorës të realizuar nga kompania e Cupertinos.

Përurimi ka filluar në orën 18. Për këtë seri ne dimë tashmë shumë, por jo gjtihçka. Edhe pse u paraqit në shtator me rastin e konferencës së hedhjes në treg të dorës së fundit të iPhone, muajt e fundit nuk ka pasur hollësi të reja rreth Apple Watch, përveçse është bërë e qartë se do të dalin në treg në muajin prill.

Kështu që pritja për të njohur karakterstikat e saj është rritur muajt e fundit, sidomos në aspektin e software. Këtu befasitë nuk do të mungojnë. Përveç smartwatch-it (orës inteligjente) të Mollës, në konferencë sot pritet që Apple të paraqesë edhe një version të ri të iPad ose një MacBook Air të ri me display Retina të përkryerjes shumë të lartë.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.