VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEROIZMI I SHTYPIT SHQIPTAR NË SHEKUJ...
Nga ILIR SECI

E Premte, 03.13.2015, 07:33am (GMT1)


Ne kohen qe ndodhen permbytjet ne disa zona ne jug te vendit, nga shtypi mesuam rreth nje incidenti te ministrit Erion Veliaj, incident i ndodhur ne nje fshat te Fierit, "incident" te pakten si e quajti shtypi shqiptar...

Nje grup te rinjsh te zemeruar nga gjendja e rënduar i kishin bllokuar rrugen ministrit Erion Veliaj duke mos e lene te kaloje per pak kohë!... Menyra se si u paraqit ai "incident", nga disa gazeta pro-qeveritare, ishte me te vertete tronditese!

Rrallë ndonjehere me ka qelluar te lexoj nje shkrim me te helmët sesa shkrimin mbi kete incident te ministrit Erion Veliaj, botuar ne gazeten "Tema" te Mero Bazes!... Ndodhine e pakendshme, apo incidentin si parapelqente ta quaje gazeta, e kishte paraqitur si nje intrigë sherrnxitëse, sipas nje perpunimi te helmet dashakeqes, thene shqip e kishin merobazosur fare!... Pa u marre fare me sqarimin e ndodhise, gazeta bente "zbulimin" e madh se ata qe shkaktuan incidentin "ishin tropojane dhe kuksiane", qe kishin vajtur ne fshatin Ferras te Fierit?! Kaq mjaftonte!?... Mjaftonte fakti qe shkaktaret e incidentit të,"ishin tropojane dhe kuksiane" dhe ne fotoshopin e helmët te gazetes "Tema" ministri Veliaj dilte i lare nga çdo pergjegjesi!?...Pra sipas logjikes se Ymer Bazes, nese je "Tropojan ose Kuksian" nuk mund te protestosh kunder nje ministri te koalicionit Rama-Meta?! Edhe pse mund te banosh ne nje fshat te permbytur, edhe pse mund të të ketë ardhur shpirti ne maje te hundes prej permbytjes, nese je tropojan ose kuksian duhet te heshtesh sepse sipas merologjise se fundit, nga vete qenia verior s'ke te drejte proteste!? Mund te jetosh ne nje zone te pembytur, por nese je verior nuk duhet te ngresh zërin, gjithnje sipas meronjve te Partise! Ku shkoi e drejta e levizjes se lire te shtetasve te Republikes se Shqiperise,-levizja dhe qarkullimi i lire-nga Vermoshi deri ne Konispol!?Garantuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise!?

Natyrisht qe jemi prerazi kunder çdo akti rrugaçerie, ngado qe te vijë e kunder cilitdo qe mund te drejtohet! Aktet e pahijshme duhen denuar, qofshin ato me autore tropojane apo kuksiane, vlonjatë apo tepelenas! Por ama nga ana tjeter duhet te denojme çdo perpjekje per stereotipizim qe bejne gazetat e merosura si "Tema"!... Pikerisht me stereotipizimin e merosur, na e ka dhënë shembullin Gazeta e Ymer Bazes! Sepse stereotipizimi shpie ne profilizim, e profilizimi vetvetiu shnderrohet ne paragjykim! Aktet rrugaçerore, dhuna, vrasja nuk kane ndonje gjendje civile te caktuar ne Shqiperi sepse per fat te keq, eshte provuar qe ndodhin ne çdo zone te Shqiperise, qytet apo fshat, Veri apo Jug qofte! Vijne nga çdo shtrese shoqerore dhe nuk kane asnje preference per ndonje shtrese shoqerore! Pernate shohim ne lajme tek kryejne krime nga me makabret, pinjoj te çdo shtrese apo gjendje shoqerore, pinjoj "intelektualesh" apo familjeve "te ngritura", siç ishte rasti rrenqethes i djalit te deputetes Luiza Xhuvani, i cili vrau kater veta, kot, per tekë, se "ja dha truri"!...

Te gjjthe i kemi pare ne TV skenat tronditese te shkaterrimeve ne qytetin Ferguson Missouri, Shtetet e bashkuara te Amerikes fill mbasi u shpall i pafajshem polici i akuzuar per vrasjen e nje Afro-Amerikani. Te zemeruar nga vendimi i gjyqit, mijera Afro-Amerikane dogjen e shkaterruan krejt qytetin Ferguson! Ishte fakt i njohur qe shumica e atyre protestuesve ishin nga shtete te tjera te Amerikes, por qofte edhe per nje moment te vetem asnje medie amerikane, Gazete, Radio apo TV nuk doli te thoshte se "Protestuesit nuk jane nga qyteti Ferguson!"... Sepse e para amerikanet jane te lire te levizin ngado ne 50 shtete dhe e dyta origjina e protestuesve nuk justifikonte fatkeqesine qe kishte ndodhur!...

-"Po ku eshte Amerika e ku eshte Shqiperia!?" - mund te thote ndokush...Verejtje me vend, por nese duam te gjejme shkaqet pse ndryshojme kaq shume me Perendimin... Mero Baze me ate artikull na ka sjelle nje shembull shpjegues se perse gjendemi ne kete derexhe!... Logjika sherrnxitëse e gazetes "Tema" eshte deshmia me e qarte pse gjendemi ne kete dite si vend! Me paragjykime, me sherrnxitje kurre nuk perparon nje vend!

Duke u kthyer prape te modeli i nje demokracie te perparuar; ne Amerike nje bir emigrantesh meksikane, César Estrada Chávez,nisi ne vitet '70 nje nga grevat me te fuqishme te bujqve ne gjjthe historine e SHBA-ve!... Mediet amerikane ne ate kohe u moren shume me te, por jo me personin, u moren me idete e tij, greven, levizjen e tij sindikaliste! Askush nuk u ngrit te thoshte: - "U be ky pinjoll i emigranteve meksikane te na jape mend neve!"... Perkundrazi plot gazeta e perkrahen fuqimisht! Sot manteli, veshja e atij bujku meksikano-amerikan, gjendet ne Muzeun Smithsonian ne Washington DC dhe ciceroni e tregon si nje shembull! Vetem ne Memedhembjen tone Shqiperi ende vazhdojne merren me personin dhe jo me idete qe shpreh personi! Sipas merologjise se gazetes "Tema", nuk vlen fare nëse ka apo nuk ka te drejte ne ato qe thote apo ben nje individ,rendesi ka se nga eshte ai individ!...

Njerez qe bejne pergjithesime te tilla jane paragjykues dhe stereotipizues! "Stereotipizim" është cdo lloj përgjithësimi qe behet ndaj një njeriu apo grupi njerezish. Krijimin e stereotipeve e bejne njerez qe nuk jane në gjendje te njohin objektivisht, qe nuk kane ose nuk duan te kene informacionin që u lipset per te gjykuar objektivisht dhe për të bërë gjykime të drejta për njerëzit apo situatat! Stereotipizuesit ne mungesë të objektivitetit bien ne varferi argumentini dhe therrasin ne ndihme etiketimet,sulmet personale, fyerjet!... Kjo eshte varferi te shprehuri!... Stereotipizimet çojnë në diskriminim, dehumanizim dhe kur mbartesit e ketyre stereotipeve kane pushtet kjo shpie edhe ne persekutim!... Duhet te jete shqetesues per shoqerine fakti qe kryeministri aktual shqiptar, Edi Rama, e mban afer dhe e trumbeton si keshilltar te vetin nje njeri si Mero Baze, prodhues dhe perçues te urrejtjeve e paragjykimeve! Mjafton te lexohen artikujt e tille te gazeta "Tema"... Mjafton te lexohen komentet "anonime" qe bëhen ne faqet e gazetës "Tema"...

Ne asnje vend normal,ne asnje demokraci normale Mero Baze nuk do guxonte te botonte artikuj te tille!... Gazeta "Tema" per fat te keq nuk eshte e vetmja ne kete fushate antikombetare! Fushata e portretizimit te Veriut si "shpellarë apo anarkikë" ka fillluar me kohe, pa llogaritur kohen e diktatures, ka filluar që në vitet '90, kur publicistë si kryeministri aktual Edi Rama, nisen legjitimimin e ndasive krahinore ne shtyp që në vitin 1995! Edi Rama ate kohe shkruante ne gazeten "Koha Jone" artikuj per "Çeçenê" e "Maloke" te Saliut!... Mund ti drejtoheni arkivit te asaj gazette per te lexuar te verteten!...

Ministri Erion Veliaj nga ana e vet mbas incidentit ne Fier, doli e tha se kihte te bente me protestues qe "Nuk shkruanin "Ç" por shkruanin germen,"Q" ne iPhone 6 duke u perpjekur qe me ane te asaj "ironie" te portretizonte dialektin e "tropojaneve dhe kuksianave"!?... Minister shteti zoteria!?

Shoqeria shqiptare qe enderron te behet nje dite pjesetare e shoqerise evropiane, duhet ta mbaje ne mend se me paragjykime e profilizime te kësaj natyre nuk ka per te mberritur kurre atje! Nje vend qe pretendon te argëtohet me profilizime e tipit te shfaqjeve te televizionit "Top Channel", me karaktere "bias", paragjykues deri ne klithmë, tip "Gjin" dhe "Gani", nuk eshte vend i denje per familjen evropiane! Aq me teper nje television perkrahes dhe i mbeshtetur prej qeverise aktuale të Edi Ramës...

ILIR SECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.