VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sarkozy gazetarit: "Po të mos isha president, ta copëtoja surratin"
E Shtunë, 01.23.2010, 11:21am (GMT1)

 

Për një pyetje të pacipë për Karla Brunin

Voal-online Një Nicolas Sarkozy (Nikolas Sarkozi) i mllefosur ka përballur, në fillim të dhjetorit, gjatë dorëzimit të Legjionit të Nderit një aktori, një gazetar që, në uebsajtin e tij ia kishte postuar një pyetje të pacipë së shoqes, Carla Bruni.

Gazetari, Marc Olivier Fogiel, kishte pyetur Brunin se a do ta kishte marrë për burrë Nicolas Sarkozy-në, edhe nëse ky nuk do të kishte qenë kryetar i Shtetit.

Sarkozy e kishte mbajtur vath në vesh dhe, herën e parë të përballjes, siüas asaj që shkruan www.lepost,fr i kishte ulëritur gazetarit Fogiel: "Po të mis isha President i Republikës, do të ta çaja surratin."

Lidhur me ngjarjen deri tani kishte qarkulluar një version më i sheqerosur. Sipas të cilit Sarkozy ia kishte bërë të ditur pakënaqësinë e tij gazetarit lidhur me pyetjen e pacipë. (http://www.repubblica.it)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.