VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LETRA E HASAN PRISHTINËS DHE ISË BOLETINIT DËRGUAR FUQIVE TË MËDHA MË 1911

E Djelë, 03.15.2015, 08:01am (GMT1)



Kemi kënaqësinë për të paraqitur shqetësimin tonë në lidhje me situatenë e krijuar në territoret shqiptare, në Turqinë Evropiane.

Komiteti i Bashkimit dhe Përparim përpiqet me të vërtetë me të gjithë mënyra që ka ajo,  për të diskredituar lëvizjen e madhe kundër saj, ku me lëvizjet e saj politke, ata janë kundër kushtetutës dhe kundër unitetit të Perandorisë Osmane.

Lëvizja e jonë për të drejtat e shqiptarëve, siç do ta shohim, nuk është as jokushtetuese  as separatiste.

E gjithë bota e qytetëruar dhe opinioni publik osman njohin shërbimin që shqiptarët kanë bërë me shpalljen e kushtetutës dhe betimin për  besnikëri që kanë dhënë për kauzën liberale në Turqi.

Shqiptarët gjithmonë mbeten të lidhur me një lidhje të fortë me Kalifatin dhe kombin osman. Represoini i xhonturqve, jo vetëm që nuk e kanë parasysh fatin e Shqipërisë, por ata do të sjellin  Perandorinë Osmane në anarki dhe në  luftë civile.

Ne anën tjetër opinioni publik osman po e shpërfill këtë rrezik. Shqiptarët konstatojnë me trishtim të thellë që politika e keqe e Xhon-Turqve, dhe e cila u  ndje me neveri me të drejtë në të gjithë Evropën, duke udhëhequr në dekadencë të sigurt gjithë perandorinë e madhe të osmanëve, e gjitha kjo viktimë e ambicieve dhe lakmisë të një rrethi vicioz.

Perandoria po rrëshqet me shpejtësi të jashtëzakonshme në një greminë të madhe.

Ata u detyruan të marrin armët për t'i dhënë fund një situate të tillë, duke qenë të bindur se nuk do të arrinin kurrë që me mjete të ligjshme të ndryshonin një regjim kaq të paligjshëm dhe për të siguruar reformat, për të cilat kanë nevojë të ngutshme.

Është e njohur publikisht se Qeveria e Komitetit ka shkelur parimet bazë të Kushtetutës, duke ndërhyrë në një mënyrë të njëanshme dhe të turpshme në zgjedhjet e fundit legjislative dhe se e njëjta qeveri ka përdorur në këtë rast masa të papajtueshme me nocionet më elementare të ligjit.

Prandaj, shumica dërmuese e deputetëve të dalë nga këto zgjedhje nuk përfaqësojnë kombin osman, por janë thjesht zyrtarë të ngarkuar për zbatimin e urdhrave të një qeverie uzurpatore.

Ne e shohim si një shkelje e të drejtave të shumta nga regjimi, akte arbitrare kundër  liberalve nga qeveria aktuale.  Ne jemi të bindur se të tilla regjime do të përfundojë herët a vonë duke parandaluar  shkatërrimin  vendit tonë.

Gjithashtu, është obligim i Perandorisë Osmane,  për të mbrojtur të drejtat më të shenjta të kombeve, dhe jo duke shtypur kryengritjët tona.  Është e drejtë e legjitime për çdo popull për t'u ngritur kundër padrejtësive, për të rifituar një të drejtë që Zoti i jep çdo populli. Ne kërkojmë rivendosjen e vërtetë  të Kushtetutës Liberale.

Pas paraqitjes kërkesave tona, ne shpresojmë se askush tani nuk do të keqinterpretojnë veprimet tona dhe duke akuzuar lëvizjen tonë si separatiste, por si një e drejtë fundamentale dhe patriotike për të drejtat e shqiptarëve.

Hasan Prishtina, deputet i Prishtinës në Parlamentin Osman

Isë Boletini, dhe të gjithë fisnikët shqiptarë


Letra u botua në revistën: Mècheroutiette : constitutionnel ottoman, 1912 /ZËRI/
Përgatiti: Flamur Maxharri


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.