VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FOTO ANTOLOGJIKE - PRESIDENTI RUGOVA NË VARRIMIN E NËNËS SË TIJ

E Martë, 03.17.2015, 08:27am (GMT1)



Anëtari i LDK-së Naser Rugova ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova.

Në një fotografi të rrallë të cilën e ka postuar në Facebook, shihet ish-presidenti Rugova në varrimin e nënës së tij Sofës në maj të viti 1996, ku pjesë e këtij varrimi ishin edhe shumë figura të njohura në fushën e gazetarisë, si dhe dy djemtë dhe bashkëshortja e ish-presidentit Rugova.

"Maj 1996, varrimi i nënës Sofë (nëna e Presidentit Rugova)! Nga e djathta në të majtë: axha Shaban (babai i gazetarit Rrustem Rugova), Presidenti, babai im Ali Rugova, Fana, Mendimi,Uka, Drita (motra ime) dhe ne fund baca Binak!" është mbishkrimi që i ka vënë fotografisë Naser Rugova
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.