VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËRCËNIMET DHE SHANTAZHET NDAJ GAZETARËVE JANË TË PATOLERUESHME NË SHOQËRINË DEMOKRATIKE
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Enjte, 03.19.2015, 03:58pm (GMT1)



Në botë ka ende shumë shtete të cilat jetojnë në ërresirë për shumëçka. Dhe për terrin informativ mos të flasim. Liria dhe shprehja e lirë po thuaj se nuk ekzistojnë. Kështu është në botën jo civilizuese. Por, edhe në Evropë si qender e civilizimit botëror,  liria e shtypit në shume shtete është bukur shumë e kufizuar . Ende liri jo të plotë të shtypit dhe  shprehjës së fjalës së lirë, kemi në shtetet në trazicion , dhe të shtetet e ish bllokut komunist. Mos liria e plotë e të shprehurit lirshem , është logjikë e vjeter e të menduarit,  ku strukurat politike  metojne të dirigjojnë me  media të shkruara dhe ato elektronike. Ato shtete ku ende ka kufizim  të shprehjës së lirë të mendimit, nuk ka liri të plotë, nuk ka të bëjë fare më një shoqëri  të prosperuar dhe demokratike. Mediat dhe liria e tyre  vjen në shprehje vetëm atëherë kur secili medium vepron pa ndikim nga politika.

Në Kosovë fatkeqësisht ende nuk kemi liri të shprehjes. Por në këtë drejtim edhe mediat duhet përfundimisht mos të anojnë terthorazi apo hapur partitë politike. Shtypi  i pavaruar  i sherben plasimit të vërtetës në opinion. Kur pozita i ka mediat e veta dhe opozita të vetat, këtu bëhët fjalë atëherë për media të kontrolluara  nga politika.Mediat të cilat e përkrahin pozitën, e ka, plasojnë lajme së gjithqka është mirë në atë vend.

Mediat opozitare i plasojnë  mendimet e tyre ne media së asgjë nuk po shkon mirë. Aq më keq kur edhe njerëzit elitar apo akademik bien ne nivele  të tilla ,duke e përmbajtur një krah politik apo tjetrin , duke e shmangur kështu të vërtetën e plotë për dukurit  shoqërore apo faktet e ndryshme historike. Kur është puna kështu  nuk mund të flasim për liri të plotë të shtypit në Kosovë. Nese shtypi  kritikon opozitën që në këtë rast nën kupton pushtetarët , sigurisht që mund të ndeshet edhe më reagime jo parimore , apo tendencë të ngulfatjës së fjalës së lirë, apo kërcënimit të gazetarëve për plasimin e të vërtetës në opinion. Në Kosovë sipas shumë raporteve të deritashme ndërkombetare thuhet së pjeserisht kemi liri të shtypit. 

Ende gazetarët në Kosovë po ndihen si kategoria më e rrezikuar në shoqëri. Ende gazetarët nuk e kan guximin e plotë  ndaj qasjës së problemeve  në shoqëri,për shkak të kërcënimeve që po iu bëhën. Ata që po  flasin hapur për një dukuri kriminale ,po ndeshen me shantazhe dhe kercënime. Krimi dhe korrupcioni në Kosovë i instaluar në strukturat e shtetit, ka bërë që të kemi stagnacion në ekonomi dhe ne rrjedhat e përgjithshme shoqërore. Faturën me jetë në luftë kunder krimit politik dhe krimit  ekonomik e paguan pas luftës  disa  nga gazetarët e Bota sot. Ende nuk po pushojnë kercënimet  karshi  atyre gazetarëve të cilët po merren më tema  të cilat lidhen më krimin dhe korrupcionin ende të  nivelit të lartë.

Tendenca e pushtetarëve që të kontrollohen mediat fletë së ata e bëjnë këtë punë për ti fshehur punët e tyre jo te mira  karshi shtetit dhe popullit .Tendeca e futjës së mediave nën kontroll të plotë, është tendencë që gazetaria profesioniste të mos të vjen në shprehje.Tendenca e strukturave udhëheqese që gjithë ajo që po ndodhe në shoqëri të paraqitet sipas dëshires së tyre, është pa përgjegjësi , është amorale, është degraduese dhe shumë e dëmshme. Pozita  mbanë përgjegjësi shumë më të madhe për rrjedhën e proceseve në shoqëri se ajo e  ka pushtetin në krahasim më opozitën e cila është aty për ta kontrolluar punen e pozitës bashkë me mediat .Kufizimi  i fjalës së lirë apo tendenca për kufizim fletë së në atë vend nuk ka  liri të plotë të shtypit, por ka më shumë elemente te diktaturës , që nuk përkon fare më këtë fillim shekull.Kjo logjikë  e keqe beri qe te ballafaqohemi  me krim te organizuar dhe korrupcion, te cilat dukuri shumë e zvetnuan imazhin e Kosovës si shteti më i ri në Evropë. 

Gazetaria profesionale kërkon qasje profesionale, jo shantazuese apo ndikuese nga strukturat shtetërore apo strukturat partiake. Gazetaria profesionale i shërben të drejtës, i shërbën të mirës së përgjithshme .Kur shtypi vepron pa ndikim nga politika atëherë mund të flasim për demokraci në atë shtet. Atëherë mund të flasim për  zhvillim dhe prosperitet në të gjitha planet e jetës. Kjo punë ende nuk po ndodhë në Kosovë, dhe mu për ate edhe nuk i kemi punet mirë .Kërcenimet dhe shantazhet karshi gazetarëve duhet të ndrepriten sepse ata janë katalizatoret e qdo shoqërie . Nese shtypi dikur konsiderohej si fuqia e shtatë , sot ajo konsiderohet si fuqia e katertë. Shtypi në shtetet më demokraci të avansuar ndërron qeveri dhe njerëz nga strukturat udhëheqese , kur ata në një formë apo tjetrën abuzojnë më të mirat materjale .

Prandaj, edhe kërcënimi i fundit që iu bë Idriz Morinës , kryeredaktor i Bota sot, nuk i shkon për shtati të mirës. Një kërcënim i tillë është shumë i pa pranueshem dhe i dëmshem për shoqërinë  të cilën po e ndertojmë dhe nuk po e ndërtojmë  ashtu si duhet. Organet tona të shtetit  do te duhej te reagojne fuqishem në këto raste .  Gazetaria dhe profesioni i gazetarit është vlerë shoqërore .Ai që thotë se liria e shtypit është ne nivel por po imagjinohen problemet është kunder qdo vlere shoqërore, është kunder prosperitetit te vendit , është edhe  kunder  avansimit të demokracisë. Gazetarë nuk bën të ndihen të vetmuar në luftë kunder dukurive negative në një shoqëri. Ata do të duheshin të gjenin përkrahje dhe mbeshtetje të madhe në punën e tyre fisnike për shtet dhe komb...


SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.