Facebook, RIFAT JASHARI - ÇKA THANË SHABAN E HAMËZ JASHARI PAS SULMIT TË JANARIT 1998
E Premte, 03.20.2015, 09:30am (GMT+1)
Nga e majta në të djathtë: ADEM JASHARI, SHABAN JASHARI dhe HAMËZ JASHARI
Rifat Jashari, përfaqësuesi i familjes së Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ka postuar në rrjetin social një video me intervistën e dhënë nga Shaban dhe Hamëz Jashari, pas sulmit mbi familjen Jashari të forcave policore dhe ushtarake serbe në janar të vitit 1998.
Në postimin e tij në Facebook, Rifati thotë se "këto pamje sa prekëse aq edhe të lavdishme. Nder dhe respekt për Shaban dhe Hamëz Jashari ".
Shabani rrëfen sulmin e makinerisë serbe mbi familjen e tyre, në intervistën e dhënë.
Ndërsa, Hamza dëgjohet të thotë se nuk ka kthim mbrapa dhe se këtu do të vdesin.
"Nuk kemi ku të shkojmë. Edhe të parët tanë e kanë luftuar serbin...", ka thënë Hamëz Jashari.
www.voal-online.ch
|