E Shtunë, 04.20.2024, 03:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
HEROIZMI I MUNGUAR NË NDËRTIMIN E SHTETIT
Nga FLORIM ZEQA

E Shtunë, 03.21.2015, 09:26am (GMT+1)


I kaluam 16 vite duke i thurur lavde njëri-tjetrit, i kaluam 16 vite duke u munduar t'i marrim meritat njëri-tjetrit, u shpenzuan aq shumë para për t'i skalitur në mermer dhe bronz dëshmorët e lirisë,....familjet e të cilëve sot janë të harruarit e qeveritarëve të këtij shteti,...u shpenzuan qindramiliona euro në ndërtimin e komplekseve memoriale në çdo zonë të Kosovës nga ambicia për marrjen e meritave të luftës çlirimtare.

Kjo garë e pashpallur dhe e pashëmbullt ndërshqiptare për marrjen e primatit të çlirimitarit të vendit, na ka bërë t'i harrojmë çlirimtarët e vërtetë dhe faktik të vendit tonë-NATO-n dhe SHBA-të!

Vrapimi pas posteve dhe privilegjeve të pushtetit, shumë nga politikajt i bëri të harrojnë shtetin, të harrojnë sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë të ri.

Si pasojë e kësaj, sovraniteti i Republikës së Kosovës përfundon të "Parku i paqës", të barrikada mbi lumin Ibër, e cila nga një Mitrovicë e Kosovës, prodhoj dy të tjera; një shqiptare në jug dhe tjetrën serbe në veri të vendit.

Përkundër këtij fakti të hidhur, i mbyllim sytë të gjithë, thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe sa i përket ndarjes territoriale të shtetit.... dhe për çdo vit festojmë pavarësinë e vendit dhe kremtojmë "Epopetë" e UÇK-së, "trimëritë dhe lavditë" tona, duke harruar (me qëllim) shetin tonë gjysmak, të pakonsoliduar politikisht dhe ekonomikisht, të tkurrur nga të gjitha anët territorialisht, të "sëmurë" nga mbrenda nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe dukuri të shumta negative.

Derisa ne i tregojmë njëri-tjetrit "heroizmin" e luftës çlirimtare, na mungon heroizmi në paqe, në ndërtimin dhe bërjen e shtetit funksional, të dashur dhe tërheqës për të jetuar në të.

Të gjithëve na kujtohet një thënje e ish presidentit të SHBA-ve, zotit Bill Clinton gjatë një vizite të pasluftës në Kosovë, po citoj: "Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen..."
Thënje kjo më tepër se e sakt, profetike do të thoja. Mundësitë që na i dha përëndimi, në radhë të parë SHBA-të për ndërtimin e shtetit, jo vetëm që nuk dijtëm t'i shfrytëzojmë si duhet, në të shumtën e rasteve u keqperdorën nga njerëz të pandërgjegjshëm; duke filluar nga ndihmat humanitare, financiare dhe investimet jo të pakta që bashkësia ndërkombëtare i solli në Kosovë!

Ikjet e fundit masive të shqiptarëve nga vendi i tyre, është pasqyra më reale dhe më e errët e dështimit tonë në bërjen e shtetit. Për këtë dështim të gjithë jemi nga pak fajtor, që i lejuam të shkojnë kaq largë kusarët politik në zhvatjen e shtetit.

Pushtetarët e deritanishëm pothuajse të gjithë pa dallim u treguan të njëjtë; lakmiqar të pakursyer në grabitjen e pasurive publike dhe shtetërore, duke u shëndrruar në klasë të pasuruarish nga privilegjet e pushtetit politik.

Situata paradoksale që ka Kosova e sotme, me lider partiak dhe shtetëror super milionera, të shëndrruar në udhëheqës biznesesh të ndryshme, që nuk shqetësohen aspak për gjendjen e rëndë sociale të popullit të tyre,....është e pakrahasueshme me të gjitha periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sa për freskim të kujtesës historike, të kaluarës së largët dhe të afërt, Kosova ka pasur pasanik dhe biznesmen të dalluar, që në radhë të parë ishin atdhetar, duke shkrirë pasurinë e tyre në shërbim të çështjes kombëtare dhe ndihmës ndaj bashkombasve të vet, si Haxhi Zeka, Hasan Prishtina,...dhe në vitet e '90-ta, të një armate biznesmenësh nga perëndimi që ndihmuan materialisht funksionimin e shtetit paralel, ndihmuan institucionet e Republikës së Kosovës; arsimin, shendetësinë dhe segmentet tjera shtetërore.

Ndërsa sot, kur e kemi shtetin e lirë, mungon heroizmi në ndërtimin e shtetit! Kjo ka ardhur shkaku i mungesës së solidariteti njerëzor dhe mungesës së atdhedashurisë që kishin njerëzit e kësaj toke dhe të këtij vendi të quajtur Kosovë.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ORGANIZATAT SHQIPTARO-AMERIKANE NDIHMOJNË FAMILJET QË U PËRMBYTËN NGA VËRSHIMET NË SHQIPËRIFotoreportazh nga REXHEP MYFTARI, New York (03.21.2015)
FOTOREPORTAZH - ENTUSIAZMI NË PRISHTINË PËR EKLIPSIN DIELLOR (03.20.2015)
TEK SHTËPIA E IMZOT NOLITNga VEHBI BAJRAMI (03.20.2015)
FOTO E DITËS - FILLOI EKLIPSI I DIELLIT (Reuters) (03.20.2015)
REPORTAZH - BABAJ I BOKËS, FSHATI QË JETON NGA BUJQËSIA (03.20.2015)
16 VJET MË PARË RAMBUJEA - FILLIMI I LIRISË SË KOSOVËS (03.20.2015)
Facebook, RIFAT JASHARI - ÇKA THANË SHABAN E HAMËZ JASHARI PAS SULMIT TË JANARIT 1998 (03.20.2015)
FOTO DOKUMENT - SHTATOR 1939, MANIFESTIM PËR BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE (03.20.2015)
KËRCËNIMET DHE SHANTAZHET NDAJ GAZETARËVE JANË TË PATOLERUESHME NË SHOQËRINË DEMOKRATIKEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (03.19.2015)
NESËR NË 23 e 45 FILLON PRANVERA - EKLIPSI I DIELLIT NË 9 e 37 (03.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]