E Enjte, 04.25.2024, 11:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Në 80 vjetorin e vdekjes
ZËRI I ALEKSANDËR MOISIUT - SIPAS NJË DËSHMIE ORIGJINALE
Nga Dr. SADIK ELSHANI, Filadelfia-SHBA

E Djelë, 03.22.2015, 09:09am (GMT+1)



Me 22 mars 2015 mbushen plot 80 vjet qekur Aleksander Moisiu (1879 - 1935) i ka mbyllur syte pergjithmone. Por ky yll nuk shuhet kurre, pra do te shkelqeje per jete te jeteve.

Per Aleksander Moisiun, yllin e teatrit dhe te filmit te gjysmes se pare te shekullit XX eshte shkruar mjaft. Prandaj, ne kete shkrim nuk do te bej fjale per jeten dhe vepren e tij, por do te sjell diçka origjinale, nje deshmi nga nje artdashese, qe e kishte pare disa here Aleksander Moisiun ne skene. Kete rrefim, ka kohe qe e mbaj ne kujtesen time dhe ja, vetem merastin e ndarjes se tij nga jeta, po e sjell per lexuesit e shtypit teshkruar dhe atij elektronik. Qe ky rrefim te jete sa me i plote dhe me i kuptueshem per lexuesin, sigurisht, duhet nisur nga fillimi...

Kur isha duke vazhduar studimet ne Universitetin e Zagrebit, kisha vendosur qe gjate pushimeve te veres te shkoja ne nje vend perendimor, per te mesuar nje gjuhe boterore, anglisht ose frengjisht. Meqenese kurset verore ishin me te lira ne France, atehere u percaktova per frengjishten. Shkova ne Institutin Francez, ne Zagreb dhe aty mora nje broshure per kurset verore, qe zhvilloheshin ne France. Ata me rekomanduan nje kurs, qe organizohej ne qytetin Menton, ne Bregdetin Azur. Arsyeja ishte se drejtues i atij kursi ishte profesori Raymond Warnier, lektori i pare i gjuhes fringe, ne Universitetin e Zagrebit (1921) dhe themeluesi i Instituti Francez, ne Zagreb (1922). Po ashtu, me thane se ai kujdesej dhe i ndihmonte shume studentet, qe vinin nga ish-Jugosllavia. Regjistrimet per keto kurse beheshin me heret, por meqenese kisha vendosur ne çastin e fundit, nuk kishte me kohe per regjistrime. Vendosa te shkoja dhe, nese kishte vend, do te rrija e nese jo, do te kaloja ca dite pushimi dhe do te kthehesha prape. Duhet theksuar se une nuk dija fare frengjisht, se ne shkolle kisha mesuar rusisht.

Pas nje udhetimi te gjate me tren, mberrita ne Menton dhe shkova ne bashki, se ajo ishte adresa, qe e kisha ne broshure dhe vetem e thoja emrin e profesorit. Ata me çuan ne nje lice, ku do te mbahej kursi dhe aty takova profesorin Warnier, nje burre i gjate me floke te thinjura dhe me moshe diku rreth te tetedhjetave. U pershendetem, pasi ai fliste nje kroatishte shume te paster, kishte nje kujtese te jashtezakonshme. Kembyem fjalet e zakonshme, raste te tilla dhe me tha se nuk kishte problem per vendosjen time. Une shkova nja dy - tri dite perpara se te fillonte kursi dhe isha studenti i vetem. Profesoret ishin aty dhe po pergatiteshin per fillimin e kursit. Nje profesoreshe me tregoi se bashkeshortja e profesorit ishte polake. Keshtu, permes rusishtes dhe kroatishtes mund te komunikoja me te gjtha gjuhet sllave. Nipi i profesorit kishte ardhur nga Parisi per t'i kaluar pushimet dhe shoqerohej me mua. Nje dite me tha se gjyshja e tij donte te me takone (une ende nuk e kisha takuar ate). Ajo me te birin dhe nusen e tij ishin ne plazh dhe ne shkuam t'i vizitonim. Edhe gruaja e profesorit ishte ne moshe ralativisht te shtyre dhe po me fliste kroatisht. Une u habita, sepse e dija qe ishte polake. E pyeta se prej nga ishte dhe ajo me tha se ishte nga Zagrebi dhe quhej Vera. I tregova se ç'me kishte thene profesoresha franceze, ndersa ajo me tha se francezet i ngaterrojne vendet e Lindjes. Per mua, kjo ishte nje befasi e kendshme. Meqenese une studioja ne Zagreb, atehere biseduam per ate qytet, gjendjen ne Jugosllavi, Kosove etj.

Me kalimin e diteve une isha bere shume i afert me ta, gati si anetar i familjes se tyre. Gjate bisedave te zakonshme, mesova shume per jeten e tyre dinamike, mjaft te angazhuar e interesante. Ata kishin qendruar ne Zagreb gjer ne vitin 1935, pastaj profesori kishte shkuar ne Portugali, atashe kulturor prane ambasades franceze atje dhe me vone kishin shkuar ne Brazil, me te njejten detyre. Ne Zagreb ishin shoqeruar e miqesuar me eliten kulturore e intelektuale te Kroacise se atehershme, sidomos kishin patur shume miqesi me skulptorin kroat me fame boterore, Ivan Meshtroviq (1883 - 1962), piktoret e bashkuar rreth grupit "Zemlja" (shqip: toka), te udhehequr nga piktori i njohur kroat, Kersto Hegedushiq (1901 - 1975). Shume piktoreve kroate, profesori Warnier u kishte siguruar bursa per te studiuar ne France. Ata kishin qene ne shume vende te botes, por Zagrebin e mbanin ne zemren e tyre. Gjithashtu, profesori Warnier ishte nje njohes shume i mire i Ballkanit.

Dreken dhe darken e hanin me ne, ne kuzhinen shume te mire te liceut. Kete kohe e shfrytezonim per te biseduar, per t'u njohur me mire me njeri - tjetrin. Nje profesoreshe nga Sarajeva, qe njihej me ta me heret, e sillte nje grup te madhe studentesh. Une isha shqiptari i vetem. Nje dite, ne nje nga keto biseda, po flisnim per udhetimet e tyre ne vende te ndryshme. Zonja Warnier u kthye nga une dhe me tha se kishin qene edhe ne Shqiperi. E pieta se si kishte mundur, kur dihej qe udhetimi per ne Shqiperi, ne ate kohe, ishte shume i veshtire, edhe pse Shqiperia kishte marredhenje relativisht te mira me Francen, krahasuar me vendet tjera perendimore. Ajo me tha se kishin qene para Luftes se Dyte Boterore, sepse nje miku i tyre, ne ate kohe, po bente germime arkeologjike ne Shqiperi. Une I thashe se ka qene Leon Rei (1877 - 1956). Ajo me pyeti me habi, se ku ia kisha degjuar emrin atij. I tregova se permendej ne librin "Historia e popullit shqiptar" dhe se ai ishte arkeologu i pare, qe kishte bere germime arkeologjike ilire, ne Shqiperi. Pastaj ajo tregoi sesi kishin udhetuar me makine neper rruge te paasfaltuara, kishin pare gra te mbuluara me ferexhe etj.

Per shkak te moshes, profesori Warnier fliste shume pak. Por, pasi perfundoi zonja e tij, ai shtoi se, gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi, ishin takuar edhe me Lumo Skendon. Nga habia, une u shtanga, kur degjove emrin e tij, sepse e dija qe ai ishte siemri (pseudonimi) i Mit'hat Frasherit (1880 - 1949), intelektualit, shkrimtarit, diplomatit, publicistit, atdhetarit te pashoq, kryetarit te Kongresit te Manastirit, birit te Abdyl Frasherit. Ne, ne shkolle, ne oret e gjuhes shqipe, e kishim permendur per ato, qe shkrova me lart dhe per prozat e tij te bukura poetike. I fola profesorit per figuren e Lumo Skendos dhe vendin, qe ai zinte ne letersine dhe kulturen tone mbarekombetare, edhe pse ne ate kohe, kur ne po bisedonim, emri i tij nuk permendej fare, ne Shqiperi. U habita edhe per faktin sesi profesori ende e mbante ne mend emrin e tij, edhe pse nga takimi i tyre kishin kaluar gati 55 vite. Me siguri, biseda e tyre do te kete qene ne nje nivel te larte intelektual. Dhe ja, une tani po bisedoja me njeriun, qe i kishte shtrenguar doren Mit'hat Frasherit. Pastaj profesori tregoi se, ne librarine e Lumo Skendos, kishin blere ca libra te vjeter. Dihet mire se, ne ate kohe, Mit'hat Frasheri kishte patur nje librari - biblioteke shume te pasur.

Meqenese po bisedonim per Shqiperine, nga kurreshtja i pyeta nese kishin degjuar per Aleksander Moisiun. Me teper u nxita edhe nga fakti, se ata kishin qene ne moshe te pjekur, kur Moisiu ishte ne kulmin e karrieres se tij, dhe se ata ishin intelektuale te nje kalibri te tille. Profesori beri nje levizje te ngadalshme me koke, ne drejtim te zonjes se tij, sikur donte te thoshte, se ajo ka per te treguar diçka. Ajo kishte marre nje shikim, nje pamje te fytyres, sikur ishte tretur diku ne kujtime. Prandaj, shume e habitur, me pyeti: "Po ti, ku ke degjuar per te?!" Sigurisht i eshte dukur e çuditshme, qe nje djalosh nga Kosova kishte degjuar per nje actor, i cili kishte gati 45 vite qekur ishte ndare nga kjo bote. Une i thashe se kisha degjuar e kisha lexuar shume per te, pasi ai ishte aktor i lindur nga prinder shqiptare dhe ai ishte i vetedijshem per prejardhjen e tij shqiptare. Ajo u shpreh me shume habi: "Shqiptar?!" Une pastaj, nder te tjera, i tregova per kerkesen e A.Moisiut, qe i kishte bere Zyres se Gjendjes Civile ne Durres, per ta marre shtetesine shqiptare dhe deklaraten e tij, qe ai nuk donte te vdiste si aktor gjerman. Pasi u bind, ajo ma ktheu: "Ja, jam para vdekjes dhe nuk e paskam ditur kombesine e Moisiut?!". Pastaj tha se, per per shkak te mbiemrit te tij Moissi, atehere ishte perhapur fjala se ai ishte hebre, prandaj edhe ishte perndjekur nga nazistet.

Me tutje, ajo zonje vazhdoi: "Kur kemi qene te rinj, me babain shpesh shkonim nga Zagrebi ne Vjene, per te pare ne teater shfaqjet, ku luante Moisiu. Dhe, kur kthehesha ne Zagreb, per nje jave ose dhjete dite nuk doja ta hapja gojen dhe te flisja me njeri, vetem qe zeri i Moisiut te mos me dilte nga koka". Kjo shprehje e Zonjes Warnier ngerthen ne vete, jo vetem karakteristikat fizike te zerit te A.Moisiut, por edhe emocionet, qe ai ngjallte dhe mbresat qe vuloste te adhuruesit e teatrit, qe ishin bere pjese e jetes se tyre. Duhet te kesh nje imagjinate shume te zhvilluar per ta parafytyruar, sesi e ka ndier veten ne ato çaste, ajo vajze e re dhe shume artdashes te tjere.

Vertet mbetesh pa fjale, kur degjon nje rrefim dhe nje vleresim te tille, por edhe ndihesh shume krenar, se personi per te cilin flitet eshte bashkekombasi yt. Ky ishte ai Moisiu i famshem, qe me lojen dhe zerin e tij i bente per vete artdashesit, ngjallte ndjenjat e tyre dhe linte mbresa te pashlyeshme ne zemrat dhe mendjet e tyre. Ky ishte arti magjik, i perjetshem dhe i paperseritshem i Aleksander Moisiut. Une, atehere, ende nuk kisha patur rastin ta degjoja zerin e tij, por kisha lexuar per ate ze te tij te bukur, emocionues e madheshtor. Madje, eshte domethenes nje pohim i Franc Kafkes: "Zeri dhe gjestet e Moisiut na shfaqen si diçka e papare, gjere me tani, ne skenen europiane".

Ne vitin 1980, kur ende isha student ne Universitetin e Zagrebit, klubi i studenteve shqiptare, "Shkendia", festoi ne menyre madheshtore 100-vjetorin e lindjes se A.Moisiut. U organizua nje ekspozite dinjitoze, me fotografi te tij, u shfaq edhe nje recital, per jeten dhe vepren e tij. Ndersa te pranishem ishin shume personalitete te njohura, te jetes kulturore e publike, te atij qyteti. Nje bashkatdhetar, nga Maqedonia, kishte degjuar per kete manifestim dhe kishte sjellur disa incizime, me zerin origjinal te Moisiut. (Duhet cekur se autoritetet shoviniste maqedonase nuk e kishin lejuar ate, qe ta zhvillonte nje veprimtari te tille, ne Shkup). Zeri i Moisiut ishte mjaft i paster, kumbues, melodik, i artikuluar mire, i rrjedhshem dhe kishte nje shqiptim (diksion ) te perkryer. E kam te veshtire ta pershkruaj ate ze, prandaj po e quaj "ze moisian", pra qe eshte karakteristik vetem per te. Ne ate cast, m'u kujtua Zonja Warnier dhe vleresimi i saj per zerin e A.Moisiut. Mendoj se vleresim me te mire nuk mund t'i beje asnje kritik teatri dhe askush tjeter, se vleresimin me te mire e ben publiku. Kush mund te beje pershkrim, karakterizim me te mire, se ai i saj: "ze, qe te mos dale nga koka"?!

Permbyllje (epilog)

Nga viti 1978, kur kam qene per here te pare dhe gjer ne vitin 1988, kur kam ardhur ne Amerike, pese here kam qene pjesemarres i atij kursi. Profesoreve dhe miqeve te mi, si dhurate, u sillja prodhime artizanale shqiptare dhe, ne librarite e Nices, u bleja veprat e Kadarese, per te cilin disa kishin degjuar, por nuk i kishin lexuar veprat e tij. Me vone, I.Kadareja u be i adhuruari i tyre. Mesova, me vone, se profesori Warnier kishte lindur me 1899 dhe ishte studiues me shume autoritet i jetes dhe vepres se Apollinerit (Guillaume Apollinaire) dhe kishte bere shume studime per Ballkanin. Ne vitin 1981, bashkeshortet Warnier kane qene per vizite ne Dubrovnik dhe une i kam takuar ata. Profesori Warnier eshte ndare nga jeta me 1987, ndersa korrespondencen e fundit me Zonjen Warnier e kam patur me 1990. Nga djali i saj, disa vite me vone, kam marre nje leter dhe me njoftonte se nena e tij ishte ne nje azil pleqesh. Ka vite qe nuk kam kontakte me djalin e profesorit, por e marr me mend se Zonja Warnier nuk eshte me ne kete bote.

Ata ishin nder njerezit me te mire, qe une kam takuar ndonjehere ne jeten time. Ishin misherim i intelektualit, qenjes njerezore, pra ishin engjellore. E ndiej veten shume te lumtur, shpirterisht shume te pasur, qe kam njohur dhe kam patur miqesi me njerez te nje kalibri te tille. Per nje djale nga Suhareka/Theranda, nga Kosova, kjo do te thote shume. Sidomos per keto tema shqiptare, qe pershkrova me lart. Atehere, as qe me ka shkuar ndermend qe do te degjoja rrefime te tilla, ne ate kurs veror te gjuhes frenge. Nganjehere, jeta ruan shume te papriturat te kendshme!

Filadelfia, 21 mars 2015

(*Autori i shkrimit, Sadik Elshani eshte Doktor i Shkencave te kimise dhe veprimtar i dalluar i Bashkesise Shqiptare-Amerikane).
Dr. SADIK ELSHANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STIPE MESIÇ - JA HISTORIA E MIQËSISË SIME ME SHQIPTARËT (03.22.2015)
JA SI E NDOQI NDESHJEN JUNIKU - VENDLINDJA E HAXHI KRASNIQIT (Fotogaleri) (03.22.2015)
KOSOVA E VITIT 1912 NË NJË UDHËPËRSHKRIM TË BRANISLAV NUSHIQIT (03.21.2015)
FOTO E DITËS - SHKREPJA MË E BUKUR E EKLIPSIT TË DJESHËM DIELLOR (03.21.2015)
HEROIZMI I MUNGUAR NË NDËRTIMIN E SHTETITNga FLORIM ZEQA (03.21.2015)
ORGANIZATAT SHQIPTARO-AMERIKANE NDIHMOJNË FAMILJET QË U PËRMBYTËN NGA VËRSHIMET NË SHQIPËRIFotoreportazh nga REXHEP MYFTARI, New York (03.21.2015)
FOTOREPORTAZH - ENTUSIAZMI NË PRISHTINË PËR EKLIPSIN DIELLOR (03.20.2015)
TEK SHTËPIA E IMZOT NOLITNga VEHBI BAJRAMI (03.20.2015)
FOTO E DITËS - FILLOI EKLIPSI I DIELLIT (Reuters) (03.20.2015)
REPORTAZH - BABAJ I BOKËS, FSHATI QË JETON NGA BUJQËSIA (03.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]