VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJERIUT IU KA ZGJATUR JETA NË ASPEKTIN E KOHËS, POR MVARËSIA ËSHTË BËRË E MADHE DHE E PADURUESHME
Analizë nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 03.22.2015, 11:59am (GMT1)


Nuk ka njeri që nuk e kujton të kaluarën. E kujtonë të kaluarën, rininë, vitet të cilat i kemi lënë mbrapa, kohën e cila natyrisht ka qenë shumë më ndryshe, kushtet e jetës e shumë qka tjeter. Kur njeriu është i ri ëndrron për jetën , për karrierën etj. Shumë më shpesh ëndrrat rinore nuk realizohen ashtu siq i kemi paramenduar .Jeta është plotë më të papritura. Profesionin të cilin e kemi ëndrruar shpesh nuk mund ta realizojmë.

Shume kush ëndrron që të bëhet shkrimtar i famshëm, aktor, këngëtar apo diçka tjetër nga shumë profesione të cilat ekzistojnë, por për shkaqe të ndryshme ato mbeten vetëm utopi. Nese e analizojmë jetën tonë, jetën e paraadhsëve tanë, më qindra vite, sigurisht që ajo ka qenë shumë më ndryshe.Dhe, sigurisht që secili mendon për jetën e vet, ose mendon që ta ndjek në një farë mënyre jetën e paradhësit të tij. Shumë qka është gjenetike, kështu edhe vete jeta. Nese dikush e ka pasur babain këngëtar të famshem, edhe i biri ose e bija e ka ndjekur rrugën e tij. Duke e menduar të kalurën e ndërtojmë ardhmerinë, kështu edhe thuhet .Ne, duke kaluar neper fazat e jetës, gjithnjë mësojmë nga sfidat që na i sjellë jeta.Duke kujtuar të kaluarën e largët të njerëzimit, nga para ardhësit tanë apo nga librat e dim së jeta mesatare e jetës ka qenë shumë e ulët . Don të thotë një jetë e tërë ka zgjatur dikur deri në 30 vite jete. Dhe, kjo që nga lindja, faza e pubertetit deri të krijimi i familjës.

Nga historia kemi mësuar apo ndegjuar së shumë përsonalitete botërore kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në politikë, krijimtari, në muzikë në shkencë etj,Në këtë moshë edhe e kanë arritur zenitin e famës së tyre.Këta kanë lënë pas veti vepra të mëdha në një kohë relativisht të shkurtër.Duke e krahasuar atë kohë, me kohën të cilën po e jetojmë sot, natyrisht kemi ndryshime te mëdha. Nese tash lavderohemi më zhvillimin e shpejt të teknikës, dikur ka pasur më shumë më duket mua njerëz gjenial që për një kohë të shkurtër kanë bë shumë më shumë së sa sot kur jeta mesatare e njeriut ka kaluar mbi 70. Sot, fëmijët po na janë fëmijë edhe deri në moshën 30 vjeqare, kur dikur krijuesit dhe shkencetarët e mëdhenj të kohës janë larguar nga kjo botë.Si duket koha e kompjuterizmit e ka bërë të vetën, në shumë raste për të keq. Kur truri i njeriut zëvendësohet më kompjuter, kurrën e kurrës nuk do të kemi vlera njerëzore qe dikur i ka njohur historia. Punët në kohën moderne natyrisht që po kryhen shumë më shpejt, por sikur edhe njeriu po humb nga kualiteti i të menduarit, sikur nuk po kemi më talentë, dhe njerëz gjenial sikur kan qenë p.sh. Ajnshtajni, Balzak, Mocart, e shumë përsonalitete boterore.

Sot , këto përsonalitete shumë po i mungojnë njerëzimit.Deri ne moshën 30 vjeqare fëmijiët po jetojnë më prindërit e tyre.Krijimin e jetës, karrierës dhe familjës po detyrohen ta shtyjne për kohë më të mira. Fëmijët tanë sikur po kërkojnë ende obligime nga prinderit e tyre.Shumë kush po krijon familje pa pasur mundësi me e realizuar as ëndrren më të vogël të jetës. Krijon familje dhe është plotësisht i mvarur nga prindërit apo nga ndonjë i aferm i cili i ndihmon për ta kaluar disi situatën jo te mirë materjale në të cilën gjendet.Jemi dëshmitar se njeriut iu ka vazhduar jeta në aspektin kohor, por mvarësia është bërë e madhe dhe e padurueshme.Sa vlen jetëgjatësia kur arrinë edhe moshën mbi 30 vjeqare pa krijuar kushtimisht po thuaj asgjë. Pa e pasur një punë e cila sa do pak e zbutë jetën e vështirë në kohën e modernitetit . Bie pyetja ,a mundemi që jetën ta kemi më të bëgatshme, me kualitative, a mund të jemi përgjegjës më shumë para veti dhe shoqërisë? Të gjitha këto sikur përfundojnë me mendimin së zhvillimi i tekonologjisë dhe kompjuterizmit po na i lën dëshirat dhe mundësit të përgjysmuara ose të pa realizuara.Po gjindemi në një udhëkryq që nuk është shumë e dukshme .Dilemat, kundërthënjët e mendimeve, mungesa e përspektivës po gjenden para nesh, dhe asesi, ose vështirë të shpërthehehen këto barrikada të jetës. Sikur njeriu i kësaj kohe ka mbetur psiqikisht i pa rritur, sikur kan mbetur jo shumë kualitativ.Shtrohet pyetja a mundemi ndryshe? Për këtë lypset forcë, mjeshtri, vullnet, zotësi dhe vizion...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.