VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ITALI - DY TË RINJ SHQIPTARË I JAPIN FUND JETËS DUKE U HEDHUR NGA LARTËSIA

E Hënë, 03.23.2015, 08:57am (GMT1)


"‹Fund tragjik për jetën e dy të rinjve shqiptarë të cilët jetonin prej kohësh në Itali dhe i kanë dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme.

Viktimat janë një djalë 26 vjeç, emigrant shqiptar në rajonin e Lombardisë dhe një tjetër 37 vjeç, raporton noa.al.

Viktimat u regjistruan në orët e para të ditës së diel. Ata janë hedhur nga dritaret e banesave ku jetonin, përkatësisht në Milano dhe në Brescia.

Ngjarjet kanë ndodhur natën duke u gdhirë dita e sotme dhe gjatë paradites, në Breshia dhe Milano.

Në Milano një 26-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku ai jetonte, në katin e katërt të një pallati që shikoni në foto tek rruga "Inama".

Dëshmitarët kanë treguar për policinë se i riu ishte në ballkon dhe thoshte fraza të pakuptueshme.

Në një moment ai është hedhur duke i dhënë fund jetës. Ndërsa gjatë natës duke gdhirë e diela, një 37-vjeçar shqiptar besohet se ishte në gjendje të dehur kur ai është hedhur nga dritarja e banesës së tij duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Coccaglio në Breshia. Policia lokale citon fqinjët të kenë treguar se i ndjeri kishte tentuar edhe më parë, gjatë ditës së djeshme që të hidhej, por kishte qenë gruaja që e kishte ndaluar.

Gjithsesi ai e kishte gjetur momentin që t'i jepte fund jetës. Policia tha se është duke kryer hetime për të dy emigrantët që i dhanë fund jetës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.