VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEBATI PËR MJEDISIN - NË KOSOVË MBI 200 MILIONË TONË MBETURINA INDUSTRIALE

E Hënë, 03.23.2015, 09:07am (GMT1)



Mjedisi jetësor në Kosovë është rrezikuar seriozisht nga numri i madh i deponive të  mbeturina industriale të "Trepçës", nga mungesa e kolektorëve për përpunimin ujërave të zeza, si dhe nga depo të egra të mbeturinave, kanë vlerësuar pjesëmarrësit në një debat për mjedisin dhe ambientin që është organizuar në veri të Mitrovicës.

Sipas tyre, shëndeti i qytetarëve është rrezikuar që nga Prishtina e deri në Leposaviq, sidomos nga ndotja që bëhet nga mbeturinat industriale, por edhe më tutje në Serbi, deri në Rashkë e Kralevë. Millan Baraq, profesor në Fakultetin Teknik në Mitrovicë, tha se prej Prishtine e deri në Leposaviq, në një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh, ndodhen 16 deponi të mëdha të mbeturinave industriale, masa e të cilës është mbi 200 milionë tonë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.