E Premte, 04.19.2024, 11:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRURIME TË VEPRËS “VIKTIMA”-AUTOR SAFET HADROVIQ (SHQIPËROI SMAJL SMAKA)
Nga FLORA PECI

E Hënë, 03.23.2015, 04:04pm (GMT+1)


Në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica"-Mitrovicë, pikërisht në fillimpranverën e 21 marsit dhe Ditës  së Poezisë, në praninë e shumë atrdashësve, u bë përurimi i veprës së shkrimtarit të madh boshnjak, Safet Hadroviq Vërbiçki. Z. Hadroviq është krijues i shumë librave dhe fitues i shumë çmimeve letrare.
 
Moderatorja Mirsada Krasniqi e udhëhoqi këtë përurim dhe me zërin e saj të ëmbël bëri që madhështia e përurimit të jetë edhe më e madhe.

Përurimin e filluan nxënëset e SHFMU "Elena Gjika" me një valle shqiptare, ku paraprakishit në tavolinë e vunë flamurin kombëtar në shenjë respekti dhe mirëseardhjeje në mesin tone z.Safet Hadroviqit.

Fjalën përshëndetëse e tha z.Ali Daci, kryetar I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE-Rozhajë duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e falenderuar z.Halit Baranin për përkrahjen e këtij manifestimi.

Rreth veprës referuan z.Jonuz Fetahaj ,prof,dr.Adem Zejnullahu dhe unë,Flora Peci.

Në mesin tone ishte edhe aktori i shquar Nimon Muçaj, i cili interpretoi disa vargje nga vepra.Nxënësja Besarta Peci  me interpretimin e disa vargjeve nga kjo vepër,emocionoi të pranishmit.

Përkthyesi i veprës, Smajl Smaka vuri në dukje se veprën ,,Viktima" të autorit Safet Hadroviq Vërbicki e ka përkthyer për dy arsye mjaftë të rëndësishme. "E para ka të bëjë me temën kushtuar një ngjarje tragjike, gjenocidit ndaj popullatës së pafajshme civile në vitin 1858 në Kollashin. Fat të njëjtë kemi pasur edhe ne shqiptarët, kemi përjetuar tragjedi të ngjashme, gjenocid, masakra, dëbime, vrasje, therje, djegie, dhunime e tjera. Pra, tema është e afërt për lexuesit shqiptar, sepse këtë edhe vetë e kanë përjetuar.

Rreth librit  e thane opinionin e tyre edhe z.Nexhmedin Spahiu-drejtor i RTV Mitrovica, Asllan Murati.

Autori i librit në fund tregoi çfarë e shtyri ta shkruajë këtë vepër.


Si njëra nga referueset, unë do ta citoj një pjesë nga fjala ime rreth librit:

"Më duhet të them që ky libër ka vlerë të posaçme edhe për shqiptarët pasi fati I boshnjakëve dhe shqiptarëve ka plot ngjashmëri.
Fatmirësisht ky libër është tani edhe në duart e lexuesve shqiptarë dhe duket se ka gjetur lexuesit e vet. Cka të them tjetër, pos që autorit t'i uroj jetë të gjatë dhe vepra të tilla kapitale që bashkëjetojnë me dhe për fatin e popullit. "

Pas përurimit ,dolëm në qytetin e Mitrovicës dhe biseduam rreth artit ,bashkëpunimit mes trevave të ndryshme ,gjë që luan rol të madh për zgjerimin e vlerave artistike.

Uroj që mysafirët të kenë mbetur të kënaqur dhe e përgëzoj edhe njëherë autorin për veprën e tij.


Edhe në  Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua vepra "Viktima" e autorit boshnjak Safet Hadroviq Vërbicki.  Liri në fjalë është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga gazetari dhe publicisti nga Kosova Smajl Smaka. Në promovimin e kësaj vepre të pranishëm ishin studentë të Fakultetit Filologjik dhe stafi akademik i këtij fakulteti. Të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. Dr.Fatmir Sulejmani, duke e cilësuar librin si një vepër të denjë letrare e cila do t'u shërbejë gjeneratave të reja në të ardhmen për të kaluarën e paraardhësve të tyre.

Prof. Dr.Ejup Ajdini tha se shkrimtari boshnjak, veprën e të cilit e promovojmë sot në USHT, Safet Hadoroviq  Vërbicki është një nga krijuesit më të njohur dhe më të lexuar të kohës sonë, dhe për fat të mirë ka ardhur edhe në gjuhën shqipe, falë angazhimit të përkthyesit të njohur nga Kosova, gazetarit Smajl Smaka.

Recensuesja e librit, Zejnepe Alili Rexhepi tha se në këtë vepër poema deshifrohet përmes ideve, rrëfimeve, tablove të sajuara me një frymë të thellë filozofike. Sipas saj, autori i poemës manovron me botën e sotme të artit dhe simboleve që e kalitin realitetin.

Përkthyesi i veprës, Smajl Smaka vuri në dukje se veprën ,,Viktima" të autorit Safet Hadroviq Vërbicki e ka përkthyer për dy arsye mjaftë të rëndësishme. "E para ka të bëjë me temën kushtuar një ngjarje tragjike, gjenocidit ndaj popullatës së pafajshme civile në vitin 1858 në Kollashin. Fat të njëjtë kemi pasur edhe ne shqiptarët, kemi përjetuar tragjedi të ngjashme, gjenocid, masakra, dëbime, vrasje, therje, djegie, dhunime e tjera. Pra, tema është e afërt për lexuesit shqiptar, sepse këtë edhe vetë e kanë përjetuar shumica e tyre. Shumë prej jush dhe nesh e kemi përjetuar gjenocidin e fundit në Kosovë dhe në viset shqiptare", tha mes tjerash Smajl Smaka.

Autori i librit Safet Hadroviq Vërbicki tha se arsyeja se pse ai e ka shkruar këtë libër është memorandumi famëkeq sllav që ndërmori për shkatërrimin e Islamit në Ballkan. "Dua të cek se çka më ka shtyrë ta shkruaj këtë vepër, tash më nga viti i largët 1997. Gjatë muajit gusht kam qëndruar në Novi Sad. Në mbrëmje akademia famoze serbe kishte miratuar memorandumin fatkeq dhe e pashë se me atë memorandum po hapen dyert e ferrit dhe e kam vërejtur se po përgatitet shkatërrimi i Islamit në Ballkan. Që të mos kaloj si një udhëtar i verbër në botë, më erdhi ideja që ta shkruaj një libër dhe libri mund të ishte vetëm tragjedi. Ballkani është një djep i gjakut dhe i mjaltit, sidomos në hapësirat e Sanxhakut të Bosnjës", tha Safet Hadroviq Vërbicki, autori i librit ,,Viktima".

Në promovim të pranishëm ishin edhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rozhajës, Ali Daci dhe poeti  Jeton Kelmendi.

Përndryshe, autori i veprës e cila u promovua sot në USHT, Safet Hadroviq Vërbicki është lindur më 1 tetor 1952 në Fshatin Vërbicë e Ulët e Beranës, në Mal të Zi. Shkollën fillore e kreu në Beranë, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Podgoricë.


FLORA PECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA ALBUMI I PIKTORIT - TRI PUNIME TË REJA NË VAJ TË PIKTORIT HELIDON HALITI (03.23.2015)
BËMAT E SHIK-ut I DËNUARI ME VDEKJE MBRON PERSEKUTORINNga IDRIZ ZEQIRAJ (03.23.2015)
16 VJET MË PARË - DEKLARATA E BILL CLINTONIT QË SHËNONTE FILLIMIN E FUSHATËS 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE NGA AJRI (03.23.2015)
DEBATI PËR MJEDISIN - NË KOSOVË MBI 200 MILIONË TONË MBETURINA INDUSTRIALE (03.23.2015)
ITALI - DY TË RINJ SHQIPTARË I JAPIN FUND JETËS DUKE U HEDHUR NGA LARTËSIA (03.23.2015)
NJERIUT IU KA ZGJATUR JETA NË ASPEKTIN E KOHËS, POR MVARËSIA ËSHTË BËRË E MADHE DHE E PADURUESHMEAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (03.22.2015)
DOKUMENT - 'RILINDJA DEMOKRATIKE' HARRON VITIN E RRËZIMIT TË DIKTATURËS (03.22.2015)
Në 80 vjetorin e vdekjesZËRI I ALEKSANDËR MOISIUT - SIPAS NJË DËSHMIE ORIGJINALENga Dr. SADIK ELSHANI, Filadelfia-SHBA (03.22.2015)
STIPE MESIÇ - JA HISTORIA E MIQËSISË SIME ME SHQIPTARËT (03.22.2015)
JA SI E NDOQI NDESHJEN JUNIKU - VENDLINDJA E HAXHI KRASNIQIT (Fotogaleri) (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]