E Enjte, 03.28.2024, 09:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nga cikli ( Pjesa VII)
KASAPHANA ANTISHQIPTARE: “NACIONAL ÇLIRIMTARE”! 25 MARS 1945
Nga FRITZ RADOVANI

E Hënë, 03.23.2015, 04:33pm (GMT+1)



â– HAPNI DOSJEN NR. 667...

"PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË E POPULLIT:

1.Prekë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli 8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi."

Ideali që i bashkonte këta burra ishte: "Rrnoftë Shqipnia!"

â– Kjo afishe e madhe me këta Emna ishte në të gjitha anët e Shkodres me 25 Mars 1945!

â– Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa
Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me datën 16
shkurt 1945 dha vëndimin: "Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me
pushkatim. I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit."
(Dosja nr. 667, Tiranë 1998)

â– Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 Mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas Murit të Gjakut
të vorreve të Rëmajit, në oren 5 të mengjesit në Shkodër.

â– Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën.
Don Ndre Zadeja jo vetem, që u pushkatue pa iu zhvillue gjyqi fare, po Ai u pushkatue
pa kalue vendimi formalisht në Gjykatën e Naltë... Sigurisht, me aprovimin e E. Hoxhës.

â– Ndër këta pak rreshta do të kujtoj Ata Shqiptarë, që kujtojmë se një ditë vdiqën!

Këta janë pikërisht Ata Atdhetarë që e kishin kuptue me kohë e thanë me gojë se, pa
Shqipe s'ka burra dhe pa burra s'ka Atdhé!

â– Ata vdiqën vetëm para syve të atyne që i martirizuen.

Ata u kalbën në qelitë e Sigurimit përsëgjalli. Plagët e Tyne kulluen vetëm gjak, gjak të
pastër shqipesh që i thërriste dhe i bashkonte në një ideal e gjuhë të përbashkët.

Për né asht e vështirë me e kuptue martirizimin shpirtnuer të Tyne, mbasi na nuk kemi
provue vetminë e Tyne, dhimbjet e plagët e trupit Tyne, zanin e mekun drejtë fikjes së
Tyne që përshpëriste thanjen e Mustafa Krujës: "Shqipni e andrrueme prej poetëve,
e dishrueme prej atdhetarëve, e këndueme prej rinisë", por realiteti në fakt kje vetëm
mjerim, vuejtje e sakrificë! Këte a e di Rinia e sotme Shqiptare?!

â– Me kohë Don Palë Shantoja paralajmëronte: "Mbasi Fuqitë e Mëdha kanë hjekë dorë
nga drejtësia, Shqiptarët do të derdhin gjakun e vet shumë të Shenjtë!"

â– Kjo, dhe vetem kjo, ishte arsyeja që shovenistët sllavokomunistë filluen vrasjet me disa nga Kolosët e Arësimit dhe të Kulturës Europjane Shqiptare, po bashkë me Ata Burra, shfarosën ajken e Atdhetarëve tanë, që kishte lindë njëheri me shkambijtë ku Shqipja, e kishte çerdhen e vet dhe u këndonte zogjëve Kangët e Rubës së Kuqe...

â– Plumbat e tradhëtarëve t' Atdheut në sherbim të Titos, kishin disa objektivë të vetët
goditës dhe shkatrrues, tue fillue nga pushtimi i Trojeve tona në Veri, çarmatosja e tyne,
pushkatimet dhe grabitjet e kullave e kryesisht: Vaditja e Tokës me Gjakun e Frikës...

â– Vrasja e Poetit të Ambelsisë Don Ndre Zadejës, ishte vrasje e Shpirtit të Rinisë sonë,
e cila këndonte njëheri me melodramat "Ora e Shqypnisë", "Hijet e zeza", "Rrethimi i
Shkodrës", "Ruba e kuqe", "Rozafa"
dhe me dorëshkrimin "Shpella e Bogdanit".

â– Vritej muzika e kompozitorit Don Mikel Koliqi dhe shembej Teatri i vjeter i Jezuitëve, e
bashkë me tá dhe fidanishta e Tyne, rreth 20 vjetë para "shkollës së parë të Korçës..."

â– Vritej "Juda Makabe" e At Fishtës, muzika e At Gjokës e Mazrrekut... dhe hapej rruga
per pushkatimin e aktorëve të parë të teatrit shkodranë... Histori endè e pashkrueme!

â– Kjo detyrë urgjente ju ngarkue një komunisti me eksperiencë staliniste, besnik i kujtdo
sllavë që njihej me te, e pranonte bashkpunimin per "pluralizem" ashtu si e donin edhe
ata që nënshkruen pak ditë para në Jalta, "zhdukjen e Shqipnisë nga harta e Europës."

Ishte i perkëdheluni i Enver Hoxhës, që në ditët e para kur u projektue formimi i
"njeriut të rinjë", ishte Sejfullah Maleshova... që erdhi në Shkoder me formue "partinë
demokristjane
", pra me hapë "thertorën jugosllave" me Klerin Katolik Shqiptar...

Kishte futë në thes një grup të madh Atdhetarësh në Tiranë gjoja me "social demokrate"
etj... dhe erdhi në Maji të 1945, me vazhdue misjonin e tradhëtisë në Shkoder...

â– HAPNI DOSJEN "ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE "˜BASHKIMI SHQIPTAR"!

Ishte At Mati Prennushi që nuk pranoi me hy në kurthën sllavokomuniste të Sejfullah
Maleshovës! E ky "Sejfullah"... Sa vetë çoi në plumb me "partitë e tij fantazma"?

Vrasja e Don Ndre Zadejës ishte edhe një sinjal antikombtar që iu bante shkollave të
Shkodres dhe të Shqipnisë: "Ata që dishrojnë me punue me ne, ata janë e ardhmja!"

â– E këte e provoi saktësisht 25 vjeçari i fundit i mashtrimeve "demokratike"...

***

â– Koha provoi se Profetsia e At Mëshkallës, shkrue me 5 Prill 1967, në letren e dergueme Kryetarit Këshillit Ministrave të R.P.S. të Shqipërisë Mehmet Shehut, u realizue:

â– "Sidomos pjesa e frikësueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen sëpse, e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, sërvile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t'Atdheut. Njerëzit kanë frikë m'u takue, m'u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o "të prekun". E kush po di se cilët janë! - Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve dhe jo fort objektivisht. Po për këtë të shek. XX?..." (Marrë nga origjinali FR)

â– Këte perkufizim sot e gjejmë tek trashigimtarët e qeveritarëve të asaj kohë, tek të gjithë ata që punojnë për "Rilindjen komuniste", tek të gjithë ata që u lindën dhe u rritën me parimet e atyne shkollave antiatdhetare dhe antishqiptare...

â– Këte perkufizim ka në kokë sejcili "dr. prof. e akademik" i formuem dhe i përgatitun nga shkollat sllavokomuniste të vendeve ku kultivoheshin parimet staliniste e enveriste...

â– Kjo ishte fara e keqe që asht mbjedhë tash 70 vjetë në Shqipninë Europjane, dhe që po vazhdon me shkatrrue jetën dhe t' ardhmen e Rinisë dhe Popullit Shqiptar!

Vazhdon Pjesa e VIII...

Melbourne, Mars 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRURIME TË VEPRËS “VIKTIMA”-AUTOR SAFET HADROVIQ (SHQIPËROI SMAJL SMAKA)Nga FLORA PECI (03.23.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - TRI PUNIME TË REJA NË VAJ TË PIKTORIT HELIDON HALITI (03.23.2015)
BËMAT E SHIK-ut I DËNUARI ME VDEKJE MBRON PERSEKUTORINNga IDRIZ ZEQIRAJ (03.23.2015)
16 VJET MË PARË - DEKLARATA E BILL CLINTONIT QË SHËNONTE FILLIMIN E FUSHATËS 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE NGA AJRI (03.23.2015)
DEBATI PËR MJEDISIN - NË KOSOVË MBI 200 MILIONË TONË MBETURINA INDUSTRIALE (03.23.2015)
ITALI - DY TË RINJ SHQIPTARË I JAPIN FUND JETËS DUKE U HEDHUR NGA LARTËSIA (03.23.2015)
NJERIUT IU KA ZGJATUR JETA NË ASPEKTIN E KOHËS, POR MVARËSIA ËSHTË BËRË E MADHE DHE E PADURUESHMEAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (03.22.2015)
DOKUMENT - 'RILINDJA DEMOKRATIKE' HARRON VITIN E RRËZIMIT TË DIKTATURËS (03.22.2015)
Në 80 vjetorin e vdekjesZËRI I ALEKSANDËR MOISIUT - SIPAS NJË DËSHMIE ORIGJINALENga Dr. SADIK ELSHANI, Filadelfia-SHBA (03.22.2015)
STIPE MESIÇ - JA HISTORIA E MIQËSISË SIME ME SHQIPTARËT (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]