E Premte, 03.29.2024, 06:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BASHKËFAJTORË DHE BASHKËVUAJTËS…
Nga ILIR SECI

E Martë, 03.24.2015, 07:52am (GMT+1)



Javen qe shkoi mberriti deri ne qendren e BE,Bruksel,shqetësimi per praktiken jodemokratike ne hetimet ndaj akuzave te deputetit Tom Doshi.Mediet shqiptare dhane nje lajm mbi takimin e kryetarit te Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Brok,me perfaqesues te opozitës shqiptare.Ne takim me opozitaret shqiptare z.Brok e cilësoi : "Si të habitshme mungesën e dorëheqjes se Kryeparlamentarit Ilir Meta,përballë akuzave për vrasje të dy deputetëve.Në këtë rast, në një vend demokratik, kryetari i Kuvendit jep dorëheqje" u shpreh z.Brok...Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi menjehere rreth ketij deklarimi te z.Brok,ku përmes Sekretarit të Përgjithshëm te kesaj partie,Luan Rama u tha :
"Brok të mos bëjë prokurorin dhe të mos keqpërdoret për interesat e klaneve në Shqipëri. Nëse dëshiron të dijë të vërtetën le të vijë në Shqipëri. Meta nuk mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit!"...

Reagimi i Luan Rames nuk do me kishte bere shume pershtypje sikur emri i tij te mos me kujtonte ngjarje te disa dekadave me parë...Deklarimi i Luan Rames ne mbrojtje te Ilir Metes,te akuzuarit si hajdut dhe vrases,me beri te kthehem mbrapa ne kohe dhe te kujtoj te njejtin Luan Ramë qe 25 vjet me parë mbronte nje sistem te tere Vrasesish dhe Hajdutesh!Sekretarin e sotem te LSI,Luan Ramen e kam njohur ne vitet e studimeve ne Universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi,ish-Instituti i Larte Pedagogjik Shkoder,qe u shpall Universitet ne vitin 1991.Kemi qene studente ne nje kohe me Luan Ramen, studente te Fakultetin Gjuhe-Letersi ne ILP Shkoder dhe jetonim ne kushtet mizerabel te konviktit te djemve ne Zdrale.Nuk dua te merrem fare me arsyet pse Luan Rama u perjashtua ate kohe nga Fakulteti per nje vit,mase e marre ndaj tij per fallsifikim te latave te ushqimeve.Ndodhi e pakendshme per te cilen nuk e fajesoj aq shume pasi varferia ekstreme e asaj kohe i shtynte njerezit ne gjithfare zgjidhjesh te deshperuara. Luan Rama,atehere e vuajti denimin e perjashtimit,u kthye ne shkolle dhe e mbaroi me sukses,bile pati fituar edhe nje konkurs kombetar letersie.Ajo qe me beri pershtypje ne daljen e tij para medieve,ne mbrojtje te Ilir Metes,ishte perseritja ne kohe e ngjarjeve! Dalje qe krijon nje parabole politike ironike!Kjo dalje ne konference shtypi me ktheu mbrapa ne kohe ne Janar te vitit 1990...Ne kthimin mbrapa ne kohe me kujtoi nje Luan Ramë,student te vitit te fundit dega Gjuhe-Letersi,qe ne Janar 1990,jepte intervista per te vetmin televizion shteteror si dhe nje televizioni francez para godines se vjeter te Institutit te Larte Pedagogjik.Arsyeja e ketyre intervistave!?...Me 14 Janar te vitit 1990,ne Shkoder diktatura kishte neutralizuar te paren demonstrate antikomuniste organizuar ne Shqiperi mbas 46 vitesh komunizem dhe mbare vendi ate kohe ziente nga thashethemet mbi ate qe kishte ngjare ne Shkoder.Viti i ri 1990 me ne fund kishte ardhur ndryshe,Byroja Politike kishte ndjere sizmiken e ngjarjeve ne Evropen Lindore dhe imazhet e Çausheskut te pushkatuar u dilnin ne ëndërr bllokmeneve.Pikerisht nga frika e nje Rumanie,Partia e Punes ngriti me kembe Radio-Televizionin shteteror duke e angazhuar ne nje fushate propagandistike te papare,me synim,hedhje hi syve opinionit shqiptar...Ekipi i RTSH ate kohe erdhi ne Shkoder dhe intervistoi njerez te besuar te regjimit,te cilet plot perkushtim dolen ne mbrojtje te diktatures dhe mohuan te vertetën lidhur me 14 Janarin 1990... Gjithshka ne Shkoder paraqitej si parajse nga te intervistuarit e zgjedhur edhe pse mbi 15 veta ishin arrestuar dhe torturoheshin ne hetuesi pikerisht ato dite!...Sekretare partie,drejtues te rrethit,punonjes te thjeshte, fshatare kooperativiste dhe studente dolen ne ekranin e RTSH-se,ne nje emission te posaçem pergatirur per te fshehur te verteten mbi ngjarjet e 14 Janarit 1990 ne Shkoder.Si perfaqesues i studenteve te Institutit te Larte Pedagogjik Shkoder ishte zgjedhur njeriu i besuar i Partise se Punes,studenti Luan Rama!...Pikerisht Luan Rama qe sot eshte sekretari i pergjithshem i LSI-se se Ilir Metes!...Luan Rama atehere ne ate emision te RTSH-se foli mes tjerash edhe kunder Evropes Perendimore qe sipas komunisteve "E kishte hale ne sy Shqiperine Sociaiste"...!Luan Rama atehere si i besuar i Partise u zgjodh qe te intervistohej edhe nga TV-te e huaja qe per here te parë ishin lejuar te vinin ne Shkoder!...Kur nje gazetar francez e pyeti Luanin :"A ka pasur ndonje demostrate me 14 Janar 1990?!"-Luan Rama e mohoi...Kur gazetari Francez këmbënguli:-"Ju ne Shqiperi keni nje fjale te urte :"S'ka tym pa zjarr?!...Luan Rama ju pergjigj :"Tym?!Mbase e keni fjalen per tymrat e oxhaqeve te fabrikave qe punojne nate e dite per te ndertuar te ardhmen e lumtur socialiste!"...Kush e mban mend ate emision e kujton patosin e Luanit ne mbrojtje te diktatures enveriste!Po i njejti patos,po i njejti perkushtim dhe e njejta devotshmeri me te cilin keto dite mbrojti Ilir Meten pas habise se eurodeputetit Elmar Brok pse Ilir meta nuk jep doreheqjen per ti hapur udhe hetimeve te pavarura e te pandikuara!...Luan Rama po ate viti,më 1990,sa kreu studimet u shperblye per devotshmerine e tij ndaj PPSH-se, e moren ne pune ne gazeten "Zeri i Popullit",organi i Partise se Punes...Ndryshimet e ashtequajtura demokratike te 24 viteve "Demokraci",nuk ja prishen fare terezine Luanit,gjate qeverisjeve te majta arriti te behet edhe minister i brendshem!

Deklarimin e Luan Rames kunder eurodeputetit Elmar Brok e gjeta mjaft domethenes,shembull ilustrues te shnderrimeve te medha demokratike qe kane ndodhur ne Shqiperi!Ja ku kane kaluar 24 vjet demokraci dhe ne ekranet televizive dalin po ata retushues te realitetit shqiptar!Po ata fallsifikues dhe hedhes te hirit ne syte e opinionit!Po ato vegla te diktatures kane mbetur ne siperfaqe dhe me te njejtin stil mundohen te fshehin te verteten!...Demostrata e 14 Janarit 1990 ishte demonstrate e mbytur qe ne embrion,sot ata burra dhe gra trimeresha te Shkodres martire qe u burgosen u torturuan neper hetuesite e diktatures,kane marre rruget e botes shperndare ne gjithe kontinentet pasi aspirata e tyre per nje Shqiperi demokratike mbeti perhere nje aspirate per gjithe keto 24 vjet!Kurse Luan Ramet mbeten po aty dhe po ata,here me PPSH-ne,here me PSSH-ne e sot me LSI-ne,por perhere ne siperfaqe te politikes,perhere ne maje te pushtetit duke sunduar!Ne 24 vjet "Demokraci",ata ishin dhe jane here deputete,here ministra,e vjelin mire e mire demokracine e komunisteve te kthyer ne demokrate brenda nates dhe ja ku jemi sot!Ja ku i kemi sot tek i bejne karshillek edhe Kryetarit te Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së!...E bukur Demokraci!Sipas recetes se Doktorit,"Bashkefajtore dhe bashkevuajtes!"...

ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga cikli ( Pjesa VII)KASAPHANA ANTISHQIPTARE: “NACIONAL ÇLIRIMTARE”! 25 MARS 1945Nga FRITZ RADOVANI (03.23.2015)
PËRURIME TË VEPRËS “VIKTIMA”-AUTOR SAFET HADROVIQ (SHQIPËROI SMAJL SMAKA)Nga FLORA PECI (03.23.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - TRI PUNIME TË REJA NË VAJ TË PIKTORIT HELIDON HALITI (03.23.2015)
BËMAT E SHIK-ut I DËNUARI ME VDEKJE MBRON PERSEKUTORINNga IDRIZ ZEQIRAJ (03.23.2015)
16 VJET MË PARË - DEKLARATA E BILL CLINTONIT QË SHËNONTE FILLIMIN E FUSHATËS 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE NGA AJRI (03.23.2015)
DEBATI PËR MJEDISIN - NË KOSOVË MBI 200 MILIONË TONË MBETURINA INDUSTRIALE (03.23.2015)
ITALI - DY TË RINJ SHQIPTARË I JAPIN FUND JETËS DUKE U HEDHUR NGA LARTËSIA (03.23.2015)
NJERIUT IU KA ZGJATUR JETA NË ASPEKTIN E KOHËS, POR MVARËSIA ËSHTË BËRË E MADHE DHE E PADURUESHMEAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (03.22.2015)
DOKUMENT - 'RILINDJA DEMOKRATIKE' HARRON VITIN E RRËZIMIT TË DIKTATURËS (03.22.2015)
Në 80 vjetorin e vdekjesZËRI I ALEKSANDËR MOISIUT - SIPAS NJË DËSHMIE ORIGJINALENga Dr. SADIK ELSHANI, Filadelfia-SHBA (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]