E Enjte, 04.25.2024, 03:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

AMERIKANIA 'PILOTJA E VDEKJES' QË BOMBARDOI SERBINË PËR 200 ORË RRESHT! Nga BEQIR SINA, New York


E Martë, 03.24.2015, 09:54am (GMT+1)

Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë "bombarduese" amerikane e cila sot e 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzojë Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën "Majore", pilotja amerikane, Nicole Malachowski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si "Meritorious Service Medal", "Air Medal", "Air Force Commendation Medal", "Air Force Achievement Medal", si dhe medaljen "4th Fighter Wing"s", të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve. Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak "Pilotët e vdekjes". Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. "Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën". Pilotja amerikane, Malachowski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas. Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën "Major", por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French. Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, "Bubullima e zogut" (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë "F-15E", në skuadronin "494th Fighter Squadron", në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, "RAF Lakenheath". Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit "F-15" dhe "F-16". Nicole Malachowski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën "Major" dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore "Thunderbrids, që njihen ndryshe si "Pilotët e vdekjes" apo "Bubullima e zogut". Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Eksperienca

Malachowski u trajnua në bazën ushtarake "Columbus Air Force Base", në Misisipi, me fluturakët bombardues "F-15E" e më pas, në bazën Seymour Johnson Air Force Base në Karolinën ë Veriut. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me "Pilotët e vdekjes" (Thunderbird). Më tej, Nicole shërben në bazën RAF Lakenheath, në Angli dhe kthehet sërish në bazën, "Seymour Johnson Air Force Base" në Karolinën e Veriut. Ajo do të shërbejë si oficere edhe në bazën "Camp Red Cloud" në Korenë e Jugut. Nicole ka marrë pjesë në krejt fushatën e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe në Kosovë e Serbi, si dhe në operacionin "Liria e Irakut" (Operation Iraqi Freedom). Ajo shihet në SHBA si femra që ka bërë histori. Në muzeun e "Pionierëve të fluturimit", hapur në Washington D.C, asaj i është rezervuar një pavijon i veçantë me fotot, videoxhirimet, shkrimet dhe kujtimet e pilotes nga Britania e Madhe, Kosova e Iraku.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Veri Atlantike, NATO.

KUSH ËSHTË KJO PILOTE, BOMBARDUESE E SERBISË ?

Kosova, aty zë një vend të posaçëm, pasi atje pilotja amerikane ka kryer mëse 200 orë fluturime bombarduese gjatë fushatës së vitit 1999. Siç dihet, më 24 mars 1999, është edhe dita kur nisën sulmet ajrore kundër bazave ushtarake serbe në Kosovë dhe në territorin e Serbisë.

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me rastin e 16 vjetorit të 24 Marsit 1999 - PRESIDENTI AMERIKAN BILL CLINTON - NJË LUFTË E DREJTË DHE E DOMOSDOSHME (03.24.2015)
24 MARS 1999 - NATO FILLONTE 16 VJET MË PARË FUSHATËN 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE (03.24.2015)
Bëmat e SHIK-utBAZA FINANCUESE E SHIK-ut ËSHTË TËRËSISHT KRIMINALENga IDRIZ ZEQIRAJ (03.24.2015)
SHTYPI ÇEK PËR VRASJEN E CENO BEG KRYEZIUTNga LULZIM MJEKU (03.24.2015)
BASHKËFAJTORË DHE BASHKËVUAJTËS…Nga ILIR SECI (03.24.2015)
Nga cikli ( Pjesa VII)KASAPHANA ANTISHQIPTARE: “NACIONAL ÇLIRIMTARE”! 25 MARS 1945Nga FRITZ RADOVANI (03.23.2015)
PËRURIME TË VEPRËS “VIKTIMA”-AUTOR SAFET HADROVIQ (SHQIPËROI SMAJL SMAKA)Nga FLORA PECI (03.23.2015)
NGA ALBUMI I PIKTORIT - TRI PUNIME TË REJA NË VAJ TË PIKTORIT HELIDON HALITI (03.23.2015)
BËMAT E SHIK-ut I DËNUARI ME VDEKJE MBRON PERSEKUTORINNga IDRIZ ZEQIRAJ (03.23.2015)
16 VJET MË PARË - DEKLARATA E BILL CLINTONIT QË SHËNONTE FILLIMIN E FUSHATËS 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE NGA AJRI (03.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]