VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOLIDARIZOHUNI ME KËTË GRUA E NËNË QË KA NEVOJË PËR NDIHMËN E NJERIUT
E Mërkurë, 03.25.2015, 07:27am (GMT1)



Papa Françesku me rastin e vitit të tij të dytë si Papë shpalli Vitin e Jashtëzakonshëm të Shenjtë të Mëshirës.
"Jini të mëshirshëm, si Ati Qiellor": ky varg i shkëputur nga Ungjilli i Lukës,do t'i prijë Jubileut të jashtëzakonshëm të mëshirës, shpallur nga Papa Françesku. Viti Shenjtë do të hapet më 8 dhjetorin e ardhshëm e do të mbyllet më 20 nëntor 2016.

Kjo është një ftesë jo vetëm për besimtarët e mbarë botës, por gjithë njerëzimin, përfshi ne shqiptarëve që jemi bërë cinikë dhe të dhënë pas pasurisë dhe pasurimit të menjëhershëm, duke e kthyer në qëllim të jetës, ndërsa varfërohemi për çdo ditë e më shumë shpirtërisht.


Disa ditë më parë në Facebook, lexova mesazhin e një zonje të nderuar, një mësueseje pianoje e cila u gjendet në krah grave në nevojë, të cilat përballen me vështirësi të pafundme dhe janë të vetme, kur do te duhej të rrethoheshin nga njerëzit.

Po ua sjell mesazhin që na përcolli zonja Elsa Veizi dhe seicili prej nesh, nëse ndjen le të ndihmojë:

"Te dashur miq.Dua te ndaj me ju sonte nje histori qe me dhembi pa mase!

Nga takimet qe bej here pas here me gra qe i ka prekur "perbindshi i frikshem kancer",sot u takova me nje prej tyre. Merita, 50 vjeç. Nje grua te ciles i ka vdekur bashkeshorti, me dy vajza ne moshe te re e te papuna dhe ajo vete me nje asistence nga ato qesharaket. Nje grua, nje nene, e mbytur nga deshperimi dhe frika e tmershme qe te shkakton kjo semundje po lufton fuqishem dhe deshperueshem!....Nje ndjenje ligeshtimi me pushtoi zemren dhe zeri im i brendshem klithi fort nga dhimbja qe ndjeva ! Nje deshire e çmendur per te ndihmuar kete grua te mbeshtjelle nga mjerimi dhe dhimbja me zaptoi gjithe qenjen time!..O miqte e mij te mire, le te ndihmojme me sado pak kete grua,kete nene,kete jete.Asnjerit nga ne nuk i kushton gje te dhurojme diçka simbolike ne ndihme te nje jete e per t'i dhene force nje shpirti te drobitur per te fituar kete beteje te madhe qe ka perpara.....Falemderit qe ju kam miqte e mij te dashur, dhe munda te ndaj me ju dhimbjen time......

Nëse dëshironi të kontribuoni: Ndihmë për familjen e Meritës që vuan nga sëmundje e pashërueshme dhe është në gjëndje të vështirë financiare- EMRI: Elsa NINI, Banka Raifaisen ne Tirane, SWIFT CODE: SGSBALTX ; IBAN: AL52202111540000000001436529

ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.