E Enjte, 03.28.2024, 03:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
QENTË ENDACAKË - 24 ORË NË DITË NË 'SHËRBIM' TË QYTETARËVE TË KOSOVËS!
Nga FLORIM ZEQA

E Enjte, 03.26.2015, 07:37am (GMT+1)


Të gjithë ata që përcjellin emisionin humoristiko-politik WIKENDI, kanë pasur rastin të dëgjojnë intervistat me kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, madje të disa prej tyre edhe nga dy-tri herë. Në pyetjen e gazetarit humoristik: cili është orari i juaj i punës, në sa ora fillon dhe kur mbaron puna e juaj në komunë? Emërues i përbashkët pothuajse i të gjitha përgjigjeve të kryetarëve ishte: "24 orë jemi në shërbim të qytetarëve"!

Mirëpo, për kuriozitet asnjëri prejt tyre nuk e kishte specifikuar ndonjërin prej shërbimeve që ju ofrojnë qytetarëve mbrenda 24 orëve të "punës"!

Përkundër "përkushtimit kaq të madh të kryetarëve të komunave ndaj qytetarëve të tyre", të vetmit që janë "vigjilentë" nëpër komunat e Kosovës janë qent endacak, të cilët janë shëndrruar në një "ushtri vrastare" për qytetarët e vendit.

Vetëm nga muaji dhjetor i vitit të kaluar janë shënuar tri raste të rënda të sulmeve të qenëve endacak ndaj fëmijëve dhe nxënësve shkollor. Edhe pse 17 dhjetori i vitit të kaluar përfundoj me fatalitet, ku nga pasojat e kafshimit të qenëve endacak ndërroj djaloshi 7 vjeçar nga Fushë Kosova... i cili si pasojë e kushteve të rënda sociale në familje kishte dalë për të mbledhur kanaqe të cilat më pastaj i shiste për të fituar pak para sa për të mbijetuar me familjen e tij (rrëfimi i familjarëve).

Vdekja e këtij fëmije të pafajshëm nuk e tërhoqi vëmëndjen e opinionit politik në vend; nuk e di, mbase shkaku i koalicionit qeverisës apo pse fëmiu i përkiste njërit prej komuniteteve pakicë (romë) me pak ndikim në vend!

Rasti i dytë i sulmit të qenëve endacak ndaj fëmijëve ndodhi pas disa javësh (12 janar 2015-të) prap në Fushë Kosovë, në të njëjtin vend... kësaj radhe viktima ishte një vajzë 11 vjeçare e komunitetit shqiptar, e cila falë ndihmës të disa punonjësve që pastronin borën arrijnë ta nxjerrin të gjallë vajzën nga qenët e tërbuar.

Rasti i tretë, qoftë ky edhe i fundit në Kosovë, ndodhi në një lagje të qytetit të Ferizajit me 22 mars 2015, viktima prap një djalë i moshë 7 vjeçare (i komunitetit shqiptar), i cili edhe pse i shpëtoj më të keqës, nuk përfundoj pa pasoja të rënda trupore.

Nuk e di edhe sa raste të tjera duhet të ndodhin, që pushtetarët komunal dhe ata të nivelit më të lartë (qeveritarët) të vetëdijësohen për shkallën e lartë të rrezikut të jetëve të njerëzve (fëmijëve në radhë të parë) nga qenët endacak.

Fundja, është detyrë shtetërore mbrojtja e jetëve të njerëzve. Rreziku ekziston dhe është permanent dhe nuk po ndërmerret asnjë masë efektive nga organet shtetërore në parandalimin e këtij rreziku fatal për qytetarët.

Nuk mjafton vetëm të flitet për ndërtimin e "strehimoreve" për qentë, kur shteti nuk po është në gjendje të ndërtojë strehë (shtëpi) dhe të krijojë kushte për jetë normale për njerëzit!

Ndërmarrja e masave urgjente në eleminimin e "ekspeditave" vrastare të qenëve endacak do të thotë siguri dhe shpëtim i jetës së qytetarëve, në të kundërtën përgjegjësinë morale dhe ligjore e bartin organet kompetente komunale (shtetërore).

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOJ E BUKURA NGA AMERIKA(Me respekt për piloten amerikane Nicole Malachowski, e cila 200 orë bombardoi caqet serbe më 1999.)Poezi nga AGIM GASHI (03.25.2015)
KRYEPROKURORI I KROACISË TREGON - JA SI E BURGOSA IVO SANADERIN (03.25.2015)
SOLIDARIZOHUNI ME KËTË GRUA E NËNË QË KA NEVOJË PËR NDIHMËN E NJERIUT (03.25.2015)
SI MUND TË KËRKOHET NDRYSHIMI NGA MILIARDERËT!?Nga MERITA BEKTESHI (URBANO) (03.25.2015)
JA PSE ISA MUSTAFA U HAKMOR NDAJ LDK-së SË PRIZRENIT (03.25.2015)
AMERIKANIA 'PILOTJA E VDEKJES' QË BOMBARDOI SERBINË PËR 200 ORË RRESHT! Nga BEQIR SINA, New York (03.24.2015)
Me rastin e 16 vjetorit të 24 Marsit 1999 - PRESIDENTI AMERIKAN BILL CLINTON - NJË LUFTË E DREJTË DHE E DOMOSDOSHME (03.24.2015)
24 MARS 1999 - NATO FILLONTE 16 VJET MË PARË FUSHATËN 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE (03.24.2015)
Bëmat e SHIK-utBAZA FINANCUESE E SHIK-ut ËSHTË TËRËSISHT KRIMINALENga IDRIZ ZEQIRAJ (03.24.2015)
SHTYPI ÇEK PËR VRASJEN E CENO BEG KRYEZIUTNga LULZIM MJEKU (03.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]