VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FOTO ANTOLOGJI - WASHINGTON 1998 - SHQIPTARËT PARA SHTËPISË SË BARDHË BËNIN THIRRJE PËR SULME AJRORE KUNDËR SERBISË

E Enjte, 03.26.2015, 09:04am (GMT1)



Kjo është një foto e rrallë e bërë në vitin 1998, pak muaj para se NATO-ja të fillonte sulmet ajrore kundër Serbisë.

Këta shqiptarë, me pankarta në duar i ishin drejtuar Shtëpisë Bardhë në Washington, ku kërkonin ndihmë nga Amerika dhe bënin thirrje për sulme ajrore kundër Serbisë.

Disa muaj më vonë NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë.

Përkatësisht, më 24 mars të vitit 1999, nisën sulmet e NATO-s kundër Serbisë të cilat zgjatën 78 ditë.

Bombardimet përfunduan me miratimin rezolutës 1244 të KS. Ku rezultati i kësaj rezolute ishte largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, si dhe kthimin e mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe. /Zëri/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.