E Premte, 04.19.2024, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NDIHMA - NJË AKT HUMAN
Reportazh nga MIMOZA DAJÇI
Fotot nga EMANUEL MUSAJ

E Enjte, 03.26.2015, 07:09pm (GMT+1)


Mars 2015, New York

Ndihesh vërtetë mirë brenda vetes kur gjatë jetës tënde ke patur mundësi të bësh diçka të mirë, sado të vogël në dobi të dikujt që ka nevojë për mirësinë tënde. Një fenomen i tillë dashamirës u prek dukshëm pak ditë më parë në Bronx në rrugën e quajtur "Mother Teresa", ku emigrantë nga komunitete të ndryshme përfshi edhe shqiptarë u mblodhën për të sistemuar e paketuar materialet e grumbulluara që do të nisen në Shqipëri në zonat e përmbytura.

Njerëz të grup moshave të ndryshme pleq e fëmijë, të gjithë të proekupuar për të dhënë ndihmesën për popullsinë shqiptare në jug të vendit. Si bletët punëtore, në linjë zinxhir bëhej sistemimi e paketimi i rrobave e materialeve humanitare dhuratë nga banorët përreth New Yorkut e New Jersit.

Mbi 250 kuti kartoni të përmasave 16 me12 inch, u mbushën me rroba të palosura për gra, burra e fëmijë, lodra, përveç pakove me lodra e mjete didaktike që u sollën nga New Jersy, donacione të veprimtarit të njohur Gani Perolli. Ai dhuroi gjithashtu edhe një sasi biçikletash - scoter për fëmijë, ku mbi kutitë e tyre me gërma të mëdha shënuam se, tre nga këto biçikleta mundësisht tu dërgohen fëmijëve që humbën nënën e tyre nga kjo katastrofë natyrore në Novoselë të Pogradecit.

Ndihma dhe mbështetje ofruan Zyra e Governatorit në New York Andrew Como, Presidenti i Bashkisë Ruben Dias Jr, Senatori Jef Klain, Senatori Gustavo Rivera, Assamblyman Mark Gjonaj, Kordinatoria Ekzekutive e Zyrës së Assamblyman Mark Gjonaj - zonjusha Nathalia Fernandez, Lideri i Partisë Demokratike për Distriktin 80 në Brorx Joseph McManus, Konsulli James Vacca, Konsull Member Hon. Ritchie Torres, Allerton Ave, Morris Park Association, Apple Bank Pelham Parkwy, skenografi Astrit Tota, etj.

Edhe fëmijët, pjesëmarës në këtë aksion bamirës në Bronx, duke parë përkushtimin e prindërve përveshën mëngët e përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të përshpejtuar këtë proçes. Të qeshur e të gëzuar ecnin e vraponin nga njeri cep i sallës tek tjeri, vendi ku ndodheshin ndihmat, duke u ofruar ujë apo diçka tjetër më të rriturve.

Ndihmat u grumbulluan në hollin e një pallati ne Bronx. Edhe Emanueli, djali i vogël me aparatin fotografik në qafë bëri çudirat e veta, fotot e realizuara prej tij dolën qartë e bukur. Dukej tepër i ngarkuar, punë të cilën e kreu me sukses, dhe aparatin e shkrepte sa herë që ia kërkonte "profesioni si fotograf". Një qenush me emrin Fluffy sillej rrotull Anabellës e Danielit duke ia bërë më të këndshme atmosferën vogëlushëve. Fëmijët bënë foto me Fluffy-n, kujtim nga kjo ditë, ku do të nisnin lodra për bashkëmoshatarët në Shqipëri. Anabella gjashtë vjeçare piktorja e ardhshme së bashku me vëllain e saj të vogël Danielin e ledhatonin Fluffy-n, i jepnin diçka për të ngrënë, ndërsa ky i fundit kënaqej nën shoqërinë e tyre.

E tek i shikoje fëmijët ashtu gjithë zell e pasion mendja të shkonte tek puna mrekullueshme e prindërve për të edukuar tek ata ndjenjën e dashurisë e sakrificës pÄ“r këdo që është në hall. Pozitiviteti që transmetoi tek fëmijët ky mision human është shumë domethënës, pasi kultivon tek brezat e ardhshëm ndjenjën e atdhedashurisë e ndihmës reciproke. Jeta ka avantazhet e saj por edhe shumë të papritura, prandaj është e rëndësishme që këto nisma duhet të përkrahen e të gjejnë mbështetje të gjerë.
Drejtuesit kryesoë të organizatave Pelham Parkway Neighberhood Association, Shoqata Shqiptaro Amerikane "Duart e Hapura" dhe Organizata e Grave Hope & Peace" - Edth Blitzer, Aleks Nilaj e Mimoza Dajçi falenderuan vullnetarët, median, fëmijët e vegjël, si dhe bisnesmenin e palodhur Tony Musaj për drekën e shtruar me ushqime tradicionale shqiptare.

Sipas tyre këto ndihma vërtetë nuk do të mbyllin përfundimisht plagët e të mbijetuarve, por ata besojnë se solidarizimi është i dobishëm e do të lehtësojë sado pak dhimbjen e tyre.

Prania e Assamblyman Mark Gjonaj me stafin e tij, i gëzoi së tepërmi pjesëmarësit, i cili vlerësoi punën e ekipit organizativ e njerëzve të mirë që shpenzojnë kohën e tyre për kauza jetësore. Veprimtaria u mbulua nga mediat shqiptare dhe "Bronx Times".




MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SARANDË - ZBULOHET NJË PLANTACION I NËNDHESHËM KANABISI (03.26.2015)
SANDËR PROSI - MJEKU ME SHIKIM MAGJEPSËS QË U BË ARTIST I PAPËRSËRITSHËM (03.26.2015)
SHBA - 'THE SIMPSONS' I KUSHTON 10 MINUTA FLAMURIT DHE KULTURËS SHQIPTARE (03.26.2015)
FOTO ANTOLOGJI - WASHINGTON 1998 - SHQIPTARËT PARA SHTËPISË SË BARDHË BËNIN THIRRJE PËR SULME AJRORE KUNDËR SERBISË (03.26.2015)
KELLY FAMILY - KËNGA PËR FËMIJËT E KOSOVËS QË PËRLOTI MILIONA NJERËZ NË MBARË BOTËN (03.26.2015)
QENTË ENDACAKË - 24 ORË NË DITË NË 'SHËRBIM' TË QYTETARËVE TË KOSOVËS!Nga FLORIM ZEQA (03.26.2015)
MOJ E BUKURA NGA AMERIKA(Me respekt për piloten amerikane Nicole Malachowski, e cila 200 orë bombardoi caqet serbe më 1999.)Poezi nga AGIM GASHI (03.25.2015)
KRYEPROKURORI I KROACISË TREGON - JA SI E BURGOSA IVO SANADERIN (03.25.2015)
SOLIDARIZOHUNI ME KËTË GRUA E NËNË QË KA NEVOJË PËR NDIHMËN E NJERIUT (03.25.2015)
SI MUND TË KËRKOHET NDRYSHIMI NGA MILIARDERËT!?Nga MERITA BEKTESHI (URBANO) (03.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]