VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JANULLATOSI SHËRBËTOR BESNIK I GREQISË NË SHQIPËRI
Opinion nga RASIM BEBO

E Premte, 03.27.2015, 09:29am (GMT1)



    Hierarku ortodoks Janullatos, ka një detyrë të caktuar kishtare në ShqipÑ‘ri.  Ai e gjykoi se fronti më i mirë për t'i shërbyer Greqisë, do të ishte pikërisht qëndrimi në Shqipëri. Propozimi i kryeministrit grek për Z. Janullatos ishte një vlerësim i lartë për besnikërinë e tij ndaj Greqisë, sepse ai i ka kryer mirë detyrat në shërbim të kombit grek. Një karrierë 24 vjeçare kushtuar tërësisht atdheut të tij Greqisë, veçanërisht brenda territorit të Shqipërisë. Ai ka  miratuar një statut kishtar, ku nuk figuron kombësia shqiptare. Ka zhvlerësuar arritjet që klerikët e lartë shqiptarë si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi etj, vunë në themelet e kësaj kishe. Kohët e fundit Kryeministri grek Cipras shprehu hapur një të vërtetë të madhe: "Janullatosi ka punuar shumë për Greqinë..." Pra, ju zoti Kryeministër, jeni një besimtar ortodoks që i jeni futur në themel edhe tradhtisë kundër kombit shqiptare, duke inkurajuar Janullatosin, që punon këtu për Greqinë!...     

                                                                                  
Duke parë në një video, të kohës kur Janullatosi ka ardhur në krye te K. O. A. Sh. nuk ke se si të mos tronditesh dhe të ndjesh urrejtje, kur shqiptarët thërrisnin brenda në kishë duke thënë: "Jashtë Janullatosi, Jashtë Janullatosi!" Dhe më vonë këndojnë: "Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë!..." Atëherë  Janullatosi doli fshehtas jashtë, nga një deriçkë e kishës me kapobandën e priftërinjve të ardhur nga Athina dhe pak trutharët lakenj shqiptare që shoqëruan për në hotel Tirana, ku duke përplasur gotat kurorëzuan Janullatosin. A nuk është ky një mashtrim që punoi në dobi  të grekut? Si mos të flasim kundra kryepeshkopit që ka uzurpuar K. O. A. Sh.

Se si ju i jeni futur tradhtisë, mësojeni edhe nga historiani grek Nikolla Stavros që thotë: "Futja në dorë e kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shekullin e XX". (E. Y.).  Ndërsa ju na akuzoni se jemi, "kundër kryepeshkopit me etiketime të sëmura... plot urrejtje kundër Greqisë". Si mos të revoltohemi, kur Janullatosi ka deklaruar në gazetën greke "Kathemerini"  "Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, se feja e shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptarë". (E. Y.).     
                                                                      
Sa shpejtë iu përgjigj Kryeministri Edi Rama dhe ministërja e arsimit Lindita Nikolla, me bordin pro grek, më 28 tetor 2014, kur nxorën literaturën e Rilindasve Kombëtarë jashtë përdorimit nga shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme si dhe nga bibliotekat, po ashtu edhe të gjithë literaturën e Kosovës... FATKEQËSI KOMBËTARE!...     
              
Ju klerikë dhe disa lakej ortodoksë shqiptarë, po vazhdoni rrugën e gjyshërve dhe baballarëve tuaj që ndihmuan peshkopët grekë, si peshkop Karavangjelin e Kosturit, Jakovin e Durrësit, Dorotheun e Paramithisë dhe Fotin e Korçës, që Bajo Topulli ia numëroi në lule të ballit, si tradhtar i kombit. Këta peshkopë ndihmuan andartët grekë në raprezaljet e vitit 1912, 1913 dhe 1914 dhe më vonë. Spiunuan te komanda franceze rilindësin e shquar, Themistokli Gërmenjin dhe e pushkatuan. Më vonë qeveria Franceze kërkoi falje se spiuno-grekët e atëhershëm kishin shpifur për të. Sot ju nipat e tyre me devotshmëri ndihmoni Kolonelin Janullatosin. Këtij kryekleriku grek i vrasin sytë shtëpia e kulturës "Naim Frashëri" në Përmet dhe shtëpia muze e Themistokliut në Korçë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk zbatohen nga zyra e përmbarimit. Kisha ortodokse kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të instalojnë në Përmet neo-helenizimin. Janullatosi pretendon, se për "çështjet e Shenjta" nuk vlejnë ligjet e shtetit dhe as Kushtetuta. Kështu ai e ktheu shtëpinë e kulturës në kishë, pa përfillur asnjeri. Janullatosi shkoi në Përmet bëri meshën greqisht dhe e quajti pallatin e kulturës  "Naim Frashëri", "Kishë e Shën Mërisë së Pazarit". Dhe prej vitit 2009, pasi futi përkrahësit e tij fshehtas brenda mureve të pallatit të kulturës, filloi natën, si hajdut, të ndërtojë kishën me hov sa më të shpejtë, për ta bërë fakt të kryer.  Skandali tjetër në Korçë, shembet shtëpia e Themistokli Gërmenjit, më 11 gusht 2012,  dhe në mëngjes u gjet e rrënuar gurë mbi gurë "Shtëpia e Flamurit e ngritur më 8 dhjetor 1916". Besoj se s'ka vend për komente, se vetë ju jeni autorë të kapuçonëve të Zinj, që shkatërroni natën me buldozerë, si llumi i kombit në shërbim të grekut.                                    

Si është e mundur, kur kisha ka nxjerrë rreth 160 priftërinj për dy dekada dhe mos të zgjidhet një, për të zëvendësuar "të përkohshmin prift" që ka ardhur si uzurpator kishtar?  Por Janullatosi përdori dredhinë për justifikimin e qëndrimit të tij në atë detyrë, duke thënë: "Ne të përkohshëm jemi në këtë botë".  Mesa duket e quan veten të pazëvendësueshëm, në pritje për shenjtërim. Kështu Janullatosi ecën triumfalisht brenda kishës dhe shkel mbi eshtrat dhe gjakun e vëllezërve e motrave çamë, që s'i ka njohur kurrë. Janullatosi, nuk pranoi të bënte një meshë për masakrën e Çamërisë të kryer nga grekët dhe asnjë meshë për mbi 250 shqiptarë të vrarë nga policia greke.Por mbron gjeneralin famëkeq Napolon Zerva dhe genocidin e qeverisë greke të kryer karshi çamëve të pafajshëm. Nuk mjafton me kaq, Janullatosi, si person i parë në magjistraturën greke, arritën të njoftojnë OKB dhe BE se gjoja "Çamëria nuk ekziston" kurse qeverisë Shqiptare e Akdemisë së Shkencave, ua ka mbyllur gojën, si guvernator i Shqipërisë.Rreth tre çerek milioni shqiptarë që punojnë në Greqi, në punët më të ndyra dhe më të rënda, duke pastruar vendin nga pisllëku që i kishte mbuluar prej dembelizmit të tyre, duhej të konvertoheshin në grekë me emër ortodoks për të zënë punë. Sot Qeveria greke njohu 17.000 minoritarë të vjetër, që u lidhi  pensione, ndonëse nuk kanë punuar asnjë orë në Greqi. Edhe kur do të bëheshin zgjedhjet, para numërimit të popullatës, Janullatosi numëronte rreth 600.000 minoritare të ndryshëm. Por minoritetit grek i  doli  0.87%.  Sa gënjeshtër e madhe, për një kryepeshkop! Që mendohet për vlera të mëdha nga sahanlëpirësit shqiptarë.    
                                                                  
Nuk ka asnjë kishtar të madh, që nuk ka qënë më përpara atdhetarë i madh. Jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën. Emrat e mëdhenj të Kishës janë të lidhur me popullin dhe me kombin e tyre. (B. I.).  Ndërsa Janullatosi si armik i kombit shqiptar, deklaroi "për agjensinë Itar Tas të Moskës,  se NATO-ja po derdh gjak të pafajshëm serb, dhe nuk përmend lumenjtë e gjakut të shqiptarëve të Kosovës së masakruar.
 Pse Janullatosi dhe komuniteti ortodoks shqiptar ftoi kryepeshkopin serb Irenej në ceremonin e shënjtërimit të katedrales ortodokse në Tiranë?, kur ai ka thënë: "Kosova është dhe do të jetë sërbe".Si mundet që drejtuesit shqiptar, si Nishani, Rama, Meta, Basha,  marrin pjesë në këtë ceremoni dhe i puthin dorën Irinejt. Kush ua lejoi atyre të rinjve të valëvitnin flamurin serb  dhe të hidhnin parulla kundra shqiptarëve. Gazetari patriot shkruan: "Për kokat e shtetit që po shkombtarizojnë shqipërinë! Varrezat greke ndërtime pa lejen e popullit shqiptar! Janë damka e tradhëtarëve të kuvendit shqiptar dhe të krerëve të shitur tek  sllavo-greket". (A. V.).  Një ndër këta të shitur është ish presidenti Bamir Topi që e shpalli Janullatosin "Qytetar Nderi" i Tiranës e i Korçës dhe e dekoroi me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".     
                       
Kur renegati shqiptar, ish ministri i mbrojtjes Kiço Mustaqi, erdhi më 1997 për t'i vënë zjarrin Shqipërisë së Jugut me 400 andartë grekë, duke ngritur flamurin grek për gjatë rrjedhjes të lumit Vjosa si kufi me Greqinë, hovin ua preu vetëm Magdalena Ollbrajt, e cila ju tha: "Nëse ju pushtoni Shqipërinë e Jugut, ne nuk e ndalojmë Turqinë që t'u bjerë juvedhe qeveria turke u dha ultimatumin." Atëherë ju u kthyet prapa me kokën varur. As nuk arritët te lumi i Shkumbinit, si kufi që synonit.  
                        
Sipas diplomatit Ferdinanto Salleo, me 2 korrik 1914 "Dispozitat e Korfuzit" të kryeqyteteve evropiane ...urdhëruan largimin nga Shqipëria e Jugut, të forcave greke. ("Shqipëria gjashtë muaj mbretëri", bot.  2000,  f. 78). Por ju grekët u larguat prapë nga Shqipëria Jugut më 16 prill 1941, në kohën e Luftës Italo-greke, me ultimatumin e komandës gjermane. Është fatkeqësi, që ju stisni në ndërgjegjen e shqiptarëve ortodoks idenë për shenjtërimin e Shën Kozmait. Mësoni zotërinj, se Shën Kozmai është përpjekur për helenizimin e Shqipërisë dhe për këtë me plot të drejtë u ekzekutua nga drejtuesit shqiptarë të kohës.
Ne akuzojmë kryepeshkopin, se ndërton kisha të stilit grek, ka ndërtuar disa kisha me emrin e flamurtarit Verio-epirot Shën Kozmait, ndërron natën fshehurazi ikonostaset e kishave shqiptare me ato greke, vendos në themele të kishave gurë me shkrime greke. Pas 95 vjetësh funksionim i shkollës 9 vjeçare të Boboshticës, i është vënë dryni, që nxënësit të shkojnë te shkolla greke "Omiros" Homeri ndanë kufirit. Fëmijët shqiptarë të fshatrave për rreth Korçës, Boboshticës e Drenovës po mësojnë aty një të "vërtetë" të hidhur: që toka ku ata u lindën dhe po rriten është greke. Këto janë premisat e helenizmit që ndërton Janullatosi dhe shumë të tjera, për të cilat ai urrehet në Shqipëri.    
      
Sulltani turk i dha gradën "PASHA" Genadit të Ptriakanës dhe e ktheu për interes të tij në një shtet brenda shtetit turk, për këtë lexoni: (Edwin Jacques "Shqiptarët", f. 232).  Ne shqiptarët e kemi filluar të parët luftën me Turqinë dhe e lamë të fundit, kur ajo kapitulloi. Peshkopët greke u lidhën me kajmekamët e Turqisë kundër shqiptarëve të pabindur. Spiunët grekë, për çdo lëvizje shqiptare dhe përpjekje për mësimin e gjuhës shqipe, vinin në dijeni peshkopët dhe këta njoftonin kajmekamët turq. Në këtë kohë Koto Hoxhi u bë simbol i heronjve dhe i martirëve të shumtë kulturorë. Ai shprehej me entuziazëm: "Jo për kisha e as për xhami / po për mësim e qytetërim /do të vritemi për Shqipëri". Atë e arrestuan dhe e varrosën të gjallë në Xhedikulin famëkeq të Kryeqytetit turk.  Edwin Jacques, shkruan: "Sevasti Qiriazi e veshur si djalë, shkoi për të vizituar Koto Hoxhin në birucë:  Një vrimë e qelbur!  Një reze drite që zbriste nga një e çarë nga lart më ndihmoi të shquaja një figurë të mjeruar. Nuk munda ta dalloja dot nëse ishte njeri. Ai qëndronte i shtrirë mes një kapice me lecka mbi një rrasë guri, që shërbente si shtrat. Ishte Koto! Të gjitha aftësitë e tij mendore dukeshin të fikura. Pyeta veten: Është e mundur që në atë trup të mjerë e të frikshëm të jetojë shpirti i Kotos, udhëheqësit të madh shqiptar? "Tungjatjeta, Koto!"  Guxova, më në fund, ai filloi të mërmërisë, me një zë të hollë, që mezi dëgjohej, dhe pyeti: "Kush po më flet kështu? Duhet të jetë një zë qiellor, i dërguar nga Perëndia për t'i folur një fjalë të butë zëmrës time të plagosur". Pamja e tij ishte aq e mjeruar, sa që ndjeva lotë të nxehtë të më rridhnin nëpër faqe. Flokët i kishte të gjatë, mjekra i vinte deri në brez, kurse rrobat i ishin bërë zhele- zhele.  I fola mes ngashërimeve: Kam ardhur, o atë i dashur, të të sjell një fjalë kurajoje dhe të të rrëfej se, ndonëse të kanë hedhur në këtë birucë që të heqësh të zitë e ullirit, fara që t'i mbolle, ka lëshuar fryte të mbara. Shpirti yt jeton në zemrat e popullit tënd. Figura e leckosur u përgjigj:  "Po, ata më kanë lidhur trupin me zinxhirë, por shpirti im është i lirë. Dhe nuk ka torturë që të më ndalojë së thirruri: Jo! Nuk vdes Shqipëria! Së shpejti ajo do të jetë e bashkuar,  e pavarur dhe e lumtur.  ("Shqiptarë", bot, 1995, f. 325).
Pas 20 vjetëve, kur u kthye në Shqipëri renegati Kiço Mustaqi, në vend që ta çonin përpara skuadrës së pushkatimit, e priti Edi, Saliu, Fatosi, Janullatosi etj, me nderime dhe bankete. Në bisedë ndërmjet tyre, Kiçua mburri demokracinë greke dhe i vinte keq që ajo demokraci i mungonte Shqipërisë. Mësoni ju shokët e banketit: Po të aplikohej demokracia greke këtu në shqipëri, nuk dotë kishte ngelur këmbë minoriteti grek dhe as që do dëgjohej emri Dule,Tavo, Ksera, Janullatos etj.

    Rilindja e sjellë nga Edi Rama më 23 qershor 2013,  për t'i shërbyer më mirë Janullatosit, vendosi sekretarin e tij, Vangjel Dulen, nënkryetar të Parlamentit. Ky grek në krye të kuvendit shqiptar si "mëlçitë e qengjit në qafën e ujkut", u zgjua nga dremitja dhe i kërkoi presidentit Bujar Nishanit ta bënte Janullatosin nënshtetas shqiptar. Gazetarë të përmendur shqiptarë shkruajnë: "Nuk dyshojmë se Janullatosi dhe lobët antishqiptarë grekë mezi presin  që Janullatosi të bëhet qytetar shqiptar. Në fund të jetës, ose do vdesë nga natyra, ose do e vdesin interesat e lobëve grekë dhe pastaj do nxitojnë që ta kanunizojnë Shënjt me varr peleginazhi në kishën në zemër të Tiranës. Nga këndvështrimi grek, vija e Verioepirit nuk do të jetë aty ku është tani, po do të vijë deri në mes të Tiranës. Në raste festash fetare, vargu i autobuzëve nga Greqia do të marshojnë me flamurë grekë drejtë e në zemër të Tiranës.  Për këtë i duhet Vangjel Dules dhe interesave shoviniste greke, që Kryepeshkopit Janullatos t'i jepet nënshtetasia shiptare.  Atëherë gjithë bota do ta shikojë e do të bindet se hirësia Janullatos e mbylli jetën si një i shenjtë grek në tokën greke, në Tiranë. Kjo mund të ndodhë, nuk më çudit. Përderisa klasa politike që drejton vendin është e pamoralshme dhe pa fije identiteti kombëtar. ( S. GJ.).  
                                                           
Gazetari grek Takis Michas e nuhat një konflikt të ardhshëm. Le të imagjinojmë se kryeministri i Shqipërisë para gazetarëve shpall, se do të ngrejë kompensimin për pronat e çamëve dhe për krimet kundër popullatës civile dhe largimit të dhunshëm të tyre nga Greqia. A nuk do ta karakterizonim këtë akt si "skandaloz?" A nuk do ta kishim konsideruar se ky ishte një "provokim" ndaj Greqisë?... hedh dinamit tërë status-kuonë e pasluftës Ballkanike...  Michas thotë: Dëshironi konflikt?... Konfiktet i patë në shekullin e kaluar, në vitin 1914, 1941 dhe 1997. E mendoni se Shqipëria pas Kosovës vjen Epiri-Çamëria, Greqia që ua themeluan shqiptarët, te kufiri shtetëror i 1830  do të përfundojë...     

Rasim  Bebo Addison IL. USA mars 2015.

RASIM BEBO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.