VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'KAPJA' E LDK-së NGA KRYEMINISTRI I VENDIT!
Nga FLORIM ZEQA

E Shtunë, 03.28.2015, 11:02am (GMT1)


Atëherë kur ndodhi marrëveshja e papritur (e fshehtë) mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për qeverisjen e vendit pas bllokadës mbi pesë mujore, pata menduar se ky i fundit do ta ketë të vështirë gjetjen e ministrave dhe zv. ministrave mbrenda LDK-së, që do të pranonin të ulen bashk me ata që deri dje i quanin hajna, të korruptuar, kriminel, "kapës" të shtetit e çka jo tjetër.

Fjalën "kapës" e futa në thonjëza, për të mos u shprehur në gjuhën më popullore, që i bie shkërdhyesit e shtetit. Cilin variant ta marrim produkti na delë i njëjtë, uzurpator të shtetit, përfitues dhe shpërdorues të institucioneve shtetërore për interesa personale në dëmë të interesave të qytetarëve të vendit.

Mirëpo, shpresat e mia në vendosmërinë e të zgjedhurëve nga elektorati (deputetëve), kryesive të degëve të LDK-së dhe një pjese të antarësisë së gjerë të saj, shumë shpejtë u kthyen në iluzione!

Kryeministri i vetëzgjedhur, nuk e pati problem në vrapimin për zgjedhjen e 6-të ministrave, ngase kishte një konkurencë të paparë,...madje disa të pakënaqur me moszgjedhjen ministra u shëndrruan në "opozitar" të tij, të cilët kryeministri i quajti deputet të rrebeluar,...saqë për qetësimin e disave prej tyre u dasht të ndërmerrë masa stimuluese në parti!

Madje për habi, nuk e pati vështirë as në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, ku të gjithë shtyheshin me bërryla për t'i dalë përpara për t'i shtërnguar dorën si shenjë përkrahjeje për marrveshjen turpëruese me PDK-në.

Kryeministri, pasi i hypi "atit" (erdhi në pushtet), tek atëherë i shpalli (me vonesë të madhe) zgjedhjet e mbrendshme partiake. Nga ai moment, fillon "kartën" (lojën) tjetër përmes posteve të zv. ministrave për ruajtjën e primatit edhe në parti.

Vet akti i rishpalljes së pavarësisë nga ndërkombëtarët u quajt "SUI GENERIS", vërtetë po e tregojmë se jemi të tillë. Nga ai moment në Kosovën e "pavarur", fillojnë paradokset dhe skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e vendit.

Në cilin vend të shteteve demokratike të rajonit e mos të flasim për shtetet e Bashkimit Europian ndodhë që një qeveri të kalojë 100 ditëshin e saj pa kompletimin e stafit qeverisës!

Loja e kryeministrit me postet e zv.ministrave dhe stafit tjetër nga LDK-ja, po bëhet (në mënyrë të jashtligjshme) sipas teorive dhe metodave të kohëve të shkuara, me qëllimin e mbajtjes nën presion të Degëve të LDK-së deri në fund të procesit zgjedhor-mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor për rizgjedhjen e tij edhe një herë kryetar i saj në mënyrën me JO demokratike.

Ndaj këtij keqpërdorimi të pozitës zyrtare, si "kryeministër" i vendit, ishte dashtë të reagojë në radhë të parë partneri i koalicionit dhe deputetët opozitar në kuvend.
Të sqarohet arsyeja e mosbërjes publike të zv.ministrave si dhe mos plotësimi i stafit tjetër qeveritar nga LDK-ja! Këtë problem nës e nuk janë në gjendje ta zgjedhin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, atëherë ky, mbetët rast për Gjykatën Kushtetuese; ka apo nuk ka të drejtë kryeministri të veprojë në këtë mënyrë, ka "kapje apo çkapje" të shtetit ?!

Ashtu si "kapja" e shtetit nga pushtetarët e deritanishëm, po ndodhë "kapja" edhe më e tmerrshme e LDK-së nga lideri i saj, ku pos presionit psikologjik tek kryetarët e degëve, është duke shuar shpresat e elektoratit për ndryshime në kërtë parti.

Mosbërja zë e askujt për mbajtjen peng të posteve të zv.ministrave, siç duket më së shumti po u shkon për shtati partive të tjera, që janë duke pritur me padurim rizgjedhjen e kryetarit aktual dhe rënien e mëtutjeshme të LDK-së !
FLORIM ZEQA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.