VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUSH ËSHTË XHAFER DEVA - TË CILIT PO IA DJEGIN SHTËPINË NË MITROVICË

E Djelë, 03.29.2015, 08:48am (GMT1)


Këto ditë në Mitrovicë po digjet shtëpia muze (e pa mirëmbajtur fare) e Xhafer Devës. Po kush është Xhafer Deva. Lexojeni më poshtë:

Xhafer Deva (1904-1978) ishte nëpunës, dhe më vonë Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës tetor 1943 - qershor 1944.

Lindi nÑ‘ MitrovicÑ‘ më 21 shkurt 1904. Ishte djali i pestë, ndër shtatë djemtë e Ibrahim Agë Devës dhe Esmës nga familja Osmani. Ibrahim Deva, babai i Xhaferrit i lindur në Mitrovicë, por me prejardhje nga Gjakova, ishte pronar i një punishte druri. Origjinën familja e kishte nga Deva e Hasit.

Mësimet fillestare Xhaferi i kreu në Mitrovicë, dhe të mesmen në Selanik. Xhaferi është shkolluar në gjuhët: shqipe, serbisht, turqisht, gjermanisht. U shkollua në Stamboll në "Robert College" - shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara, që në gjuhën turke quhet: Ä°stanbul Amerikan Robert Lisesi, ku Deva mëson anglishten. Pas "Robert Kolexhit" në Stamboll, Xhaferr Deva vazhdoi studimet në Vienë ku kreu edhe studimet për inxhinieri.


Veprimtaria politike

Doli në skenë pas pushtimit të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene më 17 prill 1941, pÑ‘r organizimin e pushtetit nÑ‘ rajonin Mitrovicë-PodujevÑ‘-Vushtrri, pra nÑ‘ atÑ‘ pjesÑ‘ tÑ‘ KosovÑ‘s qÑ‘ ishte nÑ‘n pushtimin gjerman. I cilësuar si njeri i afërt me të Plotfuqishmin e Reich-ut në Europën Juglindore Hermann Neubacher, të cilit i kishte fituar besimin; themeloi administratën me nëpunës, agronomë, arsimtarë shqiptarë. Mendohet të ketë punuar pranë Abwehr, shërbimit informativ ushtarak gjerman për njëfarë kohe të pacaktuar.

Në bashkëpunim me Rexhep Krasniqin dhe Ernest Koliqin në kohën kur ishte ministër arsimi ky i fundit, hap shkolla shqipe në territoret shqiptare të ish-mbretërisë. NÑ‘ vitin 1943 ishte ndÑ‘r nismÑ‘tarÑ‘t kryesorÑ‘ pÑ‘r krijimin e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit". Neubacher e nisë për Tiranë, ku Deva merr postin e mininistrit të brendshëm. Kolonel Faik Quku e përshkruan:

"Ministri i Mbrendshëm Xhafer Deva, megjithse nuk e njihte Shqipnin, ishte i pajisun me cilësitë e ushtarit gjerman: i vendosun, guximtar, i veprimit, i disiplinuem dhe anmik i komunistave, por e ndiente veten si te paralizuem mes Kryeministrit Rexhep Mitrovica, që e konsideronte të sëmurë, dembel dhe të pavendosun dhe Kryetarit të Këshillit të Naltë, Mehdi Frashërit, që e konsideronte konfuz, pa program, njeri që nuk e mban fjalen dhe që u nënshtrohet ndërhymjeve ilegale... I pakënaqun prej punëve që nuk shkonin mirë dhe konfuzionit që ekzistonte, nga marsi i vitit 1944, Xhafer Deva mendon me u ba diktatori i Shqipnisë, gja që do t'ishte zgjidhja ma e përshtatshme, por që nuk realizohet, sepse e kundërshtojnë gjermanët. Si në fillim, kryesinë absolute të Mehdi Frashërit, ashtu edhe kësaj here, pushtetin diktatorial të Xhafer Devës, eksponentat kryesor të Ballit Kombëtar, e pranojshin... mendonte që me anën e ekzekutimeve me pastrue qytetet e Shqipnisë nga komunistat, tue fillue nga Tirana. Ky ka qenë edhe qëllimi kryesor i sjelljes në Shqipni të regjimentit "Kosova"".

Nga gjysma e dytÑ‘ e vitit 1944 dhe deri nÑ‘ mbarim tÑ‘ luftÑ‘s ishte kryetar i organizatës Lidhja e DytÑ‘ e Prizrenit dhe drejtoi qëndresën pÑ‘r tÑ‘ penguar futjen e trupave partizane jugosllave nÑ‘ KosovÑ‘. Mbasi trupat gjermane, që respektonin "pavarësinë relative" të shqiptarëve, u sulmuan nga anti-fashistët në operacionin ushtarak i dimrit.

Nazistët kërkuan zyrtarisht jo vetëm listat, po dhe grumbullimin e gjithë hebrenjve në një fushë përqendrimi. Mbështetur në burimet amerikane, sipas Sarner, dy përfaqësues të bashkësis hebraike në Shqipëri, duke përfshirë dhe hebrenjtë e deportuar prej vendeve të Europës Qendrore, që kishin gjetur këtë vend si strehë shpëtimi, Rafael Jakohel dhe Mateo Mathatia, duke qenë të vetëdijshëm se ky urdhër i nazistëve do të thoshte arrestim dhe shfarosje të gjithë bashkësisë ("Shoah"), iu drejtuan Mehdi Frashërit për ndihmë. "Ky i fundit i këshilloi ata që të takoheshin me ministrin e brendshëm Xhafer Deva, i cili njihej si anti-semit.

Shtëpia në flakë e Xhafer Devës në Mitrovicë

Ata shkuan të takonin me ministrin Deva, megjithëse e dinin rrezikun që u vinte rrotull nga ky takim. Të dy pranuan sfidën, duke u lënë familjeve lamtumirën përpara se të niseshin. Për çudinë e tyre, sedra nacionale e ministrit Deva doli më e fortë se anti-semitizmi i tij i njohur. Ai mori përsipër të kundërshtonte kërkesën e nazistëve. Deva ia doli që t'i bindte ata që të tërhiqeshin nga kërkesa për dorëzimin e listave të hebrenjve".

NÑ‘ vitin 1944 u emÑ‘rua MinistÑ‘r i PunÑ‘ve tÑ‘ Brendshme nÑ‘ qeverinÑ‘ kuislinge në TiranÑ‘s. Mbahet përgjegjës për masakrën e 4 shkurtit 1944. Në muajt e pranverës ngarkon një ndër krerët e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit", Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS "Skanderbeg" - emri i plotë zyrtar: 21. Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr.1).

Mërgimi

Pas mbarimit tÑ‘ luftÑ‘s shkoi nÑ‘ Austri në dhjetor të 1944, mandej në Itali, nga Italia në Egjipt më 1947; nga Egjipti në Damask të Sirisë në fund të 1947. Këtu filloi një aktivitet politik, sikurse botimi i gazetës "Bashkimi i Kombit" në vitin 1948, si zëdhënëse e parë e nacionalizmit shqiptar, pas Luftës II Botërore.

Këtu mundi të tubojë rreth vetës shumë bashkatdhetarë e patriotë, që kishin emigruar prej kohësh. Në vitin 1956, Xhafer Deva shkoi në Amerikë. Në fillim jetoi e punoi në New York, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku vendoset në Calavera Coubty, ku punoi si punëtor i thjeshtë në një punishte sharrash për lëndë druri, sikur që e kishte babai i tij, Ibrahimi, në Mitrovicë.

Aty nÑ‘ vitin 1966 rikrijoi organizatën "Lidhja e DytÑ‘ e Prizrenit në Mërgim", qÑ‘ propagandoi çlirimin e KosovÑ‘s e tÑ‘ trojeve tÑ‘ tjera shqiptare nÑ‘ Jugosllavi. E respektuar nga të gjitha organizatat nacionaliste shqiptare jashtë Atdheut; vërehet në krye të tubimeve politike shqiptare të udhëheqjes nacionaliste, në Aleksandri të Egjiptit, më 1949 dhe në Madrid më 1972; punon si kontabilist në Universitetin e Stanfordit, të qytetit Palo Alto të Kalifornisë, dhe referues në mbledhje të ndryshme akademike.

Deva poliglot i përsosur shtatë-tetë gjuhësh; Deva, kokën e të cilit e kërkoi kryeministri i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që e kërkuan edhe komunistët jugosllavë deri në vdekjen e tij; Deva udhëheqës klasik popullor, për të cilin, edhe sot, në Kosovë thuhet: "Në kohë të Xhafer Devës, në kohë të Shqipnisë".

Vdiq nÑ‘ vitin 1978 më 25 maj.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.