E Premte, 03.29.2024, 03:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ME ÇFARË STATUSI DO TË BISEDOJË ISA MUSTAFA ME VUÇIÇIN?
Nga PETRIT HALITI

E Hënë, 03.30.2015, 02:25pm (GMT+1)



Disa pyetje lindën vetiu pasi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, lëshoi në 26 mars "bombën diplomatike", se ai bashkë me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një bisede të përbashkët telefonike në mbrëmjen e një dite më parë, kishin vendosur se në të ardhmen do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta midis tyre për të gjitha problemet potenciale. Deklarata e Isa Mustafës shpjegon se: "Ekziston nevoja që Prishtina dhe Beogradi të mos dërgojnë në Bruksel çdo temë kontestuese, që kanë ndërmjet tyre. Të dyja palët kemi treguar vullnet, që çështjet e veçanta ose të paparashikuara t'i zgjidhim përmes bisedave dhe kontakteve të drejtpërdrejta".

Pyetja e parë është se me çfarë statusi do të shkojë Isa Mustafa në bisedime me Kryeministrin e Serbisë. Serbia nuk e njeh as Kosovën dhe as kryeministrin dhe qeverinë e saj dhe çdo ditë deklaron se nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, sepse e konsideron akoma provincë të vetën. Kryeministri i Serbisë e ka përcaktuar publikisht vijën e vet dhe qëndrimin në raport me drejtuesit e Kosovës, qëndrim që është i njohur gjatë gjithë historisë diplomatike të çështjes së Kosovës, që nga viti 1999. Agjencia zyrtare serbe "Tanjug", në njoftimin e saj në 26 mars për bisedën telefonike të Mustafës me Vuçiçin, komunikon se "kryeministri Aleksandër Vuçiç ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e administratës së përkohshme të Prishtinës, Isa Mustafa". Me një fjalë, Beogradi e konsideron Isa Mustafën si një drejtues të përkohshëm të administratës së përkohshme të Prishtinës, që është formulimi klasik serb për mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe mosnjohjen e institucioneve ekzekutive dhe legjislative të Kosovës, të dala nga zgjedhje demokratike, të konfirmuara ndërkombëtarisht.

Isa Mustafa vetë nuk është prononcuar deri tani se me çfarë statusi do të shkojë në bisedime me Kryeministrin e Serbisë. Me sa duket nuk është prononcuar, sepse as Vuçiçi nuk i ka premtuar ndonjë heqje dorë nga qëndrimi serb dhe as Mustafa vetë nuk është i bindur se Beogradi do ta ulë në tavolinë si kryeministër i shtetit të Kosovës.

Pyetja e dytë që lind, është nëse Isa Mustafa e ka plotfuqishmërinë, që të hapë bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë. Nuk ka informacion nëse kjo lëvizje është diskutuar në qeveri dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Hashim Thaçi, që është dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka dhënë dhe ai miratimin. Ajo për të cilën jemi të sigurt, është fakti se Isa Mustafa nuk ka marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës, gjë që është një konditë kushtetuese për hapjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Serbinë. Kuvendi i Kosovës është konsultuar dhe u ka dhënë mandatin kryeministrave të mëparshëm, si për bisedimet e zhvilluara me Serbinë me ndërmjetësimin e OKB-së për statusin e Kosovës, ashtu dhe për bisedimet e zhvilluara me Serbinë me ndërmjetësimin e BE në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk është dhënë ndonjë shpjegim përse tani u anashkalua Kuvendi, dhe nuk është sqaruar si mund të ndërmerret ky hap i bisedimeve të drejtpërdrejta, kur kjo lëvizje ka të bëjë me statusin e shtetit të Kosovës dhe me sovranitetin e institucioneve dhe përfaqësuesve të saj legjitimë.

Pyetja e tretë që bëhet, është se mbi çfarë arsyetimesh dhe shtytjesh Isa Mustafa mendon se ka ardhur koha dhe se ekziston nevoja, që të devijohen bisedimet me ndërmjetësinë e Bashkimit Europian në Bruksel dhe të kalohen në bisedime direkte të Kryeministrit të Serbisë me "kryeministrin e administratës së përkohshme të Prishtinës". Ky spostim mund të kthehet në një gabim fatal për dinamikën dhe rezultatin e bisedimeve dhe të marrëveshjeve të deritanishme të Kosovës me Serbinë, të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Serbia nuk i ka dashur ato bisedime në Bruksel dhe ka qenë detyruar t'i pranojë nën presionin e BE-së dhe të OKB-së. Dialogu mes dy vendeve me praninë e Bashkimit Europian është i pazëvendësueshëm në rrethanat aktuale të garniturës politike, që qeveris Serbinë dhe çdo shmangie e dialogut në Bruksel çon Kosovën në autogol diplomatik dhe strategjik. Qeveritarët e Prishtinës nuk duhet të harrojnë se Bashkimi Europian nuk është thjesht ndërmjetësi, por është udhëheqësi i dialogut dhe sidomos është garantuesi i marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara deri tani në Bruksel nga kryeministrat e Serbisë dhe të Kosovës. Është Bashkimi Europian forca që mund ta detyrojë Serbinë t'i zbatojë ato marrëveshje dhe ta çojë normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në marrëdhënie normale njohjeje mes dy shteteve sovrane. Duke devijuar bisedimet nga Brukseli në relacionin Serbi-Prishtinë, qeveritarët e Prishtinës i heqin Kosovës forumin, institucionin e vetëm diplomatik dhe organizatën e vetme ndërkombëtare, që mund të detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën, një kusht që i është vendosur Serbisë për anëtarësimin në BE. Vështirë që ndonjë mendje naive mund të pohojë se Beogradi do të jetë më tolerant me Prishtinën në bisedimet e veçuara dypalëshe sesa në bisedimet, që zhvillohen në Bruksel me praninë e BE.

Pyetja e katërt është nëse ka harruar Isa Mustafa dhe ata që e këshillojnë, se Kosova është ende një çështje ndërkombëtare dhe është faktori ndërkombëtar, NATO dhe BE, që ia garantojnë lirinë dhe pavarësinë e kërcënuar nga Serbia. Çështje ndërkombëtare do të thotë çështje mes dy shteteve sovrane, që nuk kanë marrëdhënie diplomatike. Lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj Kosova i ka arritur duke qenë çështje ndërkombëtare. Ndaj Serbia nuk ka dashur kurrë që Kosova të konsiderohet çështje ndërkombëtare, por ka tentuar gjithmonë ta mbyllë si një pazar mes metropolit dhe provincës brenda federatës serbe. Trajtimi si çështje ndërkombëtare mund të dalë jashtë konsideratës, kur Kosovën ta njohë si shtet të pavarur Serbia, dhe kur ta njohin të gjithë shtetet e BE-së dhe të NATO-s. Në çdo aspekt që ta analizosh, hapi i ndërmarrë nga Isa Mustafa shfaqet si një lëvizje e papjekur dhe e gabuar, dhe për më tepër dëmprurëse për interesat afatgjata të Kosovës. Beogradi gjithmonë ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta me Prishtinën, larg faktorit ndërkombëtar perëndimor, dhe ka insistuar që të devijohet dhe mënjanohet çdo monitorim dhe kujdes ndërkombëtar për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri i mëparshëm serb, Vojislav Koshtunica në mënyrë të përsëritur i ka bërë disa herë thirrje dhe ftesa presidentit Ibrahim Rugova për të zhvilluar bisedime dypalëshe dhe për të shmangur praninë dhe rolin e faktorit ndërkombëtar. Ibrahim Rugova i ka refuzuar gjithmonë këto kërkesa, sepse ato synonin të sanksiononin raportin mes metropolit dhe provincës. Para dhjetë vitesh, në prill të vitit 2005, presidenti serb Boris Tadiç i kërkoi Ibrahim Rugovës që të zhvillonin bisedime dypalëshe, në formatin e metropolit serb dhe provincës serbe. Ja çfarë deklaroi në atë kohë presidenti Rugova për kërkesën e Serbisë: "Unë nuk dua të bëj asgjë pa bashkësinë ndërkombëtare dhe bisedime të drejtpërdrejta politike me Beogradin janë të pamundura të zhvillohen". Vlen të kujtohet këtu se Rugova e mbajti këtë qëndrim, ndonëse në atë kohë, Komisioneri i BE për zgjerimin, Olli Rehn, doli në mbështetje të kërkesës së presidentit serb.

Unë shpresoj që memoria shtetërore në Prishtinë të funksionojë dhe Isa Mustafa të konsultohet me qëndrimet, që kanë mbajtur paraardhësit, aq më tepër që kanë qenë kryetarë të së njëjtës parti, që ai drejton sot. E bëri Rugova, kur Kosova nuk ishte shpallur shtet i pavarur dhe nuk e njihte asnjë shtet, si mund të veprojë ndryshe Isa Mustafa në vitin 2015, kur Kosovën e njohin 110 shtete të botës?

Edhe koha e zgjedhur për të shpallur lëvizjen e gabuar politike nga Isa Mustafa, është më e papërshtatshmja e mundshme. Është koha kur Serbia po lufton për hapjen e kapitujve të bisedimeve të saj të pranimit me BE-në dhe ku pengesa më e madhe është kapitulli, që detyron atë të njohë Kosovën. Por nëse Kosova bën gabimin fatal dhe devijon nga bisedimet e Brukselit dhe del me formatin e ngushtë direkt Serbi-Kosovë, kjo do të ishte një salvaxhent i pozitave diplomatike të Serbisë, e cila mund t'i paraqesë Bashkimit Europian argumentin se vetë shqiptarët po pranojnë statusin e provincës në të ashtuquajturat bisedime direkte.

Bisedimet në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin dhe garancinë e Bashkimit Europian, janë rruga e vetme dhe formati i vetëm, me të cilin mund të vazhdohet, dhe ku Kosova ka vendin si e barabartë me Serbinë dhe ku Kryeministri i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë në një dialog si kryeministra të dy shteteve sovrane, siç deklaroi Federika Mogerini në Prishtinë në 26 mars. Kalimi në një format dypalësh do të cenonte këtë sovranitet, këtë status ndërkombëtar të Kosovës dhe do të hapte rrugën për zhvillime negative të shtetësisë së Kosovës.

Çështjet e sovranitetit dhe të integritetit territorial, të pavarësisë dhe të statusit si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare të një shteti të pavarur, nuk mund të jenë objekt linjash telefonike, të vullnetshme ose të detyruara, të njërit apo tjetrit qeveritar, që rasti apo faktorë të njohur apo të panjohur, i kanë sjellë në drejtim të qeverisë. Isa Mustafa duhet të shmangë ato veprime, që krijojnë përshtypjen se nuk është shkëputur akoma nga kompleksi i një kryeministri të Kosovës, i emëruar nga Beogradi në vitet 1984-1988. Ai është tani kryeministri i një shteti të pavarur në vitin 2015, kryeministër i shtetit të Kosovës, populli i së cilës e pasuroi historinë tonë kombëtare me një provë tjetër të fenomenit mbarëkombëtar, që shqiptarët zakonisht zgjedhin udhëheqësit e gabuar.
PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË FYTYRË ENGJËLLORE, RREZATUESE, ME BUZËQESHJE PERFEKTE - E KUJT ËSHTË KJO FOTO? (03.30.2015)
AUTONOMISTËT DHE SHIK-ISTËT, KUNDËR FARKUT DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS!Nga FLORIM ZEQA (03.30.2015)
MOZAIK I VOGËL PËRJETIMESH DHE MEDITIMESHNga ATJON ZHITI (03.29.2015)
PO VETON SURROI PSE MERR TITULL NË KUKËSNga REXHEP SHAHU (03.29.2015)
KOSOVË - PUTHJA E ARIUT ARI DHE ARUSHËS RINA PO MAHNIT BOTËN (03.29.2015)
KUSH ËSHTË XHAFER DEVA - TË CILIT PO IA DJEGIN SHTËPINË NË MITROVICË (03.29.2015)
“HESHTJA” ASHT EDHE TRADHËTI !Nga FRITZ RADOVANI (03.29.2015)
Nderim në 90 vjetorin e vrasjes“BAJRAM CURR, O BAJRAM CURR, EMRI YT S’ HARROHET KURRË!...”Nga: Prof. MURAT GECAJ (03.29.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - NJË FOTO, NJË TABLO (VAJ), NJË PEIZAZH AKUAREL: NGA HELIDON HALITI (03.28.2015)
32 FOTO ANTOLOGJIKE - NËPËR HISTORINË DHE VISET SHQIPTARE (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]