VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

2 PRILL - DITA NDËRKOMBËTARE E AUTIZMIT

E Enjte, 04.02.2015, 04:07pm (GMT1)


Prindër, psikologë dhe terapistë nga Qëndra Rajonale për Autizmin bëhen pjesë aktive e fushatës ndërgjegjësuese në të gjitha ekranet dhe faqet e shtypit shqiptar. Histori dhe dëshmi njerëzore nga komuniteti autik sfidojnë stigmën dhe paragjykimet duke çuar peshë shpirtin e ndërgjegjies publike.


2 Prilli, dita ndërkombëtare për Autizmin preku në Shqipëri një ndjeshmëri të lartë si asnjëherë më parë. Pas 4 vjetësh punë intensive nga Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë, për herë të parë fushata ndërgjegjësuese për Autizmin pati si aleatin e saj më të fuqishëm median, e cila në mënyrë unanime ju bashkua sensibilizimit të mesazheve të kësaj dite.

Duke filluar që nga shtypi i ditës e deri tek formatet e ndryshme të emisioneve televizive e kronikave të edicioneve informative, prindër të fëmijëve autikë psikologë dhe terapistë, u bënë pjesë e kësaj fushate, duke sfiduar stigmën dhe paragjykimet, që deri më tani ishin pjesë e jetës së tyre familjare.

Nga një sondazh i kryer nga Fondacioni Fëmijët Shqiptar, mbi 13 ekrane televizive i kanë kushtuar çështjes së Autizmit rreth 80 minuta transmetim në formate dhe kohë të ndryshme duke u bërë kështu zëri i vetëm publik i asaj dite.

Televizionet kombëtare si Klan Tv, Top Chanell,TVSH, Vizion Plus, si dhe Ora Neës, Neës 24, Albanian Screen, ABC Neës, UFO Tv, Scan Tv, Top Neës , Channel 1, u përfshinë në një maratonë transmetimesh direkte që në orët e para të mëngjesit, me dëshmi nga prindër të fëmijëve me autizëm dhe me vlerësime nga psikologët më të mirë të fushës.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë shpërndan për mjekët dhe qytetarët informacion mbi Autizmin.

Krahas partneritetit me median, grupe të rinjsh të aktivizuar nga Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë, për disa ditë me rradhë, shpërndanë nëpër qendra shëndetësore, qendra tregtare të mëdha dhe ambjente publike të frekuentuara , fletëpalosje me informacion të pasur për Autizmin, me qëllim ndërgjegjësimin e nënave të reja për kapjen sa më shpejt të shenjave të këtij çrregullimi dhe orientimin e tyre për rrugët që duhet të ndjekin për ti ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre.

Fushata : NDRIÇO KREJT BLU !

Dita ndërkombëtare e Autizmit u finalizua në mbrëmje me fushatën "Ndriço krejt Blu"! Aktiviteti i organizuar solli për herë të parë në Shqipëri nismën tre vjeçare globale të Autism Speaks në Neë York, për të ndriçuar blu ndërtesat simbolike në vende të ndryshme të botës me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi autizmin dhe pasojat e tij tek individët, familjet dhe e gjithë shoqëria.Fondacioni Fëmijët Shqiptarë në prani të kryeministrit të Shqipërisë z.Sali Berisha, misionit të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, komunitetit të prindërve, specialistëve dhe mediave, e ndihmuar nga dora e Nikolës së vogël 8 vjeçare, ndezi në blu të gjithë Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë.

Nisma globale unike e iniciuar nga Organizata Autism Speaks "Ndriço krejt blu", bëri të mundur këtë vit që mbi 1000 godina me simbolikë të veçantë në mbarë botën të ndriçohen blu më 2 Prill, në shenjë solidariteti për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj çrregullimit të spektrit Autik, që vetëm këtë dekadë, sipas kësaj organizate është rritur me përmasa epidemike: 78% në krahasim me dekadën e kaluar.

Mbi DITËN BOTËRORE TË NDËRGJEGJËSIMIT MBI AUTIZMIN

Në 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara deklaroi 2 Prill si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, me qëllimin e tërheqjes te vëmëndjes botërore drejt autizmit, një çrregullim depërtues që prek dhjetëra milionë njerëz.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin hedh dritë mbi autizmin si një shqetësim shëndetësor global në rritje. Aktivitetet e 2 Prillit ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e njohurive botërore për krizën e autizmit dhe për të dhënë e shpërndarë informacion mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të hershëm. Gjithashtu, ne kete dite festohen talenti dhe aftësitë e veçanta te njerëzve me autizëm dhe thekson aktivitetet e komuniteteve përreth botës ku individët me autizëm dhe familjet e tyre mikëpriten ngrohtë.

Mbi AUTIZMIN

Autizmi është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar një grup kompleks crregullimesh në zhvillimin e trurit çrregullime të spektrit autik (ÇSA) shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike dhe të ambjentit. Këto çrregullime karakterizohen, në shkallë të ndryshme, nga mospranime sociale a të sjelljes, sikurse nga sjellje përsëritëse. Statistika te diteve te fundit vertetojne se përafërsisht 1 në 88 fëmijë në SHBA janë në spektrin autik dhe studimet tregojne që shifrat duhet të jenë thuajse të ngjashme në të gjithë botën. Një rritje 1000 për qind në 40 vitet që shkuan shpjegohet pjesërisht me përmirësimin e diagnostikimit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.