VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISTOGU NGUSHËLLOI MËRGIM MAVRAJN

E Djelë, 04.05.2015, 02:07pm (GMT1)



Për Mërgim Mavrajn, dita e djeshme ishte mjaft e vështirë. Futbollisti i kombëtares shqiptare ia dha lamtumirën e fundit babait të tij, së bashku me mijëra njerëz, që ishin mbledhur në Istog, në varrimin e të ndjerit, Mustafë Mavraj.

Ndër të tjera, në varrim ishin prezentë edhe zyrtarët e klubit të futbollit Istogu, futbollistët e Istogut dhe shumë anëtarë të tifozëve istogasi, Gjimmat. Gjithashtu, në varrim morën pjesë edhe drejtuesit e FC Prishtinës, drejtuesit e FFK-së, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe selektori i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi. /Zëri/
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.