VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VUK DRASHKOVIÇ - SERBIA JETON ME HISTORI TË FALSIFIKUAR
Drashkoviç: Po të kishte mençuri këtu, posaçërisht në Beograd, sepse fjala e Beogradit ishte kryesore dhe vendimtare, ne do të kishim hyrë në BE dhe NATO

E Hënë, 04.06.2015, 08:23am (GMT1)


 

Në një intervistë me Anadolu Agency, shkrimtari dhe kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç foli për "vrasjen e Jugosllavisë", dhe pasojat e saj, si dhe për rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, krimet e luftës të kryera nga serbët në ish-Jugosllavi, qëndrimi i Serbisë në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe realiteti lidhur me pavarësinë e Kosovës.

- "Vrasja e Jugosllavisë"-


Duke shpjeguar arsyet për "vrasjen e Jugosllavisë", Drashkoviç tha se përgjigja me fjalë të shkurta është në fjalinë e Ivo Andriçit, i cili i ka përdorur nga një mysliman i mençur, një plak i cili i kishte thënë "çdo gjysmë shekulli, këtu njerëzit e mençur heshtin, budallenjtë flasin, dhe të varfrit pasurohen" dhe shtoi:

"Ishte shumë i vogël për ata ky vend i madh, kështu që e thyen dhe e përçanë dhe tani ne të gjithë së bashku, qofshim anëtare të BE-së apo jo, jemi disa thupra të holla në mesin e erërave të mëdha, ndërsa sa ishim në Jugosllavi, kishim një shans për t'u bërë Amerika ballkanike sepse secili prej nesh në atë Jugosllavi mund të ishte serb, boshnjak apo kroat, mund të ishte ortodoks, katolik dhe musliman. Në këtë Jugosllavi të vogël, do ta them pak me ironi, kishte vend për Serbi të madhe, Kroaci të madhe, Bosnje të madhe dhe Slloveni të madhe. Tani ne jemi të varfër, të thyer dhe mbi të gjitha të helmuar nga urrejtja që ka gjasa të zgjasë edhe në shumë gjenerata të ardhshme".

Drashkoviç tha se Serbia "jeton me histori të falsifikuar" dhe se versioni serb i historisë, i imponuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, i cili nënkupton se Vatikani, Berlini dhe Amerika dëshiruan shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në fillim të viteve nëntëdhjetë nuk ishte i saktë dhe se "askush nuk luftoi për të shpëtuar këtë shtet të madh siç ka bërë Amerika".

"Po të kishte mençuri këtu, posaçërisht në Beograd, sepse fjala e Beogradit ishte kryesore dhe vendimtare, ne do të kishim hyrë në BE dhe NATO, Jugosllavia kurrë nuk do të shpërbëhej, sot do të ishim rreth 30 milion dhe do të ishim një nga anëtarët kryesor të BE-së", shprehu Drashkoviq mendimet e tij.

Duke theksuar se tre popuj u shtynë në fatkeqësi, "që gjuha e njëjtë të vret gjuhën e njëjtë, fqinji të vret fqinjin e vet, ndaj të vret nipat" dhe se në fillimi të viteve nëntëdhjetë në Jugosllavi kishte shtatë milion e gjysmë njerëz të lindur nga martesa të përziera, Drashkoviç tha se ne akoma nuk kemi menduar se çfarë fatkeqësie na ka gjetur dhe shtoi: "Pastaj vjen shkresa nga Amerika, mbërrin lajmi nga Amerika se është nënshkruar paqja. Për herë të parë në historinë e luftës, me sa di unë, të gjitha palët hodhën armët. Më asnjë plumb nuk u dëgjua, që do të thotë se këta njerëz të pafat që shtinë në njëri tjetrin, e bënin jashtë dëshirës së tyre. Dhe kur u erdhi urdhri të mos e bëjnë këtë, ata nga gëzimi ndërprenë përleshjet sepse kuptuan se kjo është një luftë e pakuptimtë, brutale dhe vetëvrasëse".

- Rrëzimi i Millosheviçit-

Si president i partisë më të madhe opozitare të atëhershme, Drashkoviç më 9 mars të vitit 1991, udhëhoqi demonstratat e para të mëdha kundër regjimit të Millosheviqit, për të cilat tha se janë "përpjekje për të mbyllur fabrikën e vdekjes, që ishte televizioni i Sllobodan Millosheviqit".

"Ajo tekstualisht bënte shpëlarje të trurit, njerëzit u bënë jonormal pas duke parë këto pamje të montuar në televizion dhe nxitjes së urrejtjes dhe ne kërkuam rrëzimin e 'TV Bastilles' që ishte një terr i së vërtetës", Drashkoviç tha, duke shtuar se tani ka nga ata që mendojnë se atë ditë në Beograd, duke pasur parasysh se kishte rreth 100.000 njerëz, duhej të ndodhte Bukureshti serb.

"Për fat të keq këtu situata ishte krejt ndryshe, në Rumani, shumica e njerëzve ishin kundër Çausheskut, ndërsa në Serbi në atë kohë tre të katërtat e njerëzve ishin me Sllobodan Millosheviçin, njerëzit akoma nuk e dinin se çfarë qëllimesh ka dhe çfarë planesh të përgjakshme ka dhe rreth copëtimit të vendi dhe gjithçka tjetër. Sa për serbët, në anën tjetër të Drinit, unë mendoj se në gishtat e dy duarve mund ti numëronim ata që mbështesnin Millosheviçin. Në sheshin, në qendër të Beogradit, më 9 mars '91. Udhëhoqa heretikët, njëqind mijë, të cilët në Sllobodan Millosheviçin panë fatkeqësinë më të madhe, dhe ai kundër nesh, të paarmatosur dërgoi gjithë fuqinë që kishte", tha Drashkoviç.

Pasi këtyre demonstratave u shkarkua redaktor i televizionit, Ministri i Policisë dhe gjithë të arrestuarit duhej liruar nga burgu, sipas Drashkoviqit, kjo ishte fitorja maksimale e arritur. Siç tha ai se dy muajt e ardhshëm në televizion raportohej lirë dhe funksiononte normalisht, por Millosheviçi e përdori këtë " 'Time out' për tu përgatitur ma mirë dhe solli mjeshtër më të mëdhenj të gënjeshtrave".

"Ne vazhduam të luftojmë. Tani kuptojnë njerëzit në Bosnje që Serbia nuk është ashtu siç e mendonin, Serbia agresore. Unë kam udhëhequr këtu, gjithë këto vite, protesta kundër luftës, krimeve të luftës, spastrimit etnik, kryesisht Krimet serbe. Kemi mbajtur zi për Sarajevën, për shkak të bombardimit dhe vrasjes së saj".

Ai u shpreh se mendoj se ne ndoshta kemi shpëtuar ndërgjegjen, shpirtin e Serbisë, dhe popullit serb, dhe demonstruam kundër Millosheviçit për tre muaj në të gjithë Serbinë dhe ai në fund ra pikërisht nga goditja e këtij rebelimi", ka thënë Drashkoviq dhe shtoi: "Nuk ishte Serbia Millosheviçi. Por ata që vrarë në emër të Serbisë, gjithashtu ishin Serbia. Do të ishte mirë nëse mund të themi atë që s'është e vërtetë, që ata monstrum të cilët ekzekutuan pesë apo gjashtë djelmosha musliman, ndërsa ata paraprakisht spërkaten me ujin e shenjtë nga Prifti serb dhe u jepen bekime, fare të mos ishin serb, por edhe ata janë serb".

- Krimet të mos justifikohen me krime-

Duke komentuar deklaratën e tij të fundit, se gjatë bombardimit të Sarajevës gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në ish-Jugosllavi, janë vrarë më shumë civilë se në Serbi gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999, Drashkoviç tha se ky është "një fakt i njohur", dhe se këtë nuk duan ta dëgjojnë në Serbi, ata mbajnë qëndrimin për të mos pranuar se edhe pala serbe ka kryer krime, edhe atë krime të mëdha.

Drashkoviç theksoi se duket që Millosheviçi fatkeqësinë më të madhe ua shkaktoi pikërisht serbëve, ofendoi historinë serbe dhe i shpjegoi: "Ia doli (Slobodan Millosheviçi) që njerëzit të cilët në Luftën e Dytë Botërore me të vërtetë ishin viktimë e holokaustit të madh, të cilat i kryen ushtarët kroat mbi ta, pesëdhjetë vjet më vonë botës t'ia paraqesë si popull xhelat. Kohët e fundit deri sa isha në New York, përjetova traumë, një shofer taksie me origjinë nga Gana, më pyeti nga vij, thashë, nga Serbia, ai bërtiti: 'Serbia - Srebrenica', Ja këtë na e bëri Sllobodan Millosheviçi dhe dikush që asgjë njerëzore nuk ka në vete, kush ka pak mendje nuk mund këtë ta mohojë, as ai, as krime tjera nuk e ulin dhe as që mund të justifikohen me krimet tjera të bëra ndaj Serbëve".

I pyetur nëse vizita e Srebrenicës në përvjetorin e 20-të të ndonjë zyrtari të lartë serb, ku deri më tani ishte vetëm Boris Tadiçi për ti nderuar viktimat e gjenocidit, do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve, kur është fjala për këtë pjesë të së kaluarës që ne ndajmë, Drashkoviç theksoi se të gjitha këto janë raste individuale, dhe se jemi shumë larg nga ajo.

Duke folur, që pas krimit më të madh në historinë e botës, i kryer në emër të një kombi, në emër të kombit gjerman, pas bashkimit të Gjermanisë, në afërsi të ndërtesës së re të Bndestagut, është ngritur Përkujtimore e Holokaustit dhe tani se çdo deputet gjerman kur shikon nga dritarja, e sheh Memorialin, i cili e përkujton në një krim të madh, të kryer nga disa gjerman në emër të popullit gjerman, Drashkoviç tha: "Tani imagjinoni që gjermanët të jenë model, kështu që nën dritaret e parlamentit serb të jetë Memoriali i Srebrenicës, ndërsa nën dritaret e parlamentit kroat të jetë ai memoriali i Jasenovacit ose nën dritaret e Parlamentit të Bosnjës të jetë Memoriali i të vrarëve në minierën 'Rozhan' në vitin 1941 në Hercegovinë, ku disa mijëra njerëz u masakruan, kjo do të thotë që ne më në fund jemi ngopur nga krimi. Të gjithë. Por ne jemi larg nga ajo, larg".


- Në Serbi asnjëherë nuk është thënë që të respektohet Tribunali i Hagës-


Duke folur për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Serbisë të Hagës, Drashkoviç theksoi se ky bashkëpunim ka pasur fazat e saja, por se "kurrë nuk ka pas propaganda që të thuhet se shkuarja në Hagë është detyrim dhe ne e respektojmë këtë gjykatë, po të mos ishte ne do ti gjykonim për shkak nesh dhe fëmijëve tanë për shkak të viktimave të pafajshme".

Duke komentuar nëse paraqitjet publike të akuzuarit të Hagës, Vojislav Sheshelj mund të dëmtojnë marrëdhëniet në rajon, Drashkoviç tha: "Kur ky njeri u lirua nga Haga për arsye njerëzore, që të shërohet, unë si njëri më ka gëzuar ky fakt, pasi që bëhet fjalë për kancer, ndërsa këtu ulërinin se ky vendim është bërë pikërisht për të rrëzuar qeverinë e Serbisë. Tani, kur të vijë vendimi që personi i njëjtë të kthehet në Hagë, përsëri histeri se bëhet fjalë për rrënimin e qeverisë serbe".

- Viktimat e shpëlarjes së trurit-


Duke pasur parasysh se është njëri nga të parët dhe të paktët në Serbi i cili tha se duhet të pranojmë realitetin rreth Kosovës, Drashkoviç duke shpjeguar këtë tha se: "nuk lejon të bëhet viktimë e 'shpëlarjes së trurit'" dhe se Kosovën tani më e kanë njohur shumica dërrmuese e vendeve anëtare të OKB-së, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe se ky numër nuk do të ulet, por vetëm do të rritet dhe shtoi: "Nuk dua të bëhem njëri nga ata që e mohojnë këtë realitet. Ju mund të ndiheni të dëshpëruar kjo është kështu, por nuk mund ta mohoni se kjo realisht është kështu. Nuk duhet të ndodh njohja zyrtare të Kosovës nga Beogradi, askush nuk e kërkon këtë. Ta pranojmë realitetin dhe të krijojmë një normalizim të plotë absolut të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, në mes të serbëve dhe shqiptarëve".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.