E Premte, 03.29.2024, 10:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Nëntëdhjetë vjet nga vrasja e luftëtarit
BAJRAM CURRI - HEROI QË U VRA NGA FORCAT E SHTETIT PËR TË CILIN LUFTOI
Ai ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës

E Hënë, 04.06.2015, 03:20pm (GMT+1)



Në fund të marsit të viti 1925, konkretisht 90 vjet më parë, në një shpellë të Dragobisë gjendet i vdekur një nga heronjtë më të njohur të rezistencë antiosmane dhe antisllave, Bajram Curri. Një përvjetor, i cili pothuajse kaloi në heshtje nga institucione shkencore. Edhe pse historiografia zyrtare shqiptare thotë se Bajram Curri i dha fund jetës vetë i rrethuar nga forcat qeveritare, pikërisht për të mos rënë në duart e tyre, ende ngrihen dyshime rreth vdekjes së tij. Ndonëse kohëve të fundit vijnë dëshmi nga arkivat shqiptare rreth "˜betejës" së Shtetit Shqiptar dhe Bajram Currit në Verilindje të vendit Shqipërisë. Në fakt, Bajram Curri ishte ndër të paktë anëtarë të Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës dhe kundërshtar i Zogut, që kishte vendosur të mos largohet nga vendi, por të vazhdojë rezistencën brenda territorit shqiptar. Për shumë historianë konflikti mes prijësve shqiptarë për të marrë qeverisjen e Shqipërisë deri në vitin 1924, kur Ahmet Zogu përfundimisht konsolidoi pushtin e tij, dhe eliminimi fizik i kundërshtarëve ishte i ashpër. Duke u përcjellë me tronditje të mëdha saqë jo pak herë rrezikonin edhe vetë ekzistencën e shtetit, si lëvizja e Haxhi Qamilit, pastaj ajo Esadiste dhe më kryesori konflikti mes Zogut dhe ushtarëve të tij në njërën anë dhe Nolit e njerëzve të tij në anën tjetër. Po cili ishte roli i Bajram Currit në këto zhvillimi. Sipas historianëve Curri, i cili u bashkua në Lëvizjen Kombëtare që nga viti 1900-ta luajti një rol të rëndësishme në drejtimin kryengritësve antiosmanë dhe antiserbë në trevën e Kosovës dhe në Shqipërinë Veriore. Ai ishte një anëtar i devotshëm i Komitetit të Kosovës dhe një pjesëtar besnik i rrymës Përparimtare Demokratike në krye me Nolin, një antizogist i përbetuar, i cili si shumë patriotë të mëdhenj që luftuan për shtetin shqiptar, u vra nga forcat e atij shteti, pikërisht për shkaqe ideologjike.

Antiesadisti i tmerrshëm

Në një prononcim për "Kosova Sot", historiani Xheladin Shala, tha se Bajram Curri ishte ndër tribunët e lëvizjes kombëtare shqiptare, i cili nga viti 1900 bashkohet me lëvizjen kombëtare me në krye me Hasan Prishtinën, duke marrë pjesë aktive në kryengritje dhe organizimin e tyre. Sipas tij, Curri ishte në Takime të Junikut përkrah Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, dhe ishte ndër komandantët e parë që me forcat e tij hyri në Shkup, së bashku me forcat e Zefit të Vogël dhe ato të Hasan Hysen Budakovës. Që nga ajo kohë, ka thënë Shala, Bajram Curri ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës. Shala ka theksuar se Curri kishte planifikuar të merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës për shpalljen e pavarësisë, por i rrethuar nga forcat e Aleancës Ballkanike sllave në Krasniqe, nuk pati mundësi të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës. Megjithatë, sipas Shalës, ai mbetet një nga pjesëmarrësit aktivë dhe udhëheqësi i kryengritjeve në Kosovë dhe në Shqipëri kundër pushtuesve serbë. "Ai ishte një pjesëmarrës aktiv i kryengritjeve të shtator -tetorit të 1913 së bashku me Hasan Prishtinën, Dedë Gjo Lulin, Bajram Daklanin, Mehmet Shpendin etj., që ishte kryengritja e parë kundër vendimeve të padrejta të Konferencës së ambasadorëve në Londër", ka thënë Shala, duke shtuar se, mbi të gjitha, Bajram Curri ka merita më të mëdha për zhbërjen e lëvizjes Esadiste dhe në shtypjen apo shkatërrimin e lëvizjes Esadiste më 1920, lëvizje që, siç dihet, ishte në dëm të interesave shtetërore të Shqipërisë.

Curri, viktimë e përplasjeve ideologjike

Problemet me të cilat u ballafaqua shteti shqiptar pas pavarësisë ishin të mëdha. Zhvillime të shumta, duke u nisur nga kryengritjet antiserbe, ballafaqimet e ndryshme mes grupeve ideologjike, në Shqipëri, siç ishte kryengritja e Haxhi Qamilit, pastaj lëvizja e Esadistëve, tronditën shtetin e brishtë shqiptar. "Ishte kohë që hëngri shumë koka patriotësh", tha Shala, duke shtuar se konflikti më i madh erdhi mes rrymës ideologjike të Zogut dhe asaj të Nolit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, që solli edhe tronditjen e shtetit shqiptar. Pas revolucionit të Qershorit dhe kthimit triumfues të Zogut, i cili për të rimarrë pushtetin nisi asgjësimin e kundërshtarëve të tij politikë, veçmas pjesëtarëve të Komitetit të Kosovës, pjesë e së cilit ishte edhe Bajram Curri. "E ka pasur si mision nga Beogradi, por edhe fuqitë e tjera evropiane, që për ta mbajtur pushtetin është dashur që të në radhë të parë të eliminojë Komitetin e Kosovës, në krye me Hoxha Kadri Prishtinën, nga ku ndodhën një varg ndjekjesh të anëtarëve të saj dhe vrasje të patriotëve që luftonin për Kosovën", ka thënë ai.

 Lufta për çlirimin e Kosovës

Edhe historiani Lush Culaj ka thënë se vrasja e Bajram Currit më shumë erdhi si përplase ideologjike që mbretëronte në atë kohë në shtetin shqiptar sesa diçka tjetër. Ai ka thënë se janë të njohura përplasjet ideologjike të asaj kohe dhe këmbëngulja e nacionalistëve shqiptarë që për çlirimin e Kosovës të luftohet në çfarëdo mënyre dhe forme, duke mos pyetur fare për mundësitë reale të shtetit shqiptar që, sipas tij, solli edhe përplasje mes nacionalistëve. "Nacionalistët e Kosovës kërkonin me ngulm që të luftohet në çfarëdo forme për çlirimin e Kosovës, kurse ata të Shqipërisë mendonin se në radhë të parë duhet të forcohet Shqipëria si shtet që të ketë një luks, që pastaj të shikohen mundësitë që të luftohet për "Kosovë", ka thënë Culaj, duke shtuar se realisht nacionalistët kosovarë problemin e Kosovës e shihnin me ndjenja dhe me zemrë, pa shikuar se çfarë mund të bëjë shteti shqiptar për Kosovën dhe këtu, ka vazhduar ai, ishin kontradikta më të mëdha në mes të nacionalistëve shqiptarë të Kosovës në krye me Hasan Prishtinën, në njërën, dhe atyre nga Shqipëria, qoftë Zogu apo Noli. "Në fakt, trumbetohet se Bajram Curri është vrarë nga forcat e Zogut, por realisht këto më tepër ishin konfrontime në mes të ideologjive se sa diçka tjetër", ka thënë historiani Culaj.

(Kosova Sot)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MJEGULLA E DENDUR FSHEH DRITËNNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected]) (04.06.2015)
SI TË LIROHEMI NGA UZURPATORËT E SHTETITNga FLORIM ZEQA (04.06.2015)
MASAKRA E 5 PRILLIT - FLET I MBIJETUARI DHE BANORËT E RREZALLËS (04.06.2015)
VUK DRASHKOVIÇ - SERBIA JETON ME HISTORI TË FALSIFIKUARDrashkoviç: Po të kishte mençuri këtu, posaçërisht në Beograd, sepse fjala e Beogradit ishte kryesore dhe vendimtare, ne do të kishim hyrë në BE dhe NATO (04.06.2015)
MATURANTI FRANÇESKO SHEHU NGA GJIMNAZI 'ISMAIL QEMALI' I TIRANËS TRIUMFON NË OLIMPIADËN BOTËRORE PËR PAQE (04.06.2015)
GJON PALI II - FRAGMENTE NGA 'TRIPTIKU ROMAK' (04.05.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - HELIDON HALITI MERR PJESË ME TRI AKUARELE NË BIENALEN 2015 TË TORINOS (04.05.2015)
ISTOGU NGUSHËLLOI MËRGIM MAVRAJN (04.05.2015)
LUGINA E PRESHEVËS - COPËZA DHIMBJEJE NGA VENDLINDJA E XHEMAIL XHEMËSNga VEHBI BAJRAMI (04.03.2015)
Para 16 viteshDJEGIA PËR SË GJALLI E NANËS, VËLLAIT, DY DJEMVE TË MIXHËS, SI DHE KUNATËS SIMENga XHEVAT REXHAJ (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]