VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POLITIKANËT TANË ME DECENIE NUK QENË NË GJENDJE QË POPULLIT T'I SIGUROJNË NJË JETË NORMALE
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Hënë, 04.06.2015, 10:06pm (GMT1)


Në çdo vend demokratik të botës pushtetarët friksohen nga populli , kurse tek ne po ndodhe e kunderta. Kështu ishte deri me tash, edhe pse ka do levizje pozitive ne ketë drejtim. Njerëzit kan filluar pak me lirshem të flasin kunder dukurive negative dhe bartësve të tyre . Populli pak gjë bëri që keqberësit politik ti largoi nga skena politike .Ne këtë krizë globale ekonomike e cila në vendet në tranzicion edhe më shumë po theksohet, e gjithë problematika e kësaj qendron së kjo klasë politike nuk është e interesuar për ndryshim pozitiv të gjendjës, veq për qdo ditë po na bombardojnë me fjalë të mira dhe punë të vogla .

Kjo klasë politike çdo ditë po i provokojne ndenjat edhe ashtu të topitura të qyetetarve të lodhur ekonomikisht .Gadi të gjitha pushteteve të pasluftës u mungoi përgjegjësia politike.Nuk ka gjë me tragjike për rininë tonë e cila pret para sportelave të enteve për inkuadrim me vite për ta gjetur një punë, kurse këta pushtetaret tanë i kan nga dy apo tri punë e ndoshta edhe më shumë.A ka gjë me keq se njeriu me një pagë të ndihmës sociale nuk është në gjendje ti sigurojë as gjerat elementare për jetës, e mos të flasim për atë gategori e cila nuk ka kurrfare të ardhurash. Por, njeriu i Kosovës sikur e ka pranuar kapitulimin para të keqës qe e ka katandisur.Prindërit në shtetet e zhvilluara nuk brengosen për të ardhmën e fëmijëve të tyre , kurse prindërit tanë janë të mbushur më gjithëfare stresesh, se si ta sigurojnë edhe bukën e gojës. Mocaniket e tyre në Perëndim gjithqka e kan të planifikuar, kurse tek ne asgjë nuk shkon si duhet.Politikanet tanë më decinie nuk qenë në gjendje që popullit ti sigurojnë një jetë normale .Me gjithqka nuk po ngjajmë në shtet demokratik.Po ngjajmë në një shtet autokratik me elemente të feudalizimit.Aq shumë po na mungon ndjenja e përgjegjesisë . Eshtë instaluar një sisitem që vlenë më shumë për ata të cilat janë në pushtet se sa për qytetarët, prandaj nuk kemi qka të presim së do të bëhët mirë edhe për shumë kohë.

Nese nuk largohet kjo kastë politike , Kosova do të mbetet vendi më i izoluar i Evropës.Na mbushën kokën më përrralla për fëmijë së do të bëhët mirë, së ketë vit apo tjetrin do të kemi liberalizimin e vizave, së në këtë vit do të inkuadrohemi në këtë organizem evropian dhe broqkulla të tjera . Humanisti gjerman Rupert Neudeck ne një intervistë deklaroi se" politikanët e Kosovës janë kriminelë"!. Rupert Neudeck, bashkë-themelues i Komitetit Cap Anamur dhe kreu i "Helmetave të Gjelbërta", flet gjithashtu për dëshpërimin e njerëzve në Kosovë dhe jostabilitetin të vendit. Deklarata na fjalë më duket mua së është pak qendrim edhe i shtetit gjerman .Humanisti gjerman bëri shumë për Kosovën në kohën më të vështirë të saj.

Edhe mediat do të duhej që ta mbajnë një distancë si nga pozita ashtu edhe nga opozita për të qenë plotësisht të pamvarur, ose ta ruajnë pavarësinë e tyre.Natyrisht që gazetarët kanë të drejt në gjithfare pyetjesh, por njerëzit e politikës duhet gjithmonë tu përgjigjenë të gjitha këtyre . Edhe me keq kur gazetarët shpesh po ofendohen nga njerëzit e pseudo politikës siq është Teuta Sahatqiu e cila ofendoi rëndë gazetarët . Të gjitha pushtetet që vijne kërkojnë gazetarë të ndëgjueshem dhe sigurisht se edhe po gjejnë të tillë.Çdo politikë sado e keqe që është do të ishte dashur të jap ndonje rezultat. Politika e Kosovës po na sjellë vetëm dëshprime. Nuk është krijuar ambient pune për kohën bashkëkohore në të cilën gjendemi.Eshtë koha e fundit që të ndryshohet mentaliteti i pushtetarëve nese ka mundësi të ndryshohet.Ne, më shumë se kurrë kemi nevojë për politikan të cilët janë të zotet të krijojne ambient vertetë të punës...

SKËNDER MULLIQI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.