E Premte, 04.19.2024, 02:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Kur del armike vete pjella çame! Fatkeqesia me e madhe
SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËT
Nga RASIM BEBO

E Mërkurë, 04.08.2015, 08:12am (GMT+1)


Çamët kanë kritika të forta për kreun e partisë së tyre, Shpëtim Idrizi. Gjatë një mbledhje të Senatit Çam në Durrës, janë kërkuar zgjedhje për strukturat e PDIU-së, ndërsa në adresë të kreut të partisë janë hedhur shumë akuza, për mënyrën e keqe të drejtimit dhe vonesën në dorëzimin e Rezolutës Çame në Kuvend. Gjithashtu, çamët akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi, se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore, që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar në Britani dhe nga një senator në kongresin Amerikan.

Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, sulmojnë kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, se deri tani nuk ka bëre asgjë për këtë komunitet dhe shprehin shqetësimin se "përfaqësuesit çam në politikë, shitën detin me votat tona. "Shpëtim Idrizi shiti çështjen çame, u mor vetëm me targa e patenta dhe bëri PDIU-në si doganat. Rezoluta Çame në Kuvend është tepër e vonuar", thanë përfaqësuesit e komunitetit çam. Teksti i Rezolutës nuk është botuar akoma në "Fletoren Zyrtare. Pra, me këtë zvarritje të rezolutës, vazhdon talljen Shpëtim Idrizi. Aleanca Kuq e Zi i fton çamët të votojnë për këtë parti, duke e cilësuar pa parime koalicionin e PDIU-së me Ramën.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, firmosi pak ditë më parë marrëveshjen me kryeministrin Rama për përfshirje në qeveri, si dhe për zgjedhjet e 21 qershorit. Kjo ulje ne kolltukë të përbashkët me partinë e grekut Vangjel Dule, është një tradhti e hapur ndaj çështjes Çame.

Edhe Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar koalicionin, pa parime dhe tradhti ndaj komunitetit çam. vendimin e PDIU-së për të hyrë në koalicion me Ramën. Në një deklarim për mediat, AK e ka cilësuar paradoks marrëveshjen e PDIU-së me PBDNJ, drejtuar nga Vangjel Dule.

Poshtërsia e Shpëtim Idrizit, ka arritur kulmin, kur kërkon kandidimin e Fatos Nanos për president, këtij, "mohuesi të kombit, këtij tradhtari të kombit, që më 2004 urdhëroi largimin e deputetëve socialit nga parlamenti, të mos votonin "Rezolutën Çame".

Shpëtim Idrizi, pjellë bastarde e Fatos Nanos, po bëhet një armik i Shqipërisë, më i keq se vetë greku, (shën im). Tani Shpëtim Idrizi bashkohet me Dulen, se tani është koha të propozohet Nano si president. Shpëtim Idrizi ka deklaruar konkretisht: "Në diskutimin tim kërkova që kandidat për President të jetë Fatos Nano, një figurë e spikatur, që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë në BE ... Do preferonim që si kandidat sa më konsensual i PS, të kandidoje liderin e saj historik". (nga gazeta "DITA")

Ja çfarë ka ndodhur këto ditë me komunitetin çam, me pasojat që kanë sjellë veprimet nervoze të kreut të PDIU-së Idrizi: "Të ashtuquajturit përfaqësuesit tanë, na premtuan Çamërinë, na thanë që do të shkonim së shpejti në Çamëri, madje u caktua edhe 27 Qershori i vitit të kaluar, që do të mblidheshim në Gumenicë, na premtuan që të moshuarit tanë s'do t'i ndalonte më njëri në kufi, madje na thanë, që të gjithë së bashku të organizuar me autobusë, do t'i çonin ata drejt e në Çamëri. Premtuan që këtë Vit të Ri do të ishte gati Memoriali i Varrezave të Kllogjërit dhe shtëpia e Hasan Tahsinit, e shumë fjalë e premtime të tjera si këto, veçse për konsum publik. Premtuan që progresi drejt Çamërisë do të ishte i pakthyeshëm dhe do të ishte i prekshëm për të gjithë."

Plot 100 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe, 1 milion dollarë fitoi më 13 Shtator një kompani e quajtur "Blumar" për ndërtimin e varrezave monumentale të çamëve në fshatin Kllogjer të Sarandës. Një investim i majmë, por i duhur, për komunën "Markat" e cila drejtohet nga PDIU. Por, sikurse zbuloi dhe vizita e zotit Idrizi, punimet për këto varreza kishin degraduar në një "punë rutinë" madje ende të papërfunduar edhe pse zoti Idrizi shkoi gjithë pompozitet dhe me "gërshërë në dorë" dy ditë më parë." Gazeta "DITA" "I rikthehet sot çështjes së këtyre varrezave, pasi sikundër referojnë një sërë dokumentesh zyrtare, rezulton se zoti Idrizi dhe lidershipi i PDIU-së, ndonëse rrahin fort çështjen çame, por demagogjia kësaj here ka kaluar caqet e lakmisë së të gjallëve, lakmia është shtrirë edhe në territorin e të vdekurve, dhe martirëve të vdekur çame."
 
Ulliri i tharë i "çështjes çame"


Në 30 qershor 2012 në Qafë-Botë, të Kllogjërit, u zhvillua ceremonia e fillimit të ndërtimeve të varrezave të 2960 viktimave të Çamërisë. Në përurim të punimeve për ndërtimin e varrezave, përfaqësues të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Dashamir Tahiri dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti mbollën një rrënjë ulliri, si guri i parë i themelimit të Çështjes Çame". Këto varreza, ka thënë atëherë Idrizi, janë detyrimi moral për paraardhësit, prandaj ai i quajti këto varreza, "pikë kthese për Çështjen Çame". Por siç dëshmon kjo foto e shpërndarë online nga të rinj të komunitetit çam, ajo rrënjë ulliri, e mbjellë për të përkujtuar gjenocidin grek ndaj popullsisë çame, është tharë. "Nga thatësira e harresës, e shpërfilljes, dhe fidani i ullirit të tharë është një gur varri i... pa varr!" shkruajnë të rinjtë e Lëvizjes Çame dhe shtojnë: "67 vjet më parë, në tokën e tyre, Çamëri, u vranë rreth 3000 vetë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa rreth 2960 të tjerë vdiqën në kufirin e Çamërisë me Shqipërinë, në Kllogjër. Çfarë ka penguar deri më sot, që të vazhdohen punimet për ndërtimin e varrezave të viktimave të gjenocidit grek?... Dhe ku? Në tokën tonë. Ndërkohë, kur grekët, për të respektuar të vrarët e tyre, po bëjnë gjithçka në tokën tonë, zhvarrosin të parët tanë në Boboshticë e Kosinë dhe me kockat e tyre po rindërtojnë varreza të ushtarëve të tyre? Tharja e ullirit simbolik vetëm 6 muaj pas mbjelljes nga thatësira e harresës dhe e shpërfilljes, është plagë e rëndë e turpit që bie mbi udhëheqësit e PDIU-së".

Senati Çam, një organizatë ombrellë, që grumbullon të gjithë komunitetin çam, është mbledhur më pas në Durrës, për të diskutuar situatën e krijuar në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ky senat vendosi: Mandatimin e "Lëvizjes Çame" për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam, me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Senati Çam është i bindur se mungesa e deritanishme e koordinimit mes përfaqësuesve të tij politik, ka rezultuar si hapa prapa në rrugën e zgjidhjes të çështjes çame. Me besimin se Lëvizja Çame ka pjekurin, energjinë dhe patriotizmin, për përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe i kërkohet që në mënyrë të menjëhershme të angazhohet në plotësimin e detyrave të ngarkuara nga Senati.

Por tërhiqet Idrizi, dështon përballja televizive Dojaka-Idrizi që duhej të transmetohej në Ora News. Të premten në darkë, një panel gazetarësh dhe Pëllumb Xhufi, Artur Dojaka dhe Tahir Muhedini kanë diskutuar mbi çështjen çame dhe hapat politikë të pamjaftueshëm që po ndërmerren në këtë drejtim. Gjatë debatit televiziv ka pasur një kërkesë për përballje mes kreut të PDIU-së Idrizi dhe kreut të Lëvizjes Çame të mandatuar nga komuniteti për përfaqësim politik në 23 Qershor, Artur Dojaka. Ora News, pranë stafit të emisionit të Tares kanë konfirmuar për gazetën "DITA" se Idrizi është tërhequr nga përballja televizive.
 

"‹ Sipas Senatit Çam në Durrës , çështja e rezolutës çame është e vonuar. Ndërkohë ata akuzojnë kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi se ka mashtruar në lidhje me punësimin e një studioje ligjore që do të trajtojë çështjen çame në nivel ndërkombëtar. Senati kërkon që brenda PDIU të ketë zgjedhje të reja për strukturat, duke akuzuar se kryetari Idrizi ka e ka shitur çështjen çame. Sipas tyre, Idrizi e ka kthyer PDIU-në si doganat dhe po merret vetëm me targa e patenta.

Kandidati çam për Fierin në takimin e Fierit, është shpallur kandidati për deputet i çamëve në këtë qark, që do përfaqësojë Lëvizjen Çame në zgjedhjet e ardhshme. Quhet Nimet Musaj. "Ju kujtohet studioja ligjore e huaj që do mbronte çështjen çame? Ku është tani? Shpëtim Idrizi e di, por edhe ne e dimë të vërtetën. Është mirë që ai ta sqarojë se përse keqpërdori emocionet e komunitetit çam për një çështje kaq të ndjeshme! akuzuan të pranishmit në takimin e Fierit". "Fokusim në 5 qarqet ku ka përqendrim të komunitetit çam dhe të hapur për koalicionet para dhe pas zgjedhore" janë synimet politike të Lëvizjes Çame për 23 Qershorin. Deklaratat e para politike erdhën pasi Senati Çam e mandatoi Lëvizjen Çame të përfaqësonte politikisht komunitetin në 23 qershor.

"Duke pasur parasysh situatën e vështirë, konfuze dhe të përçarë në të cilën gjendet Komunitetin Çam aktualisht, duke pasur parasysh mungesën e rezultateve të prekshme nga përfaqësimi i deritanishëm politik, si mosparaqitja e Rezolutës për Çamërinë në kohën e duhur dhe vonesa e aprovimit të saj, dështimi i përpjekjeve të deritanishme për të filluar ndjekjen juridike ndërkombëtare të Çështjes Çame, mbetjen në minorancë dhe pas dore të komunitetit Çam në administratën shtetërore, mungesa e strukturave të mirëfillta politike, duke vërejtur me dhimbje mungesën fizike dhe shpirtërore të Shoqatës Çamëria, aktiviteteve dhe strukturave të saj: Senati Çam sot vendosi: Mandatimin e Lëvizjes Çame për marrjen e të gjithave masave për përfaqësimin politik të komuniteti Çam në zgjedhjet e 23 Qershorit. Koordinimin e të gjithë aktorëve politik brenda komunitetit Çam me një qëllim të vetëm: për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme elektorale," thuhet në deklaratën e Senatit... Presim, duke ju uruar sukse dhe dalçi me faqe të bardhë për ÇAMËRINË ZONJË!

Addison Chikago prill 2015

RASIM BEBO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TANI AI ËSHTË KAPITEN I KOMBËTARES SONË (Fotogaleri) (04.08.2015)
INTERESI I SERBISË NUK ËSHTË INTERES I OSBE-sëNga PETRIT HALITI (04.07.2015)
“NË NJË DORË KAZMEN... NË TJETRËN PUSHKEN !”Nga FRITZ RADOVANI (04.07.2015)
DOKUMENT - OHRI SHQIPTAR (04.07.2015)
PRESIDENTI RUGOVA MË 2001 THA - NUK KEMI KURRFARË KULTURE ISLAMIKE, ORIENTOHEMI KAH EVROPA (Intervistë) (04.07.2015)
POLITIKANËT TANË ME DECENIE NUK QENË NË GJENDJE QË POPULLIT T'I SIGUROJNË NJË JETË NORMALEVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.06.2015)
Nëntëdhjetë vjet nga vrasja e luftëtaritBAJRAM CURRI - HEROI QË U VRA NGA FORCAT E SHTETIT PËR TË CILIN LUFTOIAi ishte krahu i djathtë i Hasan Prishtinës (04.06.2015)
MJEGULLA E DENDUR FSHEH DRITËNNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (04.06.2015)
SI TË LIROHEMI NGA UZURPATORËT E SHTETITNga FLORIM ZEQA (04.06.2015)
MASAKRA E 5 PRILLIT - FLET I MBIJETUARI DHE BANORËT E RREZALLËS (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]