E Enjte, 03.28.2024, 12:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
9 PRILL - SOT BËHEN 16 VJET NGA THYERJA E KUFIRIT SHQIPTARO-SHQIPTAR

E Enjte, 04.09.2015, 07:21am (GMT+1)


Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit "Shigjeta", është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të "˜vitit 1999 shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses.

Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Heqja me luftë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë kishte edhe rëndësinë juridike në të drejtën ndërkombëtare. Kjo pamundësonte kontrollin e forcave serbe mbi territorin që ndante në mes një komb të vetëm, shuante ndikimin e dhunshëm shtetëror dhe integritetin territorial të pretenduar.

Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front, raporton KP.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Për nder të 16 vjetorit të Betejës së Koshares nën patronatin e kryeministrit Isa Musftafa nesër fillon manifestimi tradicional "Ditët e shqipes".

Manfiestimi fillon me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Koshare, ndërsa do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në vazhdën e aktiviteteve për Betejën e Koshares më 11 prill në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore për nder të rënies së heroit Agim Ramadani, ndërsa më 19 prill në hotel "Emerald" do të mbahet akademi përkujtimore për heroin tjetër të brigadës 138 "Agim Ramadani" Sali Çekaj.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEFORMIMI POLITIK I KOSOVËS POSTRUGOVIANE!Nga FLORIM ZEQA (04.08.2015)
DERA E SADIK GJERGJIT TË PALÇITStudim historik nga YLLI PREBIBAJ (04.08.2015)
TMERR NË SELANIK - PEDOFILËT GREKË ABUZOJNË SEKSUALISHT ME DJEM TË VEGJËL SHQIPTARË (04.08.2015)
SHËNIMET E MUSINE KOKALARIT - DOKUMENTE (04.08.2015)
Kur del armike vete pjella çame! Fatkeqesia me e madhe SHPËTIM IDRIZI TRADHTOI ÇAMËTNga RASIM BEBO (04.08.2015)
TANI AI ËSHTË KAPITEN I KOMBËTARES SONË (Fotogaleri) (04.08.2015)
INTERESI I SERBISË NUK ËSHTË INTERES I OSBE-sëNga PETRIT HALITI (04.07.2015)
“NË NJË DORË KAZMEN... NË TJETRËN PUSHKEN !”Nga FRITZ RADOVANI (04.07.2015)
DOKUMENT - OHRI SHQIPTAR (04.07.2015)
PRESIDENTI RUGOVA MË 2001 THA - NUK KEMI KURRFARË KULTURE ISLAMIKE, ORIENTOHEMI KAH EVROPA (Intervistë) (04.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]