E Shtunë, 04.20.2024, 09:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËR PAK MË SHUMË...
Nga ENTELA BINJAKU, Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau”

E Mërkurë, 04.15.2015, 11:10am (GMT+1)


"Kultura është thesari më i çmuar i njeriut të qytetëruar, është stolia e mendjes, lartësimi i shpirtit, shkathtësia e ndjenjave, freskia e spiritës...",- kështu  thoshte më 1938 një ndër personalitetet e kulturës dhe gazetarisë shqiptare,  z. Tajar Zavalani.

Por, si arrihet tek kultura? Si mund mbërrihet që  ky mendim  të  kthehet në mendësi dhe bindje shoqërore?

Ky shkrim lindi pikërisht nga një refleksion i mbështetur në nevojën për të njohur shoqërinë në disa dimensione, siç është aftësimi emocional falë kulturës, leximit,  si qëndron gjinia femërore në këtë lëmi etj.

Stimulimi emocional që  arrihet falë  teatrit,  filmit, artit muzikor, librit etj.,  është një domosdoshmëri për vetë ekzistencën e njeriut  si një qënie e përmbushur shoqërore. 

Në mungesë të këtij stimulimi, jeta  karakterizohet nga një egërsi dhe agresivitet që shkon vetëm në  rritje.

Edhe pse në dukje një parim  i universalizuar dhe larg realitetit tonë, një vështrim në jetën e shoqërisë shqiptare mund ta pohojë këtë ide. Raporte ndërpersonale që tensionohen falë moskuptimeve apo keqkuptimeve, ndjesi të pashprehura falë varfërisë në fjalor, empati e kufizuar, indiferencë ndaj përjetimeve emocionale të tjetrit etj., janë disa nga elementët që përshkruajnë tablonë tonë shoqërore.

Edhe pse në këtë çerekshekulli jeta në Shqipëri njohu mjaft aspekte liberalizuese, sërish agresiviteti në shoqëri ka qënë gjithëherë i pranishëm dhe i shfaqur në mënyra e intensitete  të ndryshme.

Po të vështrohet jeta  e qytetarëve shqiptarë në të gjithë vendin, do të vihet re se për aspekte të stimulimit emocional nuk është menduar aspak, përkundrazi kësaj mungese i janë shtuar  vështirësitë  ekonomike,  të përballimit të mbijetesës,  të cilat në kushtet e zbrazëtisë shpirtërore bëhen edhe më të vështira. Shkaku i kësaj apo arsyet për këtë mund të gjenden kudo por në mënyrë të përmbledhur do të thoshim se vetë ngritja e kufizuar kulturore e shoqërisë  dha premisa për këtë gjendje.

Pak ose aspak kinema, pak ose aspak shfaqje teatri, pak ose aspak shfaqje të muzikës serioze...kjo është situata e përgjithshme në çdo cep ku jetojnë qytetarët shqiptarë, edhe  pse nevoja shpirtërore e tyre  është  e krahasueshme me cilindo  qytetar evropian kudo ku jeton.

Megjithatë gjatë kësaj periudhe  një ndër fushat që u pasurua mjaft në vendin tonë, ishte fondi i letërsisë në gjuhën shqipe. 

Tituj të panumërt nga fusha të ndryshme të aktivitetit njerëzor, autorë nga më të vlerësuarit në botë, emra përkthyesish që u bënë të njohur, qëndrojnë  përkrah emrave nga më mirët  e fushës së përkthimit, etj.

Gjatë këtyre viteve shoqëria u njoh me emocionet e"Nobelit", me konceptin e librave "më të shitur", u njoh me letërsinë që vinte nga të gjitha anët e botës, duke pasuruar bazën e asaj letërsie klasike me të cilën ishte edukuar  shoqëria që në periudhën e para viteve  '90 etj.

Por, a është kuptuar rëndësia e të lexuarit tek shqiptarët?  Më tej akoma, në morinë e lexuesve,  sa janë gra dhe vajza  duke qenë se ato kanë një përgjegjësi të  madhe  edhe  në edukimin e fëmijëve?

Për t' u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve është e udhës të japim disa përcaktime lidhur me rëndësinë e leximit.  Ashtu siç veprojnë  edhe studiues të ndryshëm në botë, edhe ne kemi nevojë të rekomandojmë në mënyrë të vazhdueshme lexuesit lidhur me efektet e letërsisë  dhe të  të lexuarit.

Duke i mëshuar universalitetit të rëndësisë së leximit, nisur  edhe nga boshllëqet e sipërpërmendura, duke theksuar  idenë  se shoqëria ka nevojë për gra dhe vajza që lexojnë, letërsia bëhet një aspekt i domosdoshëm për përparim  tek ne.

Jo vetëm si një element i zhvillimit të imagjinatës, as thjesht si mundësia e pasurimit të fjalorit, por tek letërsia qëndron fuqia e pasurimit të botës shpirtërore të njeriut.

 Studiues nga kultura të ndryshme në botë kanë arritur në përfundime të rëndësishme sa i takon ndikimit të letërsisë në aspektin psiko- emocional të njeriut.

 Konkretisht,   disa studiues nga Universiteti i Torontos janë të mendimit se "vlera e letërsisë së lexuar qëndron në përpjestim të drejtë më aftësimin e lexuesit për të kuptuar  dhe deshifruar veprimet  e të tjerëve".  Sipas tyre, "sa më e vlerë të jetë letërsia e lexuar, aq më e lartë është shkalla e njohjes së përjetimeve emocionale tek të tjerët dhe tek vetja". Gjatë punës së tyre ata panë se një letërsi e zgjedhur,  rriste ndjeshmërinë ndaj emocioneve të të tjerëve duke ju dhënë madje atyre edhe shpjegime mjaft të thelluara.

Duke  shqyrtuar  edhe lexues të letërsisë "komerciale" e  asaj fantastike-shkencore u  vu re se edhe pse këto lloj letërsie  figurojnë në krye të listës së "librave  më të shitur", nuk mund të japin  pot ë  njëjtin  përfundim si   lexuesit e rastit të sipërpërmendur.
Duke u kthyer në vendin tonë, shoqëria duhet të kuptojë se të lexuarit nuk është një mënyrë "për t'u arratisur nga  realiteti", as  edhe një mënyrë "për të kaluar kohën", por është mjeti  për të rritur ndjeshmërinë njerëzore dhe forcën shpirtërore për të përballuar veprimtaritë e jetës.

Letërsia, duke na dhënë mundësinë të vendosim veten në vendin e personazheve,  na ka ndihmuar të zbatojmë  ndjesitë  e përjetuara dhe aftësitë e fituara falë tyre,  edhe gjatë gjithë aktivitetit tonë jetësor.

Duke njohur  agresivitetin  e jetës shqiptare gjatë kësaj periudhe, është e domosdoshme të ndihmohet jeta shoqërore duke jua bërë të qartë qytetarëve tanë  këtë korelacion  që ekziston midis ndjesive emocionale që kultivohen  dhe procesit të të lexuarit.

Për të parë efektet që ka letërsia tek lexuesit, studiuesit e universitetit të Torontos shqyrtuan në mënyrë të krahasuar  reagimet e lexuesve të letërsisë së lëvruar nga nobelistja Alice Munro, me të cilën është njohur edhe lexuesi shqiptar,  me reagimet e lexuesve  së  një letërsie që kishte përftuar edhe cilësimin "best-seller".

Elementi kryesor që i dallon këto dy lloj letërsish është  fokusi: tek Alice Munro përqëndrimi është  më shumë  tek personazhet sesa tek veprimi apo intriga në vetëvete.  Sipas studiuesve, rrëfimi  i  saj nuk vendos ato kufij të autoritetit që i  kanë të nevojshëm shkrimtarët e tjerë që lëvrojnë letërsinë e tipit "˜best-seller".

Vetë nobelistja e vitit 2013,  Alice Munro me të cilën lexuesit tek ne janë njohur përmes romanit   "Virgjëresha shqiptare",  nuk të thotë çfarë të besosh, por ashtu siç ndodh edhe në jetë,  ajo nxit vetë lexuesit të paraprijnë  reagimin e personazheve.

Është e pamohueshme që letërsia nxit fleksibilitetin emocional  i cili është bërë kaq i nevojshëm në këto kohë kur raportet ndërpersonale  mes njerëzve janë kthyer në thjesht formale,  dhe ku vetë përfshirja emocionale  në to është e ulët.

 Librat janë një ushtrim i mirë për  imagjinatën, e cila  njihet për  rëndësinë që ka në rezonancat afektive tek njeriu.

Ndaj qytetarët shqiptarë në përgjithësi duhet të kuptojnë se të lexuarit ndikon në kultivimin e atyre cilësive që kanë një rëndësi të madhe në dinamikën e jetës, siç është ndjeshmëria, empatia,  thellimi tek aspektet emocionale, aftësia për të paraprirë reagimet e tjetrit etj.

Nëse në  radhët e lexuesve, numri më i madh do të ishte  nga gjinia femërore, kjo e dhënë do ta shtonte optimizmin tonë për një grua më të edukuar kulturalisht, të pajisur me një botë shpirtërore të pasur, emocionalisht më të përmbushur, me aftësi shprehëse të admirueshme etj.

Në kushtet kur jeta shoqërore në vendin tonë,  nuk njeh shumë mundësi stimulimi emocional nga të tjera fusha të artit e kulturës, së paku leximi mund të plotësojë atë pjesë që mbetet në mungesë të tyre.

Një shoqëri më e lexuar në përgjithësi dhe një grua e lexuar në veçanti  do të ndihmonte shumë edhe aspektet e tjera të zhvillimit kulturor.  Ajo  është një domsodoshmëri për shoqërinë, jo vetëm për ekzistencën e saj njerëzore, por edhe për aspektin e saj si qënie shoqërore.  Një grua që lexon, ndër të tjera  nënkupton një nënë të ardhshme me një botë shpirtërore të pasur, me një fjalor të edukuar, me emocione për të përcjellë, me ndjeshmëri ndaj së bukurës etj. 

Për këtë arsye leximi rekomandohet dhe nxitet përmes agjencive të ndryshme që ka ndërtuar shoqëria, siç është edhe media, pjesë e së cilës janë edhe revistat. Ndaj për të mbërritur të përcjellim si një mendësi shoqërore pohimin e z. Zavalani është e nevojshme të "shfrytëzohet" çdo mjet që shoqëria ka krijuar për të përcjellë mesazhin e kulturës dhe të një shoqërie që leximit i avitet me dashuri dhe vullnet.

ENTELA BINJAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FONDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ISHTE PROJEKT I QEVERISË SË KOSOVËSIntervistë me  Kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës z. JUSUF ZEJNULLAHUNga XHAFER LECI (04.15.2015)
VETERANOMANIA E PATRIOTIZMIT FOLKLORIK!Nga FLORIM ZEQA (04.15.2015)
LETËR E HAPUR E ISH AMBASADORIT TË KOSOVËS DR ISLAM LAUKA PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DITMIR BUSHATI (04.15.2015)
A KANË â€œIDEAL” KOMUNISTËT ?!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XI) (04.14.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 AKUARELE NGA POGRADECI TË HELIDON HALITIT (04.14.2015)
PARALAJMËRIMI NORDIK PËR RREZIKUN E MADH RUSNga PETRIT HALITI (04.13.2015)
70 vjet nga vrasja masive e rekrutëve nga KosovaMASAKRA E TIVARIT - FAJTORË ENVER HOXHA DHE FADIL HOXHAVrasja ishte hakmarrje kundër shqiptarëve (04.13.2015)
PSE U DOGJ SHTËPIA E XHAFER DEVËS? (04.13.2015)
FOTO TË JASHTËZAKONSHME NGA LAGUNA E KARAVASTASË  - PELIKANËT KTHEHEN NË FOLETË E TYRE Fotot i realizoi fotografi i AP, Hektor Pustina (04.13.2015)
ZGJOHU KOSOVË!Nga FLORIM ZEQA (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]