E Premte, 04.19.2024, 02:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
JA PSE RROK BERISHËS I DUHET DHËNË STATUSI I VETERANIT TË UÇK-së!Ushtar dhe Shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).
Nga FLORIM ZEQA

E Enjte, 04.16.2015, 06:32am (GMT+1)


Ushtar dhe Shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 "Adrian Krasniqi", Baran i Ultë (Pejë).

Rrok rrjedh prej një familje të madhe dhe atdhetare nga Gllogjani i Pejës.

Shtepia e vllezerve Mëhill, Rrok e Shtjefen Berisha i kishte gjithmonë dyert e hapura per aktivitete politike, kulturore dhe arsimore, ishte vend strehim i qindra e qindra te shpërngulurve nga vatrat e luftë.

Në këtë shtëpi gjetën strehim, ushqim dhe qetësi shpirtërore shumë familje shqiptare në përiudhën e parë të luftës, derisa forcat cetnike serbe e kallën me mjete djegëse, me 4 gusht 1998-të. Shtëpia e Rrokut ishte vendtakim i faktorit politik dhe ushtrarak i të dy krahëve të UÇK-së.

Kyçja aktive e Rrokut në rezistencën për liri dhe shtetësi të Kosovës daton që herët; si student në Universitetin e Prishtinës duke punuar njikohësisht si gazetar në Radiotelevizioni e Prishtinës në programin Informativ-Ditar, për kundërshtimin e politikës së shtetit Jugosllav -Serbisë, e sidomos pas demonstratave të 1981-s kur ky pushtet filloi trysninë në të gjitha poret e jetës.

Rroku kundërshtoi në mënyrë të hapur hegjemonizmin serbo-sllavë që vazhdoi me ndryshimet e Kushtetutës së vitit 1989, kur Kosova ne vend qe te avancohet në Republike, iu mohuan edhe ato pak te drejta qe kishte ne kushtetutën e KSAK të '74-it si element Konstituiv në Federatën Jugosllave.

Nga 5 korrik 1990, kur okupatori pushtoi RTP-në, ku largoi nga puna gjithë punëtoret shqiptarë Rroku kthehet në vendlindje Gllogjan të Lugut të Barit të Pejës, duke u kyqur në rezistencën paqësore, për krijimin e institucioneve paralele, qe të mbetët sa më e lidhur bërthama e kombit dhe veprimtaria atdhetare në mbrojtje të pragut të shtëpisë e deri në krijimin e formacioneve të armatosura-Njësiteve Operative të UÇK-së.

Në kuadër të këtij aktiviteti, në vazhdimësi u organizuan shumë takime, tryeza kulturore e kombëtare, takime si shkencore ashtu dhe politike, për ta sensibilizua (vetëdijesuar) popullin për qëndresën dhe kundërshtimin e regjimit barbar serb. Në këtë vazhdë Rroku dha kontribut në ndërtimin e Institucioneve paralele të Republikës se Kosovës, që ishin e vetmja mënyrë e funksionimit të jetës e veçmas në segmentet e arsimit dhe shëndetësisë,...në ndihmën humanitare, për mbijetesën fizike të kombit në aksionin e gjërëfamilja ndihmon familjes dhe aktiviteteve të ndryshme.

Rol të veçantë Rroku dha në informimin e opinionit të gjërë dhe faktorit politik e ndërkombëtare, në Qendrën për Informim të Kosovës, pastaj te Këshillit për Mbrojtjen e Lirive e të Drejtave të njeriut...për informim të sakte dhe të shpejtë rrethë dhunës sistematike që ushtronte politika gjenocidiale përmes policisë okupuese serbe, aksionin e mbledhjeve së armëve, ftesat për "biseda informative" dhe formave të tjera të dhunës sistematike qe ushtronte politika diskriminuese e kohës bashkë me policinë.
Për këtë veprimtari, Rroku me dhjetëra herë ishte marrë në "biseda informative" me ç'rast ishte keqtrajtuar fizikisht në stacionin Policor në Qallapek.

Grumbullimin e ndihmave për të rrezikuarit nga lufta, për banoret e Dushkajës dhe Njësiteve të UÇK-së, te cilat ndihma ne emër te familjes dhe fshatit i kishte dërgua me traktor e herë me makinë personale duke i dorëzua në shtabin e atëhershëm të UÇK-së në Jablanicës (Shqiponjë), ku kanë qenë të pranishëm udhëheqja e fshatit, Nazmi Ibrahimaj apo eprorë të tjerë të UÇK-së.

Pos kësaj, si individ , familje dhe fshat u është përgjigje kërkesave, te Njësiteve te UÇK-së dhe popullatës vendase apo të shpërngulur sa herë që është kërkuar nga strukturat e fshatit dhe të UÇK-së.

Rroku është i njohur edhe si deputet dhe ushtar në luftën e armatosur të njësiteve operative të UÇK-së-FARK-ut, pa kursyer asgjë për lirinë e Kosovës, pa kursyer asnjëherë ndihmën materiale dhe morale...!

Kontribut te veçantë ka dhënë në strehimin dhe ushqimin e shumë familjeve e individëve, te shpërngulur me dhunë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Janë me dhjetëra familje nga maji i 1998-s e deri ne përfundim te luftës-në qershor të vitit 1999 ishin të sistemuar, ku qëndruan dhe u ushqyen, nga rezervat e familjes në shtëpinë e vëllezërve Mëhill, Rrok e Shtjefen Berisha në Gllogjan.

Fillimisht në Kullën -shtëpinë e madhe,...ndërsa pas djegëjes së saj, në lokalet ndihmëse që kishin mbetur të pa shkatërruara tërësisht, në pjesën e oborrit në afërsi të Kishës Katolike, janë vendosur familje, nga Lugu i Barani, fshatrat të Klinës, të Dushkajës, por dhe të Drenicës. Pas masakrës së Kralanit në shtëpinë e Rrokut për një hohë qëndruan mbi 55 gra e fëmijë nga fshatrat Brojë e rrethinë të Skënderajt.
Angazhimin aktiv i Rrokut në formimin e celulave të rezistencës në fshatin-Gllogjan (Lugu i Baranit), i cili në marrëveshje të fshehtë përgatit të rinjët t e fshatit që shkuan për armatim në Shqipëri.

Nga fillimi i qershorit 1998, krahas aktiviteeve të shtabeve teritorjale të UÇK-së, si në Prapaçan të Deçanit, në Dushkajë të Gjakovës dhe në në Lugun e Baranit,... priti dhe sistemoi oficeret e karieres, në Lugun e Baranit, veçmas njësitet nga Brigada 131 e formuar në Papajë të Tropojës me 21.06.1998 "Adrian Krasniqi", komandant i se cilës qe emëruar komandant Rrustem Berisha, ndërsa zv. komandant Nazif Ramaabaja,...ku pas transferimit në detyrë të re-në Koshare të komandant Rrustem Berisha, Brigadën 131- "Adrian Krasniqi" e udhëheq Major Nazif Ramabaja. Komandant i Brigadës 134 në Prapaçan ishte emëruar Kolonel Tahir Zemaj, ndërsa i Brigadës 133 në Bardhaniq Dushkaje të Gjakovës , ishte emëruar Kemajl Shaqiri dhe me pas Musë Gjakova.
Gjate vitit 1998, shtëpia e vëllezërve Mëhill, Rrok dhe Shtjefën Berisha në Gllogjan , ishte një vendtakim apo log i takimeve shumë me rendësi, i bisedimeve të faktorit politik e ushtarak, dhe i vendimeve që u ndërmorën për çështjen kombëtare dhe për zhvillimte luftarake në veqanti.

Rrok Berisha ishte pjesë e bisedimeve dhe aktivitetit politik dhe ushtarak së bashku me shumë komandant të njësiteve operative të UÇK-së Kolonel Tahir Zemaj, Major Nazif Ramabaja, Esat Ademaj, vllëzërit Dragaj, Musë Gjakove e shume te tjerë, pastaj komandant i ZO të UÇK-së për Dukagjinin, Ramush Haradinaj me stafin e tij, pastaj ata të Shtabit të Dushkajës, Nazmi Ibrahimaj, Sadri Zeneli, Agim Zeneli, e shumë eprorë e ushtarë të tjerë,...sa herë që u paraqit nevoja, u mbajtën takime me të dy krahët e luftës, siç thuhej ne atë kohë,... me të vetmin qellim unifikimin e faktorit ushtarak dhe njerëzorë në luftë kundër pushtuesit serbosllav për çlirimin e Kosovës.

Pra, gjate gjithë periudhës kohore të viteve 1998-1999, Rroku ishte i angazhuar në disa dimensione njikohësisht; deputet Parlamenti dhe ushtar aktiv në luftën e armatosur.
Nga njësitet e mbrojtjes territoriale të UÇK-së të Gllagjanit (Lugu i Baranit -Pejë) , Rroku kyçet në njësitet operative të UÇK-së të Brigadës 131-të e formuar në Papajë të Tropojës me 21.06.1998, e cila me 12. 07.1998 plotësohet me ushtarë në Vranoc të Vogël, ku me 20. 07.1998 në lokacion e shkollës fillore në Baran të Ulet ku Brigada 131 merë emrin "Adrian Krasniqi", ushtarët e së cilës me këtë rast bëjnë betimin para flamurit kombëtar.

Gjatë luftës, Rroku si deputet i Parlamentit të Republikës se Kosovës e veçmas si zëdhënës dhe shef i zyrës për informim në Brigadën 131-të ZO të UÇK-FARK, përherë ishte kritik, me sjelljen dhe veprimet e pa hijshëme, rebele të pa kontrolluara deri në huliganizem të disa njerëzve të uniformuar, të cilët më vonë dhe të klanizuar e të familjarizuar donin të vendosnin rregullin e ligjin sipas qejfit të tyre.

Me marrëveshjen e bashkësive territoriale të Krushecit, Baranit, Gllogjanit, në Komandën e Njësiteve Operative të Lugut të Baranit, ishte marrë vendimin për formimin e këshillit për Informim në përbërje. 1. Rrok Berisha, 2. Nazmi Shala, 3.Nazmi Krasniqi. Me këtë rast Rrok Berisha, emërohet shef i Zyrës për Informim pranë Brigadës 131 "Adrian Krasniqi", në Baran.

Me 15 qershor 1998, në shtëpinë e ti në Gllogjan (Lugu i Baranit) në një takim pune, te Shtabit Operativ të UÇK-së për Dukagjin dhe Njësiteve Operative të UÇK-së në Baran, ku pjesmarrës ishte edhe komandanti Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor, Major Nazif Ramabaja poashtu me bashkëpunëtorët e tij të ngusht. Në këtë takim ndër të tjera u vendose që Rroku si deputet i Lugut të Baranit të udhëtoi për në Prishtinë, në mbledhjen Konstituive të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Letër udhëtimin për në Prishtinë të nesërmen e nënshkruan njërën Sali Veseli e tjetrën Major Nazif Rambaja. Udhëtimi u be nëpër zonën e kontrolluar nga UÇK-ja, Malishevë- Kleçkë...! Nga Kleçka me urdhërin e Komandant Çelikut, tre ushtar të caktuar nga Shtabi i UÇK i Gllogjanit e shoqëruan Rrokun gjatë rrugës për në Prishtinë. Nga Kleçka deri në Krojmir, iu ishte bashkua dhe një polic ushtarak.

Rikthimi i Rrokut në Lugun e Baranit ishte bërë i mundur pas dy javësh, përmes Shtabeve të MT të UÇK-së.

Në mbledhjen e Prapacanit ku ishin prezent përfaqësuesit e 58 shtabeve te Mbrojtjes Territoriale të 58 fshatrave, Rroku sërish ishte angazhuar, që mbrenda hierarkisë ushtarake të këtë rregull e diciplinë. Ishte tejët kritik ndaj veprimeve të disa komandantëve, veprime të pa matura e të pa hijshme që nuk ishte dashtë t'i bënin individët me uniformën e UÇK-së, aq më tepër që thirreshin si çlirimtar.

Në këtë mbledhje u arritë bashkimi i dy shtabeve te UÇK-së në një komandë të vetme. Por mjerisht, sërish çarqe të caktuare arritën të përçajnë...!

Në fillim të shtatorit në Bardhaniq, vjen pendimi i Komandantit Ramush Haradinaj !,..pishmanllëk që vjen si pasojë e presionit të Hashim Thaçit dhe e të ashtuquajturit Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, që nuk e njohin Kolonel Tahir Zemaj për Komandant të ZO të Dukagjinit. Me pas mu nga Bardhaniqi kërcënohet,..ndërsa pas tri ditëve dhe vritet Ministri i Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi. Pra, çfarë faj kishin ushtarët, që nuk u mendua për ta e as për çështjen e Kosovës.

Ofensiva e shtatorit dhe tërheqja taktike e njësiteve operative të FARK, me sugjerimin dhe bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtare, bëri që Rroku, nga Njësitë Operative të UÇK-së - FARK-ut, të merrë urdhërin qe të merret me popullatën e zhvendosur, e cila përballej me gjenocid e shkatërrime masive si të ekonomive familjare ashtu dhe ekzekutimit fizik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Zvendosja nga vatrat e tyre e popullatës shqiptare, ishte madhe sidomos nga Dukagjini dhe një pjesë e Drenicës që kishte arritur të depërtoj në Rafshin e Dukagjinit. Të gjithë e kishin si pikë orientimi Isniqin, fshat ky i cili muaj më parë e veçmas gjatë ofensivës së shtatorit, për vetëm mbrenda 6-7 dite, ishin tubuar rrethë 80-100 mijë veta.

Në këtë rast i shpëtuam më të keqës, masakrës së paraparë në finalizimin e operacionit te armikut "Patkoni". Duke mbetur përherë në lidhshmëri e nën komandën e njësiteve operative të UÇK-së që komandoheshin nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Pas masakrës së Rogovës, janar 1999, kur në pabesi bien nga armiku serb komandant dhe ushtare të UÇK-së, Rroku sërish gjendet në Prishtine së bashku me aktivist të tjerë s;i Tome Hajdari, Rexhep Hajdari, Dervish Qereti e të tjerë, bënë tërheqjen e nga murgu i Prishtinës të ushtarëve të vrarë të Dukagjinit, si; komandant Agim Zenenlin (Cergashin) dhe ushtarë të tjerë të ZO të Dukagjinit.

Rroku dhe sa të tjerë, ushtarë dhe eprorë, luftuan armikun nën komandën e Njësiteve Operative te UÇK-së, që mbikëqyreshin e komandoheshin nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.

Këta s'kanë bëre asnjë mëkat, s'janë as tradhëtar, sikur disa mendime të shpifura e koka të qelburaqë dëshirojnë t'i paraqesin. Fatbardhësisht pjesëtar të këtyre njësiteve s'janë vrastar të bashkëkombësve të tyre. Luftuan për ta çliruar vendin, luftuan okupatorin e forcat ushtarake, paramilitare e policore, deri në çlirimin e vendit. Për ketë, nuk guxon t'u mohohet statusi i Veteranit. Statusin e Veteranit nuk e kërkojnë si mëshirë nga askush, nga asnjë komandant, veçmas nga ata qe po bëjnë lojëra të ndyta me emra, duke shlyer e regjistruar sipas qejfit. Statusin e Veteranit e meritonë Rroku bashke me oficeret e karieres, Kolonel Tahir Zemen, Major Nazif Ramabajen pra, bashkë ushtarët, që ishin pjesë e luftës dhe sakrificës, pjesë e pandashme për lirinë Kosovës.

Edhe pse luftuan nën komandën e Ministrisë se Mbrojtjes se Republikës së Kosovës, ishin nën ëmblemën e UÇK-së. Pra ishin ushtria e vërtetë, e Republikës se Kosovës.
Rroku për veteran ka aplikuar me 01.02. 2013, numri i Aplikacionit 051409. Ky aplikacion është dorëzuar në zyrën e OVL të UÇK-së ne Pejë, dhe është shënuar nën numrin rendor 11 60, në fletoren e regjistrimit pranë kësaj zyre në Pejë.

Rroku, statusin e Veteranit nuk e kërkoi si meshirë, por si një të drejtë të ligjshme e të pa tjetërsueshme, që i takon.

P.S. Ky shkrim vjen si rrëfim autentik i zotit Rrok Berisha.



FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROFESOR UKSHIN HOTI DO TË KËRKOHET NË BURGUN E DUBRAVËS (04.15.2015)
GÃœNTER GRASS DHE KOMPASI I THYER I MORALIT SHQIPTAR...Nga ILIR SECI (04.15.2015)
UNIVERSUL - ZBULOHET NJË INTERVISTË QË SYRJA VLORA DHA TRI DITË PARA NGRITJES SË FLAMURIT NË VLORË (04.15.2015)
PËR PAK MË SHUMË...Nga ENTELA BINJAKU, Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau” (04.15.2015)
FONDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ISHTE PROJEKT I QEVERISË SË KOSOVËSIntervistë me  Kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës z. JUSUF ZEJNULLAHUNga XHAFER LECI (04.15.2015)
VETERANOMANIA E PATRIOTIZMIT FOLKLORIK!Nga FLORIM ZEQA (04.15.2015)
LETËR E HAPUR E ISH AMBASADORIT TË KOSOVËS DR ISLAM LAUKA PËR MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME DITMIR BUSHATI (04.15.2015)
A KANË â€œIDEAL” KOMUNISTËT ?!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XI) (04.14.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 5 AKUARELE NGA POGRADECI TË HELIDON HALITIT (04.14.2015)
PARALAJMËRIMI NORDIK PËR RREZIKUN E MADH RUSNga PETRIT HALITI (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]