VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSE
Nga AGRON SHABANI

E Mërkurë, 04.22.2015, 03:45pm (GMT1)




Në përpjekje të" parreshtura ose sistematike për t´iu kundërvënë SHBA-së dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme, Rusia, pos krizës së shkaktuar në Ukrainë, tashmë ka shumë kohë që vazhdonë të lozë ( me forma dhe metoda të njohura sllavo-bizantine) edhe me " kartën" e rrezikshme të Gjirit ( Golfit) të njohur Persiko-Arabik.Ku pos ndihmave tër vazhdueshme ushtarake ( luftarake), materiale, teknike dhe të tjera ndaj regjimit kriminal dhe despotik të Bashar El Assadit në dhe partisë së tij "BASS" në luftën e përgjakshme dhe shkatërrimëtare në Siri. Bëhët e ditur se Rusia ka kohë që vazhdon të investojë në infrastrukturën ose teknologjinë nukleare ose bërthamore ( atomike ) të Republikës Islamike të Iranit nën sundimin ( regjimin) e mullahëve ose ajatollahëve të ndryshëm radikal dhe konzervativë. Kjo në radhë të parë faktin se Irani dhe Siria ( plus Iraku dhe Libia- nën sundimin e Sadam Huseinit dhe Muhamer El Gadafit) në sytë e rusëve dhe nomenklaturave të ndryshme pushtetmbajtëse, konzervative dhe burokratike të Kremlinit, gjithmonë janë parë si armiq të përbetuar dhe tradicional ose historik të SHBA-së dhe Perëndimit ( plus Izraelit). Ndërkohë që në në vendët ose rajonet e ndryshme të Gjirit ( Golfit) të njohur Persiko-Arabik, thuhet së ndodhën rezervat ose pasuritë ( resurset) me të mëdha të naftës dhe benzines në mbarë rruzullin tonë tokësorë. Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe çështjet dhe aspektët tjera strategjike,gjeopolitike, fetare ( sektare), kulturore, ideologjike dhe të tjera të cilat vazhdojnë t´sfidojnë dhe eklipsojnë përpjekjet ose angazhimët e njohura të SHBA-së dhe Perëndimt për vendosjen e një paqëje dhe stabilitetit të qëndrueshëm ose afatgjatë në Lindjen e Mesme. Respektivisht, në gjirin e lartëpërmendur Persiko-Arabik ku politika dhe diplomacia ruse, vazhdimishtë futë zjarrë në benzinë. Duke lozur kështu me kartën e nxehtë të luftërave, konfliktëve, antagonizmave, divergjencave dhe diskrepancave të njohura fetare ( sektare), kulturore, ideologjike, historike dhe të tjera në mes popujve dhe vendëve të ndryshme të atij rajoni të pasur dhe të shquar si për nga resurset ose pasuritë e shumëta natyrore ose nëntokësore, ashtu edhe për nga e kaluara ose traditat e lashta kulturore, historike etj.Mbase, gjithnjë fjala mbi Gjirin e pasur Persiko-Arabik i cili paraqet " katerkëndëshin biblikë" ose antiko-mitik të kulturave dhe civilizimëve të lashta të Babilonisë, Mesopotamisë, Asirisë dhe Medisë ( Persisë ). Se këndejmi, kryeqytetët ose metropolat e famshme të Sirisë dhe Irakut, Damasku dhe Bagdadi, në mesjetë ishin ( kanë qenë ) qëndrat ose metropolat me të rëndësishme ose kryesore të botës dhe kulturës së njohur islame ose muslimane dhe me gjërë. Duke menduar këtu në metroolat ose kalifatët e njohura të Damaskut dhe Bagdadit. Respektivisht, në " Dinastitë" e njohura arabo-muslimane si " Omejada" dhe Abassida" me seli në Damask dhe Bagdad, ku ishin zhvilluar dhe kishin përparuar arti, kultura, letërsia, filozofia, psikologjia, medicina ,astronomia dhe shumë degë ose disiplina të tjera shkencore ose humaniste për shumë shekuj dhe dekada me radhë.

Për me tepër ndërkaq, vet fakti i marëdhëniëve ose raportëve të njohura politike, diplomatike, kulturore dhe të tjera të mbretit të njohur gjerman të frankëve dhe langobardëve, Karlit të Madh ( Karl der Große ) me Harun El Rashidin -mbretin ose kalifin e njohur të Bagdadit në mesjetë së bashku me marrëveshjen e njohur paqëqësore të Gotfriedit dhe Balduinit nga Gjermania me Sulltan Salajdinin në vlugun më të luftërave të njohura ( mesjetare) të kryqzatave dhe kështu me radhë: Deshmojne qartë mbi lidhjet dhe raportët e hershme në mes botës muslimane dhe asaj kristiane. Nërkohë që arkitektët, inxhinierët dhe industrialistët ( investitorët) gjerman si të thuash i ngriten, projektuan dhe ndërtuan dikur hekurudhat, arteriet ose autostradat ( superstradat) e njohura që i lidhin dhe bashkojnë shtetët, qytetët, vendët dhe popujt e ndryshëm arab ose musliman si arteriet e njohura Stamboll-Bagdad-Damask, Bagdad- Damask- Riad-Mekë -Medinë etj. Aty janë edhe projektët dhe investimet e fuqishme të botës së pasur industriale dhe kapitaliste të Perëndimit në infrastrukturën e gjithëmbarshme industriale dhe ekonomike të botës arabe ose muslimane dhe të ngjajshme.

Por, ia që " investimet" ( lëxo: kontrainvestimet) e njohura të Rusisë-kundër paqës dhe një stabiletit të qëndrueshëm dhe afatgjatë në Gjirin e pasur Persiko-Arabak e kanë bërë të vetën. Duke i futur dhe ndësyer popujt ose vendët e ndryshme arabo-muslimane në lufëra ose konflikte të pafundme fetare ( sektare), konceptuale ,ideologjike dhe të tjera -kundër njëra tjetrës ose njëri tjetrit në njerën anë .Si dhe, duke i konfrontuar botën islame ose muslimane me botën kristiane ose perëndimore në anën tjetër. Dukë të rikujtuar në këtë vorbulë " historinë" ose " apologjinë " e njohur mbi mbretin ( carin) bizantin , Alekseji I ( me origjinë nga Rusia ) i cili nën " moton" ose "sloganet" e njohura të kanosjes ose rrezikimit të " kristianizmit lindorë" ( lëxo: kristianizmin sllavo-bizantin) nga marëshimet e njohura të selxhukëve në Konstantinopojen ( Stambollin) e vitit 1O95: Atëbotë i kishte shkaktuar edhe luftërat e njohura ( mesjetare) të kryqzatave. Por, ia që cari rus i bizantit ( Alekskeji I) në " stilin" ose manirin e njohur ( sllavo-bizantin) asokohe thonë se mbante raporte të mira me të dyja palët e konfrontuara. Edhe me botën kristiane, edhe me botën muslimane si selxhukët, osmanët etj.


Se politika dhe diplomacia ruse, nuk ka ( nuk kanë) si të thuash kurrfarë etike ose kodi moral- përballë botës muslimane dhe asajë kristianiste, kjo dihet botërishtë. Mos të flasim këtu ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi!!! Por, në këtë prizëm pashmangshëm sikur shtrohet pyetja: Atëherë ku janë vallë etika e njohur protestante ose kristianiste së bashku me kodet e njohura morale dhe humaniste të politikës dhe diplomacisë së lartë evroperëndimore-përballë kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura të Rusisë në çdo fushë të mundshme ?!

AGRON SHABANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.