E Enjte, 04.18.2024, 04:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RIKTHIMI I FILOZOFISË RUGOVIANE - SHPËTIM PËR VENDIN
Nga FLORIM ZEQA

E Mërkurë, 04.22.2015, 03:50pm (GMT+1)


"Njëqind sa një, një sa njëqind", thënje kjo e trashëguar brez pas brezi që nga lashtësia e kombit tonë. Në çerekshekulline fundit, ndër shqiptar, e në veqanti në rastin e Kosovës, kjo thënje u vërtetua katërçipërisht.
Na doli të jetë hyjnori Rugovë, jo një sa njëqind por sa një milion, themeluesi i shtetit të Kosovës dhe shpëtimtari i popullit shqiptar.
Mistrecët e polikës, siq e kam zakon t'i quaj disa nga politikanët e ditëve të sotme, jo për nga përmasat fizike, por shkaku i paaftësive intelektuale dhe politike,...të cilët u munduan ta kopjojnë sharmin dhe elegancën intelektuale të Rugovës, por jo vetëm që na dolën qesharak para opinionit, u dëshmuan si mjeranë politik, servil të pakursyer ndaj ndërkombëtarëve,...u treguan kusarë dhe përbindësha të pangopshëm ndaj pasurive shoqërore dhe shtetërore të vendit dhe popullit të tyre !
Në historinë e çerekshekullit të fundit, Rugova mbeti i vetmi lider politik i pathyeshëm dhe i pakapërcyeshëm më idetë e tij shtetformuese.
Pasuesit e politikës postrugoviane në Kosovë na dolën të jenë pakurrizorë në kuptimin e plotë të fjalës. Ndërkombëtarët i ngrehën lehtësisht për "kërpeshi" mistrecët politik.
Për t'i bërë të butë, të dëgjueshëm dhe elastik në veprimet e tyre, fillimisht i shantazhuan dhe korruptuan përmes pasurimit të paligjshëm në kurriz të popullit dhe në dëmë të interesave të vendit të tyre.
Ndërkombëtarët, një eksperiment të tillë ishin munduar ta bënin paraprakisht edhe ndaj hyjnorit Rugovë,...por guximi, qendrueshmëria, përcaktimi dhe vendosmëria e qelikt për bërjën e shtetit të Kosovës, i kishte bërë të pafuqishëm në qëllimet e tyre.
Ndërkombëtarët, fillimisht ia nisen me udhëheqësit politik të luftës, për të vazhduar me "armatën e gjeneralëve" të pasluftës, të cilëve ua dhanë nga pak pushtet, deri sa i korruptuan dhe i ngopën me pasuri,...për të luajtur tani si "Macja me Miun", duke i përplasur nga një tribunal në tjetrin, nga një gjykatë në tjetrën,....
E gjithë kjo lojë po bëhet me "bekimin" e politikës kosovare. Aq largë ka shkuar instrumentalizimi i politikës kosovare nga ndërkombëtarët, saqë pritet që për themelimin e Gjykatës Speciale të votojnë shumica e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës,....për gjykimin (dënimin) e figuarve të uniformuara nën petkun politik dhe ushtarak njikohësisht !
Për të ardhur deri të kjo, politika e Beogradit në bashkëpunim me Brukselin dhe OKB-në kanë investuar një kohë të gjatë në Kosovë; qoftë në instrumentalizimin e eksponentëve mbrenda subjekteve politike, ashtu edhe në mashtrimin e opinionit se gjoja kjo gjykatë do të merret edhe me zbardhjen e disa prej vrasjeve politike të pasluftës.
Kësaj farse politike mund t'i besojnë vetëm naivët dhe mistrecët politik, ngase dihen qartë objektivat e Gjykatës Speciale; dënimi i krimeve të supozuara (inidividuale) të luftës në Kosovë nga ana e UÇK-së ndaj pakicave e në veqanti ndaj asaj serbe,...ku për qëllim kanë nivelizimin e krimeve gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve !!!
Në rrethanat e krijuara, kur Kosovës i mungon lideri i përmasave rugoviane, çdo gjë është e mundur. Sikur të ishte gjallë shpëtimtari, Kosova nuk do të ndodhej në një situatë të mjerë politike, duke pranuar çdo gjë dhe çdo kusht që vie nga kuzhinat e Beogradit dhe Brukselit !
Nuk e di, nëse do ndodhë sot, nesër apo pasnesër,...por shpëtimi për vendin është rikthimi i filozofisë rugoviane e cila përveqse durim, qendresë dhe rezistencë aktive deri në vetëflijim, nënkupton; atdhedashuri, besnikëri, sinqeritet, humanizëm, solidaritet, dialog, respektim të mendimit ndryshe,...barazi shoqërore, respektim të vlerave dhe mbi të gjitha përkushtim njerëzor në drejtim të përmirësimit të mirëqenjës së përgjithshme të shoqërisë pa dallime ideologjike apo partiake,....duke u shëndrruar në një levizje shtetndërtuese, për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë nga e keqja e grupeve të interesit që dita-ditës po e rrënojnë shtetin.
Rikthimi i filozofisë politike rugoviane do të bënte të mundur bashkimin e vlerave sublime të kombit, për të quar në vend amanetin e Rugovës, Adem Jasharit, Sali Çekajt, Agim Ramadanit, Tahir Zemajt dhe mijëra dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSENga AGRON SHABANI (04.22.2015)
MBAS  SHTERGATËS...Nga FRITZ RADOVANI (04.22.2015)
ME PSEUDOPOLITIKANË DHE PSEUDOINTELEKTUALË NUK KA MUNDËSI QË KRIZA TË KAPËRCEHETVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2015)
JA PSE RROK BERISHËS I DUHET DHËNË STATUSI I VETERANIT TË UÇK-së!Ushtar dhe Shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).Nga FLORIM ZEQA (04.16.2015)
PROFESOR UKSHIN HOTI DO TË KËRKOHET NË BURGUN E DUBRAVËS (04.15.2015)
GÃœNTER GRASS DHE KOMPASI I THYER I MORALIT SHQIPTAR...Nga ILIR SECI (04.15.2015)
UNIVERSUL - ZBULOHET NJË INTERVISTË QË SYRJA VLORA DHA TRI DITË PARA NGRITJES SË FLAMURIT NË VLORË (04.15.2015)
PËR PAK MË SHUMË...Nga ENTELA BINJAKU, Drejtore e Fondacionit “Harriet Martineau” (04.15.2015)
FONDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ISHTE PROJEKT I QEVERISË SË KOSOVËSIntervistë me  Kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës z. JUSUF ZEJNULLAHUNga XHAFER LECI (04.15.2015)
VETERANOMANIA E PATRIOTIZMIT FOLKLORIK!Nga FLORIM ZEQA (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]