E Enjte, 03.28.2024, 09:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË KAFE PAS PROTESTE - E IDHËT PËR OPOZITËN!
Nga FLORIM ZEQA

E Enjte, 04.23.2015, 09:58pm (GMT+1)


Një gjest i pazakont për demokracitë e përparuara euro-përëndimore, ndodhi në një ditë pas protestës së opozitës kundër qeverisjes aktuale në vendin tonë. Pavarësisht mendimeve pro dhe kontra të një kafeje të përbashkët mes kryeministrit dhe njërit nga liderët opozitar, tek opinioni i gjerë krijon përshtypjën se, në vendin tonë nuk ka pozitë reale e as opozitë fuqishme dhe as të vendosur për ndryshimin e kursit qeverisës në vend.

Në realitet, pozita faktike në vendin tonë akoma është në dorën e ndërkombëtarëve, në dorën e ministrave të shteteve (jo) mike të akreditura në vendin tonë, të Brukselit dhe Washingtonit dhe të një ndikim fuqishëm të Beogradit zyrtar.

Liderët e shtetit të Kosovës, për më tepër u ngjajnë figurave të shahut në dorën e ndërkombëtarëve,...u mungon guximi i marrjes së vendimeve si lider të një shteti të pavarur,...gjithmonë veshët i drejtojnë kah Brukseli dhe Beogradi, për të mos e dëgjuar asnjëherë zërin e qytetarëve të vet, duke u shëndrruar në "zëdhënës" të Brukselit dhe zbatues të urdhërave të Beogradit !

Kjo po vjenë si rezultat i mungesës së një qeverisje të dalur nga vullneti i shumicës shqiptare në vend. Numrat në qeverisjen aktuale nuk e reflektojnë në mënyrë reale vullnetin e qytetarëve,...ngase në zgjedhjet e fundit parlamentare vullneti i shumicës në vend ishte për ndërprerjën e keqeverisjes e jo për vazhdimin e saj.

Mënyra e arritjes së koalicionit qeverisës e vërteton thënjën e mësipërme, se liderët tonë s'janë gjë tjetër vetën "figura" në duart e ndërkombëtarëve.

Pozita inferiore e kryeministrit në qeverinë të cilën ai e drejton (me vetëm 6 ministri), jo për faktin që e u shpërfaq në një kafe "rasti" me ish të nominuarin për kryeministër, e tregon pasigurinë dhe mosbesimin e tij në koalicionin qeverisës në njërën anë, dhe në anën tjetër shpërfaq një lloj pendimi të liderit të LDK-së ndaj bllokut opozitar në vend.!
Sido që të jetë, kafja një ditë pas proteste do të jetë e idhët për opozitën ! Këtë që themë do ta vërtetojë protesta e radhës e saj, e cila do të jetë dukshëm më e "lodhët", si në organizimin ashtu edhe në pjesmarrjen e popullatës.

Vërtetë kemi mbetë një shtet për gjynah të Zotit !

Milionerët e pushtetit dhe ata të pozitës pak gjë i dallon,...edhe milioner edhe pushtatar, edhe milioner edhe opozitar protestues,...së fundi edhe milioner edhe veteran, të gjithë janë bërë të njëjtë në këtë vend.

Punë e madhe, me hallet dhe problemet e popullit nuk merret popzita e as opozita, këta të fundit popullin janë duke e përdorur vetëm për interesa personale të tyre; për rimarrjen e privilegjeve të humbura apo ambicieve për ardhje në pushtet.

Motivet për të cilat po protestohet sot, kanë ekzistuar tani e shtatë vite më parë,....të vetmit që kanë të drejtën morale të protestimit janë aktivistët e Levizjes Vetëvendosje, që s'janë pajtuar asnjëherë me keqeverisjen shtatvjeqare, që s'janë pajtuar asnjëhere me degradimet e shtetit të Kosovës, të ardhura si produkt i bisedimeve të Brukselit.
Mbase kështu do të mbetemi edhe për aq kohë sa nuk vetëdijësohet popullata e vendit, për ndryshime substanciale e jo kozmetike. Hyp njani (nga pushteti) e zbrit tjetri,...kap nëri grup (shtetin) e "ç'kap" tjetri,...me këtë logjikë jo vetëm se nuk do të arrijmë të ndërtojmë asnjëherë shtet, por e rrezikojmë seriozisht funksionalitetin dhe ekzistencën e tij !

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS HARRONI!Esé nga RESHAT KRIPA (04.23.2015)
FLAMURI AMERIKAN DO TË VALËVITET MBI KONGRESIN AMERIKAN PËR NDER TË SHKRIMTARIT ISMAIL KADARENga RUBERN AVXHIU (04.23.2015)
AMANETI I VEHBI IBRAHIMIT: "MË VARROSNI NË KOSOVË"Nga EMIN FAZLIJA (04.23.2015)
SHKODRA PËRSIAT ARTIN NË TOTALITARIZËMNga ELTJANA SHKRELI (04.22.2015)
DEKORATAT E KRYEMINISTRAVE RAMA E THAÇI NË ULQIN NUK DUROJNË RECIPROCITETNga SKËNDERBEG KLAIQI, Freiburg-Gjermani (04.22.2015)
RIKTHIMI I FILOZOFISË RUGOVIANE - SHPËTIM PËR VENDINNga FLORIM ZEQA (04.22.2015)
'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSENga AGRON SHABANI (04.22.2015)
MBAS  SHTERGATËS...Nga FRITZ RADOVANI (04.22.2015)
ME PSEUDOPOLITIKANË DHE PSEUDOINTELEKTUALË NUK KA MUNDËSI QË KRIZA TË KAPËRCEHETVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.22.2015)
JA PSE RROK BERISHËS I DUHET DHËNË STATUSI I VETERANIT TË UÇK-së!Ushtar dhe Shef i Zyrës për Informim i Njësive Operative të UÇK-së-Brigada 131 “Adrian Krasniqi”, Baran i Ultë (Pejë).Nga FLORIM ZEQA (04.16.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]