E Shtunë, 04.20.2024, 08:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NË FJALIMIN VETËMEVETE THASHË â€“ NUK SHITET SHPIRTI!
Nga AGIM GASHI

E Shtunë, 04.25.2015, 09:43am (GMT+1)




Të dashur njerëz, miq e familjarë!


Kohet e fundit unë po bie ndesh me mendimet që po i plasoj në publik. Po e shof se disa miq të mi, edhe familjarë, nuk pajtohen me këto shkrime por po ju them se as Zoti nuk do të pajtohej të mendojmë të gjithë njësoj.
Pse jemi miqë të mirë, nuk kerkoj të jemi te një mendimi gjithmonë ose edhe të druhemi nga komentet. As nuk i kërkoj askujt të ma mban krahun nëse nuk i pëlqen mendimi im. Laramania e mendimeve tona është pasuri. Por, me ma hjek rrumbullak koken, të drejtes nuk i druhem. Kam flijue jeten për këtë atdhe, shumë miqë e familjar nuk jetojnë më, për një ardhmëri më të mirë, e sot këta qeveritar, karaxhoza e udhëheqës, me lue me fatin e çdokujt, pa merita e pa bagazh as politik e as kombëtar, njerz të partisë së SPS-it nga të gjitha palet, me ta vjedh kafshaten e gojes, me robëru e cenzuru çdo gjë, nuk mundem me duru.
Asgje nuk mundem me ba, por sa të kam shëndet e sa të më punon goja, të drejten kam me e folë. Njerzit që u shkrinë për atdhe, sot gjenden të përbuzun, të varfer, vetëvriten e vetësakatohen, dhe të anatemuar mu nga miqët dhe bashkëaktivistët e përbashkët që fituan poste pa merita. Ata nuk durohen. Ata që dikur ishin me ne ose pas nesh, apo edhe nuk ishin askund, apo edhe ishin bashkpuntor të sigurimeve të huaja si UDB e KGB, u bënë milionera, ndersa ne sot shtrimë doren ti mbledhin nga dhjetë e 20 euro për ta botuar një vepër tënden apo të ndonjë miku. Smundem me duru ma jo. Kam me e ngritë zërin dhe kam me e fol vetëm të vërteten.Ai që më zen duke e rrejtë vetëm një fjalë, le të më vret. E di që e vërteta dhemb, por unë smundem me duru më. Ta dini se kam çka flas. Për këtë që kisha çka me folë, isha në listat e likuidimit dhe përcillesha këmba këmbës ashtu si përcillem edhe sot, maltretohesha në aeropert sa herë hysha e dilsha nga Kosova, thua se jamë kriminel, vrasës apo hajn. O Zot, çfarë kohra na erdhen.Hajni merr shtetin, policinë, gjyqësinë dhe çdo gjë për ta rrahë, vra e dhunu të drejtin. Zoti na ka mallkue.
Më besoni se më ngacmon gjaku i derdhur i rinisë, burrave e grave tona, fëmijëve e atyre të gjithëve që u bënë dhe për ne, më ngacmojnë varret e dëshmorëve, më duket se po u hy në hak Skënderbeut, Ibrahim Rugoves, Nënes Tereze, Adem Jasharit, Salih Çekut, Agim Ramadanit, Ahmet Krasniqit, Tahir Zemes, Haki Imerit, Blerim Kastratit e shumë e shumë trimreshave e trimave që u sakrifikuen për një ditë të mirë, e jo për ditë tmerresh e vuajtjesh më të rënda se të robrimit. Poqëse edhe më tutje mbaj msheftësi, do të mallkohem edhe nga varret. Vetëm e drejta deri sot më mbajti në jetë edhe pse u mnuduan me njëmijë metoda e mënyra të më dikreditojnë, shajnë e nënçmojnë. Po mbylla gojen, më duket se bëhem bashkëvjedhës me ata që vjedhën e vranë, me ata që qiten haraç e ju hynë edhe nuseve nëpër shtëpia për dhunim e prishje familjesh më tmerrshëm se çetnikët, si në pozitë ashtu edhe në opozitë. Kush më don të drejtë kështu si jamë, do ta dua dhjetë fish. Për hatrin e askujt nuk ia fali gabimet që bëhen në dëm të atdheut dhe kombit. Shumë më quajnë budall dhe pa tru, sepse kam mundë edhe unë të bëhem i pasur e jo të duroj për kafshatë goje, apo për një ilaq fryme, por nuk dashta ta shes shpirtin. Shpirti nuk shitet o njerz.
Milionerët e shpejtë smund të jenë patriot dhe as atdhetar. Ata e dashten atdheun si e do bujku lopen që qet shumë qumsht. Këta milionerët e pasluftës të mbimë si kpurdhat pas shiut, janë tradhëtarët e kombit dhe atdheut. Këta vodhen atdheun.
Këta do ti zejë mallkimi i atdheut.

20.04.15
Düren

AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVENga RASIM BEBO, Addison, Çikago (04.25.2015)
NJË KAFE PAS PROTESTE - E IDHËT PËR OPOZITËN!Nga FLORIM ZEQA (04.23.2015)
MOS HARRONI!Esé nga RESHAT KRIPA (04.23.2015)
FLAMURI AMERIKAN DO TË VALËVITET MBI KONGRESIN AMERIKAN PËR NDER TË SHKRIMTARIT ISMAIL KADARENga RUBERN AVXHIU (04.23.2015)
AMANETI I VEHBI IBRAHIMIT: "MË VARROSNI NË KOSOVË"Nga EMIN FAZLIJA (04.23.2015)
SHKODRA PËRSIAT ARTIN NË TOTALITARIZËMNga ELTJANA SHKRELI (04.22.2015)
DEKORATAT E KRYEMINISTRAVE RAMA E THAÇI NË ULQIN NUK DUROJNË RECIPROCITETNga SKËNDERBEG KLAIQI, Freiburg-Gjermani (04.22.2015)
RIKTHIMI I FILOZOFISË RUGOVIANE - SHPËTIM PËR VENDINNga FLORIM ZEQA (04.22.2015)
'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSENga AGRON SHABANI (04.22.2015)
MBAS  SHTERGATËS...Nga FRITZ RADOVANI (04.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]