E Premte, 03.29.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TREGONTE ANADOLLAKU FADIL YMERI...
Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa XII)

E Shtunë, 04.25.2015, 10:00am (GMT+1)



â– 30 MAJI 1969 HAPNI DOSJEN: KISHA E VAUT TË DEJËS NË SHKODER.

â– Fadil Ymeri, kandidat i Komitetit Qendror të PPSh...mik i terroristit Ramiz Alia, ishte
ulë në një tavolinë në mensen e fabrikës së Pelhurave në Shkoder, i rrethuem nga disa
teknikë tezgjahu dhe po i shpjegonte me duer dhe kambë sesi mbasi e kishin mbushë
me eksploziv Kishën e Vaut të Dejës, kishin ndezë fitilat dhe Kisha me kompanjel ishte
shkëputë nga thëmelet...dhe, mbasi asht ngritë nalt, asht shkaperda copa copa... Ishte
dishka e rrallë me pa momentin e shkatrrimit vazhdonte me tregue me knaqësi Fadili.
Fadilit i takonte me u krenue per këte veper, se ishte sekretari i PPSh së hidrocentralit.

â– "Sa keq që këtë dëmtim e kanë bërë njerëzit tanë", i tha i "habitun" Enver Hoxha,
drejtorit Monumenteve z. Gani Strazimirit, kur ky shkoi me u ankue per hudhjen në erë
të ma shumë se 100 veprave "monumente kulture, që mbroheshin nga shteti", sigurisht,
kur ata nuk ishin Kisha Katolike. Enveri u prek thellë për këte veper po, "me që ishin
njerëzit tanë barbarët" ai, si anadollakë, i mori në mbrojtje! "Heshtje..."!

â– 1985 Akademia e Shkencave e RPSSh, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, faqe 477: "Kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës... Në dokumentat historike përmendet së pari me 1400, por nga ndertimi kuptohet që i takon fundit të shek. XIII... Është e
ndërtuar me gurë të skuadruar dhe të gdhendur pastër. Harqe të verbra kalojnë dhe në
muret e jashtme, të cilat përfundojnë me një brez zbukurues prej harqesh të varura.
Kapela e stilit romako gotik e që gjen përhapjen në atë kohë në Shqipërinë e Veriut,
shquhej për vlerat arkitekturore si dhe për pikturat e stilit bizantin në brendi. (A.M.)"

â– Që Enver Hoxha ishte kush ishte tashma, dihet nga të gjithë origjina e tij anadollake
dhe vazhdimsia e tij në sherbim të sulltanëve të Stambollit. Që rreth vetes kishte brumin
e kallepit Ramiz Alisë e Fadil Ymerit me shokë, pra "njerëzit tanë", si i quente ai vetë,
edhe kjo dihet. Po, kur lexon tek Fjalori Enciklopedik i Akademisë së Shkencave, në
faqe 477 tekstin e siperm, per Kishën Vaut të Dejes, që asht hjedhë në erë që me 30 Maji 1969, dhe mbas 19 vjetësh (simbas shkrimit A.M.) shkruhet: "Është e ndërtuar...dhe harqe të verbra kalojnë në muret e jashtme...etj..." rrena e mashtrime që ajo akademi i ka fillue që me 29 nandor 1944, po që nuk po kanë të sosun asnjëherë, njeriu ndjen dishka të pamujtun me e kalue tej grykës së fytit... të vështirë me e kaperdij... per ke asht Njeri!

â– Që Enver Hoxha ishte i poshter edhe kjo dihet! Po, të vazhdosh me mashtrue Rininë
tonë edhe mbas 20 apo 40 vjetësh, per shkatrrimin e kulturës, artit dhe Shqipnisë sonë
deri në thëmele shekullore Europjane, e kur kjo poshtersi vazhdohet perditë edhe sot...
kjo, asht e pafalshme dhe, përmatepër, që kjo masaker lidhet me një nga ngjarjet shumë të randsishme të historisë sonë kombtare, pikrisht me Kishen e Shën Mërisë së Vaut të Dejës, ku asht kunorzue Heroi ynë kombtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

â– Kjo me siguri ishte edhe arsyeja që, siç i ka quejtë edhe i nderuemi Prof. Arshi Pipa,
"turqit e rinjë të Shqipërisë së re" Ramiz Alia, Fadil Ymeri, Xhemal Dini, Musa Kraja
dhe një brez i tanë i trashigimtarëve të tyne edhe sot, po vazhdojnë me shkatrrue ato
vepra që bota e qytetnueme i konsideron të paprekëshme perjetsisht në vendet e veta.

â– Nuk ishte aspak rastësi shkatrrimi i Kishës Kathedrale të Shkodres, që ruente në muret e saja predhat malazeze... Prishja e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit, ku At Fishta, me datën 13 Qershor 1913 vendosi Flamurin Kombtar me Shqipen Dykrenare, Flamur të cilit i kushtoi dhe Hymnin e Tij, me muziken e At Martin Gjokës... Apo prishja e Kishës së Zojës tek Kalaja Rozafat, ku kompanjeli i saj tregonte drejtimin e gjyleve serbe dhe atyne malazeze kunder Shkodres Martire. Kazmat e vume në Kishen e Jezuitëve të Shkodres ishin kazma mbi Varrezat e Mësuesëve të Parë të Gjuhës Shqipe: At Xanonit, Jungut, Pasit, Don Ndre Mjedjes dhe të sa e sa personaliteteve tjera të kulturës sonë, tue mos perjashtue asnjëherë perpjekjet per shkatrrimin e mohimin e Identitetit tonë kombtar!

â– Kjo, asht masaker e vazhdimsisë së terrorizmit 70 vjeçarë... Asht lufta per të cilen
pasuesi i sulltan Muratit të dytë, terroristi i betuem i 8 nandorit 1941, Enver Hoxha me
"njerëzit e vet" po vazhdonte me kthye Atdheun e Gjergj Kastriotit në germadhë e gurë... Po, në "Gurë", që për shekuj të shekujve do ti gjuejnë brez mbas brezi këto anadollakë tue fillue nga Enver Halil Musa bej, Ramiz efendi Alia, Fadil Ymer i parodi e Xhemal Din'eimani, me prof. e lauruem të Stambollit Musa Krajthati i Akademisë Shkencave Otomane të RPSSh...dhe mik i "akademikëve të Revolicionit Kultural të Pekinit 1967"...

â– HAPNI DOSJET e shikoni se çfarë gjaku të pistë, po trashigojnë "shqiptarët" e sotit...
në organet shtetnore, akademi, kulturë, arësim e deri tek rojtarët e dyerve të pallateve...
të ndertuem me korrupsion dhe mjete të tjera antishtetnore dhe antishqiptare...

â– Jo, heshtje Vllazen e Motra Shqiptarë! Heshtja po shkatrron kulm e thëmel Shqipninë!

â– HAPNI DOSJET: Jo, zvarritje! Ju kanë zanë sytë "dekoratat" e kriminelëve!

â– Këta institucione shtetnore e kulturore kanë nevojë urgjente per pastrim!..

Vazhdon Pjesa XIII.

Melbourne, Prill 2015.
FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË FJALIMIN VETËMEVETE THASHË â€“ NUK SHITET SHPIRTI!Nga AGIM GASHI (04.25.2015)
KALI I TROJËS, SIMBOL I SHQIPTARËVE, JO I GREKËVENga RASIM BEBO, Addison, Çikago (04.25.2015)
NJË KAFE PAS PROTESTE - E IDHËT PËR OPOZITËN!Nga FLORIM ZEQA (04.23.2015)
MOS HARRONI!Esé nga RESHAT KRIPA (04.23.2015)
FLAMURI AMERIKAN DO TË VALËVITET MBI KONGRESIN AMERIKAN PËR NDER TË SHKRIMTARIT ISMAIL KADARENga RUBERN AVXHIU (04.23.2015)
AMANETI I VEHBI IBRAHIMIT: "MË VARROSNI NË KOSOVË"Nga EMIN FAZLIJA (04.23.2015)
SHKODRA PËRSIAT ARTIN NË TOTALITARIZËMNga ELTJANA SHKRELI (04.22.2015)
DEKORATAT E KRYEMINISTRAVE RAMA E THAÇI NË ULQIN NUK DUROJNË RECIPROCITETNga SKËNDERBEG KLAIQI, Freiburg-Gjermani (04.22.2015)
RIKTHIMI I FILOZOFISË RUGOVIANE - SHPËTIM PËR VENDINNga FLORIM ZEQA (04.22.2015)
'KODET E DYFISHTA' APO KODET AMORALE TË POLITIKËS DHE DIPLOMACISË RUSENga AGRON SHABANI (04.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]